Balotazhi nuk ka qenë aspak i favorshëm për Frontin Nacional të Martine Le Pen, madje mund të thuhet se ka qenë shkatërrues.
Pas rezultateve shumë të mira në raundin e parë, shpresohej se do të përsëritej edhe në balotazh.
Por hulumtimet e opinionit, të bëra pas votimeve, parashikojnë se partia e së djathtës ekstreme në Francë, Fronti Kombëtar, ka pësuar disfatë në raundin e dytë të zgjedhjeve rajonale të mbajtur dje.
Parashikohet se kjo parti nuk do të fitoj në asnjë rajon.
Sipas këtye parashikimeve (“exit poll”) sugjerojnë se edhe vetë liderja e Frontit Kombëtar, Marine Le Pen, nuk ia doli të fitoj në rajonin ku ka konkurruar.
Zonja Le Pen dhe politika kundër imigrantëve e partisë së saj, fitoi në rundin e parë të votimeve më 6 dhjetor në Francë, disa javë pasi ekstremistët e ndërlidhur me grupin militant, Shteti Islamik, i vranë 130 vetë gjatë disa sulmeve terroriste në Paris.