Zëvëndëskryeministri Niko Peleshi ka rrëzuar të gjtiha aludimet se koalcioni PS-LSI është lëkundur në funksionimin e tij.
Në një intervistë për TemA TV, Peleshi flet për protestën e opozitës, për reformat e qeverisë dhe kostot që ato kanë shkaktuar.
Zëvëndëskryeministri shprehet i bindur se shumica e popullsisë i ka pranuar reformat e qeverisë, qoftë atë kundër informalitetit, por edhe atë më të ndjeshmen kundër vjedhjes së energjisë elektrike.
Ai flet edhe për borxhin publik në rritje dhe marrëveshjen e qeverisë më FMN-në.
Për zv.kryeministrin Peleshi, protesta e opozitës nuk ka argument, edhe pse thekson se çdo opozitë ka të drejtën e saj për të protestuar.
Dhuna që sipas tij shoqëroi protestën e 8 dhjetorit, nuk është ajo që i duhet vendit dhe se bunkeri të cilin tentuan ta rrëzojnë protestuesit, nuk është një simbol komunist.
Për këtë Peleshi sjell si garanci, radikalizimin e kryeministrit Rama në vitin 1990 kundër komunizimit, çështje mjaft e diskutueshme.
Peleshi e përjashton si përvojë të mundëshme në Shqipëri, kapërcimin e krizave përmes bashkëqeverisjes mazhorancë-opozitë, përvojë e njohur edhe në vende me demokraci të konsoliduar.
Ai thekson se polarizimi mes palëve nuk e mundëson një bashkëqeverisje për kapërcimin e krizave.
Intervista në vazhdim në njeh me argumentet e zv.kryeministrit për stabilitetin e qeverisë dhe koalcionit PS-LSI.
Edi Rama nuk ben reforme drejtesie me Ilir Meten sepse Meta, mbeshtet dhe respekton Berishen meqense Meta ka vjedhur me qeverine e Berishes. LSI e konfirmoj me ate trapin qe eshte Minister i drejtesise. Do te ishte me demokratike qe Rama te shkoje ne zgjedhje te parakohshme per tja fute Metes, kur them te shkokohet ne zgjedhje te parakohshme, nuk nenkuptoj per te kenaqur opoziten, por per te dale nga balta kriminale e Ilir Metes. Meta po mban Ramen ne pushtet me kusht qe te zvarritet reforma e drejtesise, Meta eshte shum i ndyhre me politiken e tije plus dinak.