Qetësi para stuhisë. Reagimi impulsiv i kancelarive perëndimore pas tragjedisë parizine duket se i ka lënë hapësirë pragmatizmit të diplomacisë. Tashmë që opinioni publik kërkon hakmarrje, qeveritë e përfshira në luftën kundër terrorizmit luajnë ndeshjen “Sirak” me strategji të ndryshme dhe objektiva personalë.
Ashtu si edhe në shah, gjithë aktorët në fushë lëvizin ushtartët me qetësi, studiojnë lëvizjet e kundërshtarit dhe në të njëjtën kohë ruajnë hapësirat e tyre në pritje të një lëvizje të papritur që mund të thyejë skemat. Loja e madhe në Lindjen e Mesme ka arritur një pikë stanjacioni.
Lojtarët e rëndësishëm janë gjithmonë ata, rusët dhe amerikanët. Të martën në mbrëmje John Kerry takoi ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe Vladimir Putin. “Rusia po jep një kontribut të rëndësishëm në zgjidhjen e situatës në Siri”, tha sekretari i Shtetit amerikan.
Udhëtimi i tij konfirmon edhe një herë se Kremlini ka dalë nga izolimi ndërkombëtar falë ndërhyrjes ushtarake të aprovuar nga qeveria e Damaskut, aleatit të hershëm. Në këtë mënyrë ia doli të merrte atë që ka kërkuar gjithmonë: një marrëdhënie të barabartë në zgjidhjen e krizës ndërkombëtare.
Megjithatë takimi “pajtues” mes Rusisë dhe Amerikës është shumë larg asaj që ndodh në fushën e betejës. Strategjitë e luftës së Uashingtonit dhe Moskës janë antipodi i njëra-tjetrës. Amerikanët godasin me kujdes xhihadistët ndërkohë që Rusia bombardon gjithçka në Lindje të Sirisë, aty ku janë përqendruar forcat e ISIS.
Një tjetër pikë, ndoshta më e rëndësishmja, që ndan Amerikën me Rusinë është çështja e qendrimit apo jo të Bashar Al Assad. Amerika do ta heqë qafe, Rusia jo. Zgjidhjet diplomatike do të diskutohen zyrtarisht në një datë që pritet të caktohet pas samitit ndërkombëtar që do të mbahet në Nju Jork.
Ndërkohë sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së Ashton Carter ka nisur dje udhëtimin e tij në Lindjen e Mesme, ku do të ndalojë edhe në Incirlik, në jug të Turqisë. Ai pritet të takohet me zyrtarë të Turqisë dhe Arabisë Saudite për të folur lidhur me përforcimin e luftës ndaj terrorizmit.
Arabia Saudite ka krijuar koalicionin e saj anti-islamik, ku çuditërisht mungojnë Siria dhe Iraku, vendet e përfshira direkt në këtë luftë. Nga gjithë ekspertët kjo shihet si një luftë e Arabisë Saudite për të përforcuar ndikimin e saj në Lindjen e Mesme dhe pozitat në arenën ndërkombëtare.
Objektivi i Carter është diskutimi dhe studimi i taktikave që do të ndërmarrë me miqtë perëndimorë, Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe in primis.
Ndërkohë Irani i mbështetur nga Rusia kërkon të forcojë pozitat e veta dhe po organizohet ndaj kundërshtarëve të tij, Turqisë dhe Arabisë Saudite. Rusia me Lavrov po përpiqet të bindë shtetet europiane të ndjekin politikën ruse dhe jo atë amerikane, dhe mesa duket ka tunduar deri diku Francën.
Iraku nga ana e tij po përpiqet të forcojë sovranitetin e tij dhe të bëjë që të respektohet integriteti territorial i vendit. Assad gjithashtu kërkon të forcojë shtetin legjitim dhe të përforcojë aleancën me Iranin.
Gjitha aktorët e përfshirë në fushëbetejën e madhe të Lindjes së Mesme përpiqen të kryejnë objektivat e tyre, pa arritur në asnjë marrëveshje për mposhtjen e Shtetit Islamik. Të gjithë luajnë individualisht ose në grupe të ngushta për interesat e tyre.
Lufta ndaj Shtetit Islamik tashmë ka kaluar në plan të dytë dhe duket se është thjesht një pretekst për të marrë një “copë” në Lindjen e Mesme dhe për të përforcuar pozitat në arenën ndërkombëtare./ Përgatiti Amarildo Lumani.
The Guardian
sunitet e Zike dylberit kunder shiiteve te anticesure beqirit,pune korrakesh varu kkkkkkkkkk…………….
Ja pra ne fund pranohet dhe genjeshtra e madhe e ber nga fuqit perendimore dhe superfuqit.
Ata qe bene luften e par dhe te dyt do te bejne dhe luften e tret, vetem per te skllaveruar dhe grabitur pasurit dhe burimet financiare te vendeve te tjera.
Po pa dyshim qe po bejne nje vetevrasje te llahtarshme.
1 -https://www.youtube.com/watch?v=9RC1Mepk_Sw#t=38
2 –