Shenasi Rama, profesor në Universitetin e Nju Jorkut në SHBA, në pjesën e dytë të intervistës për gazetën SOT, flet mbi platformën që prezantoi në qytetet kryesore të Shqipërisë, platformë e cila konsiston në ndryshimin e sistemit, përmbysjen e Parisë sunduese të Tiranës dhe mbylljen e tranzicionit.
Rama shprehet se Partia Demokratike u përpoq që të sabotonte aktivitetet me të gjitha mënyrat dhe metodat. Sipas tij, Partia Demokratike është në prag shkërmoqjeje, ndërsa Bashën e sheh si një kryetar, të cilit i hollohet zëri çdo ditë. Rama pohon se Lulzim Basha ka mbushur dosjet e shokëve të tij në UÇK, me gjithfarë akuzash. Rama ka komentuar edhe vendimin e Parlamentit Shqiptar për t’i hapur rrugë procesit të dekriminalizimit, refuzimit të dekomunistizimit dhe testit të drogës nga deputetët, debatin rreth përçarjes mes Veriut dhe Jugut etj.
Keni vendosur të mbeteni vetëm tek denoncimi dhe konstatimi i gjendjes apo do të ofroni dhe mundësinë e zbatimit të platformës së rrugëdaljes?
Si edhe e thashë më lart, ne kemi ofruar disa parime bazë që lehtësisht transformohen në një program politik. Synimi jonë është që të nisim një debat publik lidhur me gjendjen dhe me ardhmërinë. Ne e kemi ofruar këtë për diskutim. Nëse shohim se do të ketë mbështetje, ne do të mbështesim me aq sa mundemi e si mundemi çdo forcë politike që synon zbatimin e këtij programi. Nuk është punë interesi personal e individësh, por çështje jetike e kardinale për të ardhmen e kombit shqiptar. Programi jonë që gjendet e që zbërthehet në të tre librat tanë, është i përmbledhur në parimet e mëposhtme. Ndryshimi duhet mbështetur në vlerat e vërteta të një populli si shqiptarët dhe në një projekt të ri modernizues, të balancuar dhe të mbështetur në themelet e forta të elementëve të mëposhtëm. Së pari, në identitetin e padiskutueshëm të shtetit-komb. Së dyti, në një sistem politik demokratik. Së treti, në një administratë shtetërore të pakorruptueshme e të mbështetur në ligj. Së katërti, në një ekonomi tregu të institucionalizuar ku i jepet përparësi prodhimit kombëtar. Së pesti, në një politikë të jashtme të bazuar në interesin kombëtar. Së gjashti, në luftën e pakompromis kundër krimit e kundër të keqes, në çdo formë që të materializohet e keqja shoqërore. Së shtati, në krijimin e në kultivimin e vlerave të vërteta të një shoqërie që krijon mundësi për të gjithë. Së teti, në kultivimin e vlerave të një shoqërie civile efektive. Së nënti, në ndërtimin dhe konsolidimin e strukturave të shërbimeve shoqërore si edukimi, shëndetësia, mbrojtja e fëmijëve dhe e pensionistëve. Më në fund, por jo më e fundit, ndërtimi i strukturave funksionale të një sistemi partiak që avancon e mbron interesat e shoqërisë shqiptare në një mënyrë sa më demokratike. Koha ka ardhur për një fillim të ri. Çdo ditë e më tepër kjo bëhet e qartë si drita e diellit. Nevoja për ndryshim është e pashmangshme. Dhe zgjidhja është që ose të vazhdohet kështu duke e mbajtur popullin shqiptar peng me mënyra e metoda të njohura të Parisë së Tiranës deri sa të plasi dikur, ose të ndërrohet rruga e të bëhemi normal si shtet-kombet e tjera.
Pohuat se Berishës po i del loja nga duart, sa i takon kontrollit mbi PD. Si e shihni ju drejtimin e PD nga Lulzim Basha?
PD është një parti e shkërmoqur. Me një kryetar që i hollohet zëri përditë, dhe që ka mbushur dosjet e shokëve të mi të UÇK-së, nuk shkohet kund se ky të shet me çmim të ulët fort. Ky ka qenë së bashku me Argita Berishën dhe disa të tjerë që kanë mbushur dosjet. Dhe mbasi ia kanë dosjet, i lënë të sillen kështu sepse janë krejt të kapur e të përdorur pa mëshirë. Kështu që zgjidhja është që, ose bëhu vegla e Sali Berishës dhe e trustit të Gështenjave të Tropojës për të luftuar e mbrojtur të birin e familjen e tij, ose të punosh për vete e për kombin dhe me iu bashkëngjitur një force në të cilën punojnë e luftojnë njerëz si unë. Po hyra në politikë, unë i vesh një palë këpucë hekuri që i marr me vete në varr, se nuk ka rrugë mbrapa dhe se unë nuk tërhiqem nga rruga e ime. Këta kanë frikë dhe prandaj përdorin të gjithë mënyrat e metodat për të luftuar duke më etiketuar si ekstremist, si të Sigurimit e natyrisht që mullari i plehut do të vijë duke u rritur me gjithfarë shpifjesh e rrenash. Por, unë kam vetëm një fjalë për ata që duan me dëgjuar: Unë kam punuar e do të punoj sa kam frymë për kombin tim, për gjithsecilin shqiptar e për të gjithë bashkë, dhe jam në një rrugë të cilës do t’i shkoj deri në fund.
A është e vërtetë që PD u përpoq të sabotojë aktivitetet tuaja?
Po! Pa asnjë dyshim! Ne kemi katër muaj që i kemi lajmëruar datën dhe studiuesit do të vinin nga e gjithë bota. Pra, çdo gjë ishte e përcaktuar. PD e vendosi të bënte përkujtimoren e themelimit të PD-së pikërisht me 11 dhjetor, në të njëjtën orë kur u mblodhëm edhe ne, vetëm e vetëm që të detyronte shokët e shoqet tona që të bënin një zgjidhje: ose të rrinin me ne ose të shkonin tek Saliu. Kishte edhe individë që erdhën dhe me ftesa në dorë kërkonin të shtynin shokët tanë që të braktisnin sallën. Por shumica nuk u tundën dhe ndenjën me ne, shokët e tyre. Më e bukura ishte se disa nga këta shërbëtorë dhe njerëz pa dinjitet e të pandreqshëm, organizatorët e takimit të PD-së i lanë të rrinin në këmbë dhe në fund të sallës. Tjetra është që ka pasur një heshtje totale për këto aktivitete, thjesht sepse në krye ishin ata që i kanë dhënë frymën e drejtimit Lëvizjes Studentore dhe se PD e Lëvizja Studentore shiheshin, ashtu si kanë qënë, të ndara me thikë, dhe të papajtueshme me njëra-tjetrën. Ne kemi qënë shpresa e kombit dhe ata kanë qënë mashtrimi.
A duhet rithemeluar Partia Demokratike?
Për mua, Partia Demokratike e ka kryer misionin e vet historik dhe e ka kryer me turp. Mirëpo, në politikën shqiptare nuk ka zgjidhje nëse nuk jepen garanci që disa nga eksponentët politikë do të kenë imunitet dhe të tërhiqen nga politika. Unë kontributin tim e jap ashtu si di dhe si mundem. Por, unë besoj tek e njëjta zgjidhje që kam besuar në fillimet e PD-së dhe ajo zgjidhje është kombëtarizmi, puna për ndërtimin e një shtet-kombi që kultivon identitetin shqiptar, me një sistem politik që nuk lejon kapje të tilla nga një pari e kriminalizuar, me një shtet dhe një administratë ku korrupsioni dënohet maksimalisht, me sisteme të mbrojtjes shëndetësore, arsimore, të infrastrukturës dhe të mbrojtjes ashtu si duhet, dhe me një ekonomi të institucionalizuar tregu ku iu jepet përparësi prodhuesve shqiptarë. Kanë ndryshuar kushtet dhe rrethanat, si dhe raportet shoqërore, ekonomike e politike, por nuk ka ndërruar zgjidhja. Dhe në politikë nuk duhet nisur nga pragmatizmi i asaj çka mund të bësh në një pikë, por nga qëllimi që duhet pasur sepse e ke vetëdijen se ku duhet arritur.
Pas presionit të ndërkombëtarëve, sidomos të amerikanëve, politika e Tiranës ka miratuar ligjin për ndarjen e shtetit nga krimi. Ambasada amerikane e konsideroi si ligjin më të fortë në Evropë. Si e vlerësoni ju këtë hap?
Përgëzime për një manovër të zgjuar! Me një notë pak humoristike, edhe po të ndahet shteti nga krimi, që nuk ka të ngjarë, kriminelët do të jenë sërish në krye të shtetit dhe të krimit, ashtu siç janë edhe tani. Ja, të gjithë politikanët i kanë pasuritë në emër të vëllezërve, kunetërve, etj. Tani, nuk do t’i kontrollojnë të gjitha vetë, por do të shohim vëllezërit, nipat, kunetërit e të tjerët që do të kontrollojnë krimin.
Thuhet se 19 deputetë janë të inkriminuar?
Në lidhje me deputetët e inkriminuar, dua të them se aty është i gjithë Kuvendi i inkriminuar…Këta janë që kanë bërë krime jashtë, por këta të tjerët që nuk kanë lënë gjë pa bërë brenda vendit, ose që kanë heshtur kur kanë qënë dëshmitarë të krimeve e të sjelljes së jashtëligjshme të kolegëve, të strukturave, të familjeve e të qytetarëve. Janë të gjithë të inkriminuar sepse, përndryshe si i kanë vënë pasuritë, e vilat, jahtet e apartamentet, arturinat e xhevahiret, si i mbajnë dashnoret e dashnorët, ku iu del me rrogën e deputetit të hanë dreka e darka, të blenë makina luksoze e të harxhojnë mijëra euro për ndeshje futbolli e koncerte, shkollimin e fëmijëve, dasmat e ditëlindjet, e me radhë? Si bëhen këto me jetesë të ndershme e me rrogë? E keqja është shumë më thellë, këta janë tërësisht të inkriminuar dhe të përlyer, të zhytur e krimi iu ka hyrë deri në fund të shpirtit. Por si themi ne katundarët, çka do të mjelësh do të korrësh. Këta mbollën krimin e zvetënimin për kaq shumë vite, dhe tani kemi Kuvendin e hajnave, të vrasësve, të kodoshëve, të rrospieve politike, të mafias katundare dhe të trafikantëve të të gjithë markave. Mirëpo, peri këputet duke u holluar e zullumi duke u trashur, dhe tani çdo gjë që këta bëjnë tregon se çfarë llumi janë. Shpresa e tyre që të sundojnë duke kriminalizuar të gjithë popullin, ka dështuar. Njerëzit kanë nisur të vetizolohen nga paria duke iu kthyer fesë, duke iu kthyer vlerave normale dhe duke kërkuar të ruajë familjen e nderin. Ka një zgjidhje shumë të madhe që është kthimi i vetëdijes kombëtare dhe që i shqetëson shumë këta të parisë. Propaganda mediatike që synon t’i paraqesë si norma sjelljeje, aktet e çoroditura të pak vetëve nuk reflekton gjendjen e vërtetë të shqiptarëve. Njerëzve ka nisur me t’ju dalë trullosja dhe po duan rrugë zgjidhjeje nga kjo gjendje. Sot, Kuvendi i shtetit Shqiptar ka 140 banditë e bandite me kartelë kriminale, me familje kriminale, me interesa kriminale, dhe me të shkuar të llahtarshme kriminale. Por ashtu si sundimtarët e vendeve të tjera nuk e panë se nga iu erdhi, as këta nuk e dinë nga iu erdhi. Kësaj here nuk kanë se si ta gënjejnë popullin e vet, sepse nuk ka mbetur më rrenë tjetër, dhe tash ose vonë do të përballen me atë popull. Me një fjalë, edhe pse nuk dihet mënyra e përplasjes, është çështje kohe sepse ne kaq jemi, një grusht njerëz, gjithkush di gjithçka për gjithkënd dhe tani që kanë nisur të hanë popullin e jo veten, edhe pse e kanë vendosur sistemin e kontrollit dhe të mbikqyrjes, duhet të presin gjithçka sepse ndër ne, nuk dihet kurrë nga të vjen.
Megjithatë, ligjvënësit shqiptarë votuan kundër testit të drogës dhe dekomunistizimit. Si e lexoni këtë vendimmarrje?
Kjo është për të qarë e për të qeshur…por me humor do të thoja se e shoh si një zbatim të parimeve të ndarjes së shtetit nga krimi! Shteti nuk duhet të përzihet në punët e krimit dhe krimi nuk duhet të merret me punët e shtetit. Kemi deputetë shumë të zotë dhe në shërbim të shtetit.
Lulzim Basha dhe Sali Berisha thonë se kanë nisur një revolucion demokratik. Klima politike duket e polarizuar. Cili është komenti juaj?
Asgjë nuk ka për të ndodhur! Saliu po mundohet të përdorë urrejtjen e pakënaqësinë popullore për t’u dukur se është faktor. Por, gjithçka është nën kontroll. Edi Rama vë një bunker sepse e di që Saliu do ta djegë. Pastaj thotë ju veriorët, sepse e di që gegët do të dalin në rrugë, por toskët që kontrollojnë lojën do t’i rrinë mbas dhe kështu secili forcon pozitat e veta, të huajt shqetësohen për stabilitetin dhe asgjë nuk ndodh. Sepse vetëm në shtetin shqiptar ndodh që ndodhin gjërat që mos të ndodhë asgjë, ose të paktën, mos të ndodhë ajo që duhet e që këta e kanë shumë frikë: zgjimi i shqiptarëve dhe përpjekja për një fillim të ri, si na duhet e si e meritojmë.
Ky Shinasi Rama me kujton ata shqiptaret e vitit 90 ne ShBA, te cilet kur pane qe ra komunizmi (si sistem se si mentalitet dhe si kaste vazhdon te jete ne pushtet edhe me ndihmen e Meros), te cilet lanin pjatat ne restorantet greke qe prej 25 – 30 vjetesh dhe ndanin postet ne qeverine e ardhshme demokratike te Tiranes, ku pjatalaresi do te behej minister i puneve komunale, badygardi minister i brendshem, muratori i kolegjit minister i arsimit etj. etj. Pastaj eshte teper e brishte Shqiperia te mxjerre ne krye pas njezete e pese vjetesh nje tjeter tropojan, zotni Shinasi Rama. Atehere kur duheshe fute bishtin nder shale dhe u largove si qen i rrahur… atni eshte vone teper vone…
Shinasi nje palo spiun, direkt i “MB”
Dhe bashkepuntor me Sali Sllobodanken (Serb)…
Saliu e financoj dhe E dergoj me sherbim ne “NY”…Dhe tani I duhet ne Tiranin per ti dhene (oksigjent) domethene “koh per tevolte lufte civile…Por do te dale e kundra! Spiunet ordiner dhe antshqiptare Shpejt do te perballen ne rruge me popullin me keqe me E hidhur “Gaddafin”
Shenasi Rama e ka ngritur zerin kur ishin kohet me te veshtira per Shqiperine atehere kur Shqiperia lengonte me shume se kurre e kur qeveria komuniste e kishte gishtin ne kembez dhe fuqite e barotit ishin gati per tu ndezur.
Shenasi Rama, udhehoqi revolten e vertete, ate te shpirtit te cdo Shqiptari qe ishte gati te sakrifikonte c’do gje per te miren e Shqiperise. Shenasi Rama eshte i paster si uji burimeve te maleve dhe ashtu qendroi dhe nuk do perzihej me llumin e PD-se qe u kthye ne nje sherbetore e te korruptuarve, ne nje kenete te pavlere qe i tradhetoi idealet e demokrateve te vertete dhe te Shqiptareve brenda e jashte Shqiperise, qe e ktheu shqiperine ne nje vend ku kriminelet ndihen mire ndersa te trashet bejne terror intelektualeve dhe te pazotet behen kapadai.
PD-ja dhe Saliu kane shume per tu pergjigjur dhe smund te heshtin para se vertetes “qe vonon por nuk harron” thote populli.
Si u vrane e u zhduken demokratet dhe te tjeret? C’far ndodhi me Rremzi Hoxhen? Si u zhduken pa lene gjurme themeluesit e PD-se dhe te tjere? Si u vra Azem Hajdari? Si u fshi nga skena Safet Zhulali, c’far ndodhi me Gramoz Pashkon, Arben Liken, cfar ndodhi me Sokol Oldashin? po me deputetin e Fierit dhe ate te Kukesit? c’far ndodhi ne Gerdec?
Kush nxjerr “ligje” vetem per te bere para keta te marrosur qeveritare? Pse s’ka industry? pse bujqesia ka kollapsur? pse genjehen fshataret duke i mbajtur vetem per vota? pse nuk ka hapa konkret per bashkimin e kombit? pse policia vazhdon te mos e beje punen si duhet e gjyqtaret pine kafete me kriminelet??
Pse zonat informale nuk kane Polici, Arsim, Shendetsi, infrastrukture? kush i genjen perdite? kush i ngren kundra njeri tjetrit Shqiptaret? pse vriten shqiptaret ndersa policia ben sehir?
Ku do te punoje brezi i ri? (apo ne call centre!!!) apo duke qepur kepuce!!! si i bane parate keta te felliqur qeveritare??
Qeveria e sotme (Aja e Rames, Gjinushit, Shkelqim Canit (qe tani ban si “professor” duke u kaperdisur me arken bosh) dhe e Ilir Metes qe pasi i doli boja ne kaseta te rregjistruara duke marre para e vazhdon tu bie trumbetave te tij duke marre votat e katunareve te pashkolle, qe vrasin njeri tjetrin si kafshe te egra per pune dhe pastaj lejne femijet rrugeve se skane para te paguajne “gjykatesit” e felliqur te Rames dhe oborrtareve te paafte qe lyhen me parfum te trashe duke u perpjekur te maskojne injorancen dhe paaftesine e tyre
O tip studenti I Ramiz Alis ata qe ishen pa brek u bene komunistet…komunistet Vranr intelektualet dhe patriotet dhe me ne funde vrane njeri tjetrin vetem e vetem per te mbuluare te verteten..
Pra gramos pashko I biri I Josifit grek me grek se greket..azem hajdari palo ordhiner spiun, pra gjaku I derdhur nga intelektualet dhe Patriotet (palo komunistet dhe spiunet) do te vrasin vete veten..Pra shinasi dhe sala do te varen ne koqet e kalit Skenderbej
, pra Janari gjaku deri ne gju me komunistet dhe spiunet..
Shqiptaret duhet te dalin nga mjerimi ne gjykim, deri tani ne shqiperi vazhdon diktatura, njerzit jane ambjentuar me diktaturen dhe nuk e dine qe bota eshte demokratike, bota jeton ndryshe, nuk jeton ne mjerin si ne shqiperi me paga qesharake,me pensione qesharak,me shkolla e mjekesi teresisht ne mjerin. Pushteti merret me dhune dhe jo per ti sherbyer popullit por per ta vjedhur ate. Sa te mjere jane bashkekombasit e mi ne gjykim deri ne ate fare feje sa thone qe” ju politikanet rrini urte mos u zini se ne edhe bare do ham e nuk merzitemi” Nje popull me nje mentalitet te tille ndoshta nuk e meriton te jetoje i lire, vetem ne shqiperi ndodh qe kur flasin diktatoret e te gjitha ngjyrave populli i duartroket.Te lime injorantet ne punet e tyre qe thone se Shenasi Rama eshte nga Tropoja dhe si i tille na qenka si Saliu.Te mos bjem ne nivelin e injoranteve, por ta mbshtesim fuqishem ne formimin e nje partie te re ,ne se duam te jemi me dinjitet e te jetojme si njerz,e te formojne nje shtet modern te tipit amerikan, populli nuk mund te mashtrohet perseri nga PD e PS,
Konstatimet e SH. Rames jane realiste dhe te dokumentuara,
per cdo njeri qe ka nje formim dhe informacion mesatar.
Problemi mbetet tek zgjidhjet qe ofron ai.
Shqiptaret, jo vetem sot por edhe prej me shume se nje shekull
nuk kane mundur te realizojne nje shtet ligjor dhe demokratik
sikurse e desheron Sh. Rama dhe shqiptaret e ndershem.
Bajraktarizmi dhe mercenarizmi jane rrenjet e te keqes.
Keto tipare, te theksuara per fat te keq tek shqiptaret,
me shume se ne kombet e tjera te Europes, nuk mund te ndreqen
nga brenda. Nuk do te ndodhe, te pakten per dy breza qe Hajdutet
dhe Mashtruesit te cilet ne vete i kemi zgjdhur te na qeverisin,
do te ndeshkojne vetveten, sikurse ben thirrje ambasadori amerikan.
Jemi nje vend i vogel qe mund te administrohet me lehtesi.
Me pak perpjekje dhe nje ndihme nga jashte, mund te ndryshojme.
RENDI dhe DREJTESIA duhet te ushtrohen nga nderkombetaret,
ndoshta per 25 vjet. Vetem keshtu do te pastrohet Shqiperia nga
Hajdutet, Mashtruesit, Mercenaret dhe Bajraktarizmi.
Zgjidhjet e tjera qe propozohen jane UTOPI ose MASHTRIMI i radhes.
I
Eh! More Shinasi,je i madhe,po thua te verteta,dhe te pakontestueshme,por sote per sote ato qe thua nuk i merre njeri ne konsiderate,Kjo vjen nga ajo qe drejtesia ne shqiperi eshte e koruptuar,qe e ka vene nje njeri i koruptuar,Sali Berisha.Ai me ane te ketyre gjyqetareve e prokuroreve beri gjithe ato krime te cilat jane mbuluar prej tyre. Sali Berisha sote duhej te ishte ne burg te perjetshem.
Ne kete vend jane te gjithe te prishur. Si populli ashtu edhe politikanet.
Per te pasur te korruptuar duhet te kete edhe korruptues.
I Nderuar @ Shenasi Rama: Ne Shqipetareve te Paket qe kemi Mbetur “Shqipetare” e kemi me se te qarte se kush eshte Sali Berisha Dhendrri i Togeres se OZNAS-Milices, qe na solli ne kete Bote Sllobodanken (Lirin Berisha);dhe nje Lidhje Martesore duket edhe e inicuar nga UDB-JA;QE SHFRYTEZONTE Lidhjet e Gjakut per te arritur ne Majat e Kupoles Politike ne Shqiperi.
1-Eshte FAKTE SE Berisha Shkaterroj Shqiperine qe ne Fillesat e Demokracise,dhe po ashtu Lulezim Basha ishte ai qe na “Krijoj” Shtepine e Verdhe ne Burrel te Shqiperise per te Hedhur Balte mbi Luften Mbarekombetare Shqipetare per Clirimin e Kosoves.
2-E dime se Lulezim Basha jo Rastesisht na Doli Shpejte e shpejte ne Krye te PD-SE;Nje Parti Politike pa Reputacjon, dhe me shume e mbushur me Elemente AntiShqipetare,Injorante te Paisur me Diploma Fallso nga Universitete Shqipetare dhe ato jashte Vendit.
3-“Aksidenti” I TE Ndjerit Olldashi,Verteton edhe me shume se Lulezim Basha nuk eshte i Paster…dhe nje Pyetje per te Gjithe :Pse Sali Berisha nuk ka Pesuar ndonje “Incident” APO EDHE Lulezim Basha??Si eshte e mundur qe te gjithe ata ne PD-QE DALIN Kunder Berishes apo Bashes Menjanohen (Si Oketta) APO EDHE Aksidentohen????
Deri Kur do te Na Qeverisin Marjonetat e UDB-SE Serbe??????
Sali Krimineli serb, cjap plak kerkon te beje revolucion se po trembet shume nga Edi Rama se ky njeri po i merr reformat me avash e avash por sala e di qe do ti dergoje keto reforme deri ne fund. Sala serbi ka frike se po i afrohet laku se ka bere shume krime tek populli shqiptar dhe i tremebt se populli do te ngrihet dhe do ti djerge e shkatarroje te gjitha pronat e vilat e keti sali qenit duke perfshire edhe pronat dhe kapitalet qe kane vendosur Argita dhe Shkelzeni, duke perfunduar si Enver Hoxha. Enverit nuk i moren prona se nuk kishte prona\, por i moren vetem Nexhmijes leket qe kishte pharxhuar per te pritur njerzit me kafenet.
Shenasi Rama duhet te beje nje grup te forte patriotik demokratik dhe ti tregoje popullit se cfare ka bere Sali cjapi Serba, duke filluar qe nga armet, shitja e karburantit ne Serbi, etj. Sali cj
Z.Shenasi,në qoftëse duhet sharë a kritikuar E.Hoxha realisht duhet argumentuar me”lënien e bishtit jashtë” d.th.th.duke lënë pronën kolektive e jo ta ndante para se të ikte,sepse do të kalojnë 100 vjet që toka e pronat të venë tek i zoti, pra të administrohen.Ndërsa Sala ka krijuar një rrëmujë që për 50 vjet ose kurr nuk sistemohet.Juve jeni i vonuar,Rama po përpiqet,por i ka të gjithë kundër.Dhe e keqja është se këta kundërshtar janë të pasur, kanë mësuar shkollën e shejtanit,dhe po të vihen për 24 orë të bëjnë të thuash ç’mu desh kjo punë…..prandaj duhet të dallosh kush është për shtet e ta mbështetësh se pastaj do të jetë shteti organi që vepron…nuk mjafton dëshira por duhet dhe mundi…..
Shenasi apo Shanasi si ta thone emrin?ngreje nivelin se te ka ik per shume poshte gjynah ku jeton more na duhen njerez te se ardhmes se keta te shkuares gjithe diten shajne ose shetitin dhe spunojne fare.
Po,keni shumë të drejtë z.Shenasi!Kjo klasë politike është vazhduese e denjë e veseve më të ulëta që ka trashëguar Shqipëria nën pushtime të ndryshme..Është synuar gjithë kohën,përfshi edhe këta 25 vite që,të shkatërrohen Virtytet tona të lashta,traditat tona janë vënë nën zinxhirët e krimit kulturor,ekonomik,politik,arsimo,etj…Produkti këtij zvetënimi kulturor dhe shpitëror…janë përveç atyre që e mbajnë gjallë…(klasës politike..)janë…ja,shikoi këta që komentojnë në këtë blog..Shikoi me kujdes sa mjerim kanë në mendime,..Dhe ky mjerim shpreh më së pari botën e tyre të varfër deri në skajshmëri..janë kthyer në kavje..ku bëjnë eksperimente qeveritarët e politikanët tanë…Përjashto 3-4 dhe të tjerët po flasin ashtu si edhe veprojnë e jetojnë përditshmërinë…e tyre të mjerë..Janë mësuar të jetojnë nën frikë dhe terror,nën dhunë të gjithfarshme dhe nën mëshirën e Parisë së turpshme politike të vendit…Sot sheshet e qyteteve dhe fshatrave shqiptare duhet të zienin nga protestat,nga daljet e popullit në kërkim të lirisë së grabitur me dhunë,duhet të dëboheshin përdhunshëm ata që kanë vjedhur dhe vrarë këtë popull…Personalisht besoj në platformën tuaj politike kombëtare…dhe e mbështes atë..I bëj thirje çdokujt shqiptari që e do vendin e tij,tokën,shtëpinë,familjen dhe fëmijët e tij..Çdo kujt që do që të ndërtojë një të ardhme të mirë për veten dhe pasardhësit e tij…e ftoj ti bshkohet kësaj shprese..!Inkurajoj përpjekjen Tuaj i nderuar Shenasi Rama,dhe të falënderoj që me përpjekje të mundimshme po zgjuan ndërgjegjen dhe mban nbdezur shpsën e shqiptarëve…!
Shko mor djalë mëso të flasish shqip një herë pastaj, shohim e bëjmë.
Bukur flet Shenasiu, keq shane. Por pergjithesimi qe u ben gjithe politikaneve eshte i gabuar. Te shashe gjithe politikanet eshte sikur te shashe nje popull. Kjo s’ka bythe te rrije. Po ishe kunder te gjitheve s’ke gje ne torbe. Duhet te dishe te dallosh dhe sulmosh. Se ata politikane qe jane te paster qe ka plot, kane mbeshtetjen e tyre se njerezit mos i pandeh turme si mendohet. Si duket gjuha e politikes ne demokraci eshte gjuha e sharjes, veçanrisht ne Shqiperi, por kjo percakton dhe nivelin, seriozitetin drejtesine qe mund te jap kjo garde politike e ardheshme. Keshtu si flitet nuk ka per te ndryshuar asgje. Pak foli kuqezija dhe na u duk sikur lindi dielli parape, por u gabuam dhe tani leh si qen rrugeve. Si u larguan gjithe intelektualet me te mire te vendit menjehere? Pra, nuk eshte shume i besueshem Shenasi Rama. Mendij se duhet nje force politike qe te thyeje kete monotoni negative, por me ambicje te sinqerta, me urtesi e mençuri qe te mbjelle shprese e jo te korre ato qe la Saliu.
Nje here thote qe kuvendi ka 140 bandite dhe pastaj me poshte thote qe ka edhe deputete te zote qe punojne per vendin. Thote qe gjithmone ka bere vetem per vendin tone dhe nga ana tjeter jeton dhe punon ne Amerike. Lum si ne qe kemi Pr.Dr. me shumice….
FORMO shinasi nje parti dhe na pri,,sepse populli nuk I duron me keta maskarenj qe vene para duke vjedhur parate e popullit te varfer por fisnik shqiptar////
Te gjitha qe thot rama dihen nga shqiptaret fajet e saliut jane te shumta te lakuara ne te gjitha rasat me qindra here por fakti! Zero me bisht! Sala cdo te enjte me cakenjte injorante bejne zhurmusin kur flasin percart vete ne podium ,degjohen me durim e shtrengim nofullash!Kerkun akuzuan per ceshtjen e cezit se me marveshje qeveritare shqiperia “humbi” 600miljon euro tani dhe leskaj e perforcoj!PO VALLE NUK QE SALIU AI QE ME FIRMEN E TIJ TE PRANUAR DHE NGA VETE SALA QE SHPERNDAU PRONEN ME LIGJIN ABSURD 7501 SIKUR TA KISH TE RMES APO TE SHEQERES DHE PERPLASI PRONARET E VERTETE NEPER GJYKATA DERI NE STRAZBURG DHE SHQIPETARET PAGUAJNE SHIFRA MARAMENDESE EURO QE NUK VJEN ASNJE TE IVESTOJE QE ESHTE DHE NJE FATURE MARAMENDESE QE SHQIPETARET PRAP DUHET TE KRUAJNE XHEPAT! E PERSE GJITH KJO FATURE? THJESHT PER FIRMEN E ZOTIT SALI! PSE LESKAJT E ANASHKALOJNE?! NJE FAKT I PRANUAR NGA AUTORI!PSE Z. SHINASI NUK E ZE FARE NE GOJE,? NDERKOH QE EVROPA KERKON ZGJIDHJE GJYKATA E STRASBURGUT KERKON ZGJIDJE NDRYSHE SHQIPERIA TE SHITET E TERA NUK I LAN DOT FATURAT E RENDA TE FIRMETARIT SALI!PSE PER SHKAKUN E KESAJ FIRME JANE VRARE QINDRA VET DHE HESHTET DHE VRSESI I VERTETE LE QE NUK PREKET POR KA KURAJO ORGANIZON GREVA AKUZON TE PA FAJSHMIT BEN DHE ZHURMUESIN NE PARLAMENT!vertet vihen kushte per zgjidhje por ne radhe te pare shkaktari duhet te pergjigjet dhe mendjet e ndritura si te z.SHinasi duhet te kemngulin.FALEMINDERIT
Kreret e elites politike manipulohen nga dikushi i panjohur,i ciliu krijon mundesira per konflikte koti, vetem per te mbajtur gjendjen te trubulluar. Dikushi, tashme, kthetrat i ka zgjatur si kembe oktopodi me ventuza qe perfshijne e perthithin kycet e Shtetit.
AS kush nuk ka mundesi qe te shpetoje popullin nga ventuzat e aktapodit.
E keqia me e madhe eshtese eshte futur nje percarje e papare ne histori. Te rasakpiturit nuk mund te merren dot as per te kerkuar pune, pa le me te veshtrojne strategjine e vendit. Kjo e keqe e jshtezakonshme e ka burimin se kapitalista u bene ata qe drodhen zinxhirin duke bere gjoja politike. Keta kapitalista duhet te investonin dhe keta politikan duhet te merreshin me ekonomi. Tani as politikanet hajdute dhe as kapitalistat hajdute nuk mund te bejne shtet.
Nuk eshte shaka, kundershtaret e prones private, u bene kapitalista, duke krijuar iluzionin se kapitalistat jane hajdut te natyrshem, sic i ka mesuar demagogjia enveriste.
Sigurisht qe Shqiperia ka nevoje per nje force te re, e prirur nga shteti-komb dhe Shqiptarizmi.
Ky Shenasi I thot gjërat “Troç” por sepse te lene nje shije te hidhur fjalet e tij. A nuk vini re ngjashmeri ne stilin e të folurit te tij me ate te Sales. Sala erdhi ne skenen Shqiptare si antikomunist I tërbuar, ky si atdhetar I lindur e patriot, pra a nuk tingëllon pak si Sala me kokë poshtë.
Por nga ana tjeter ti hysh politikës ne Shqiperi duhen “këllqe” dhe ky duket sikur ka me bollëk dhe me pak ndihme nga ata matanë Atlantikut edhe mund te filloje te fryje erë e mire.
Me pak bindje une mund te votoj per te.
Shqiptaret duhet t’i marrin seriozisht mendimet qe thote z. Shinasi Rama. Ai eshte nje veprimtar demokrat qe u menjanua prej Sali Berishes e co. Mbasi z. Shinasi u formua e punoi ne ShBA per gati 25 vjet, po i vjen Shqiperise si njeri i perkushtuar per ta shpetuar popullin tone, kete popull te keqtrajtuar gjate historise prej te huajve dhe bijve te vet te padenje.
Nuk duhet ta humbasim kete rast.
Duhet te jemi optimiste.
Napolon Bonaparti ka thene: “Ne popull lulezojne vetite e mira kur ate e qeverisin njerez te ndershem e atdhetare, kurse kur e sundojne njerez te keqij ne po ate popull lulezojne veset e keqia”.
Z. Shenasi Rama.Si do që të jetë. Ne i marrim vëlersimet e popullit, debatorve dhe më i sakti “Raport progresi i BE-së”. Për intelgjencen tonë nga brumi:Nol,
clinton, Rugov”.I kemi”çelsat”e sigur nga:1-Fjalet e urta.2- Frazat e filo-
zofëve.3-Pleqnaret dhe krenaret tanë.Zgjedhja në rrugen më të shkurtë është:
BE-ja dhe Miqet tanë me ua venë STOP!Dy-qeverive Kosovë-Shqiperi dhe nga (zerro) një “QEVERI TEKNIKE”Me kushte konkret taman si nanat kur na kan lidur:
Strategji dhe opcione konkrete mbrenda 3-muajve (…); 6-muajve (…); 9-
muajve (…).Me kushtë: Ne cilin muaj deshtimi..!.Si nana kur e deshtonë
lindjen. Thirrja le të jetë: “Në 50-të miljona shqiptarë të globit.Ai-ajo që
ka strategji dhe opcione konkrete mbrenda 9-muajve…!.Le të paraqitet dhe të
e demonstrojë para të gjithve pikë-për-pikë si do e bllokojë korrupcionin.Si,
papunësinë.Si,ndotjen e ambientit.Si,me arsimë cilsorë. Si,shëndetësinë.Si,
të mos ketë as një votë e manipuluar.Si krimin e aroganizuar.Si, narkomaninë dhe krimin e orgonizuar;Me poret tjera të shtetit. Për intelgjencen vëlenë
fjala e urtë:” S’ka shtepi pa derë”. Për intelgjencen: “S’ka problem pa zgj-
edhje”.Në mesin e të gjithve që do paraqesin programin e vetë për “QEVERINË
TEKNIKE”Dhe nga organizatoret; Zgjedhet ma i miri që të fillojë punen me
një herë…për tre-mujorin e parë dhe STOP! Në dështimin e parë. Shkonë gjerë
në fund. “Lindë foshnja… Ndoshte edhe binjeçë edhe më shumë”. Dhe, caktohen
zgjedhjet; dita e zgjedhjev partiake. Rruga ma e shkurtë dhe nga fillimi i
punes kjo Qeverisje e Re. “Ndahet shapi nga sheqeri” dhe siçë e thoni edhe ju:
“Ate që e ke mbjellur do e korrish”. Dhe me te tillet le të mirren ata që
duhet të miren dhe dihet kushë (…). Dhe ma s’ka: ” si mulliri pa drithra”.
Por ka Qeveri si e donë BE-ja dhe miqet tanë.