VIDEO/ Mercedesi teston modelin “GLE” në Shushicë të Shqipërisë

20 Dhjetor 2015, 13:42Lifestyle TEMA
VIDEO/ Mercedesi teston modelin “GLE” në Shushicë të

Pa internet, pa rrugë të asfaltuara – lugina e Shushicës në jug të Shqipërisë është një vend i shkëlqyer në të cilin mund të pushoni çdo ditë.

Kompania gjermane prestigjioze e veturave, “Mercedes-Benz”, ka zgjedhur një rrugë të asfaltuar në një mal shkëmbor me gjatësi rreth 75 kilometra.

Këto male të kujtojnë filmat e Karl May, peizazhi i thyer me kontrast në mes të vijës bregdetare me detin e kaltër dhe malet shkëmbore me lartësi mbidetare prej 2700 metra, i cili ofron një sfond të rëndësishëm për një turne për modelin “Off-Road, Mercedes-Benz GLE 500 4MATIC”.

Gunther Holzmann, specialisti bavarez i industrisë automobilistike, ishte udhëzues në këtë aventurë të këtij modeli “Off-Road”. Në vitin 2010, ai ka kaluar katër javë duke udhëtuar nëpër Ballkanin Jugor dhe në fund përshtypje i ka lënë një cep i Europës.

“Kombinimi i detit dhe malit të lartë 2700 metra, fshatra të vogla dhe mikpritja e njerëzve – kjo është ajo që më pëlqen në këtë vend”,- ka thënë Holzmann.

“Mercedes-Benz GLE 500 4MATIC” është model i përshtatshëm për terrene të ndryshme, si ato të lehta ashtu edhe ato të vështira.

Holzmann gjatë vozitjes në luginën e Shushicës këtë veturë e ka ngritur për 6 centimetra më shumë, në mënyrë që të kalojë sa ma lehtë këtë rrugë.

Ky model në versionin plug-in hibrid posedon motorin benzinë 3.0-litër V6 dhe me kapacitet prej 333 kuajfuqi dhe motorin elektrik me kapacitet prej 116 kuajfuqi, transmeton “Koha.net”. Fuqia e kombinuar në total është 449 kuaj-fuqi.

Specialisti Holzmann ka arritur të kalojë rreth 30 kilometra vetëm me motorin elektrik në shpejtësi prej 130 kilometra në orë.

“GLE 500 4MATIC” shpenzon karburant mesatarisht 3.3-litër në 100 kilometra, ndërsa emeton dyoksid të karbonit rreth 78 gramë në një kilometër.

Specifikat kyçe të “GLE 500 e 4MATIC”:

– Konsumi i kombinuar i karburantit: 3.7-3.3 l/100 km;

– Emetimet e kombinuara të CO₂: 84-78 g/km;

– Konsumi i energjisë NEDC: 18.0–16.7 kWh/100km.

11 komente në “VIDEO/ Mercedesi teston modelin “GLE” në Shushicë të Shqipërisë”

  1. ramy kopili i sulltan mamutit. shejtan pis milet shallvarexhinj says:

    Persosshmeri. Tre litra per 100 km. Ato fuqite nuk mblidhen bashke. Ato punojne vec. Kur punon elwkteik fiketmotorri.
    kam nje toyota. Ben 900 km me nje serbrator

  2. FLAMUR_VLORE says:

    VLORA MBRETERESH E SHQIPERISE!!!

  3. falcon says:

    Pamje mahnitese!
    @Temaonline “Vozitje”?! Sigurisht te mesojme nga vĕllezrit tanë matane kufirit;por s’mund t’a quash Domaten Patellxhane!

  4. Varthi says:

    Nuk ka male 2700 të larta në të dy anët e luginës së Shushicës. Maja e Këndrevicës është 2121 m, kures maja e Çikës 2045 m.

  5. futja kot says:

    nuk e di nga e ka marr kete lajm ky gazetari, nje motorr 3mish me benzin konsumon 3 litra per 100 km po te kesh pak llogjik nuk e shkruan kete artikull

    1. sokol says:

      behet fjale per kombinim sidomos rruge me trafik si ne tirane psh.harxhon 3 l pet 100 km me bateri te karikuar eshte e sakte.benzina ska per te qene 45 c per liter gjithmone si tani.kto makina jane e ardhmja…

  6. Hjklzxc says:

    Tek Nr. 2 me duket se eshte FTERRA e bukur. Mbase vjen gjermani ta asfaltoje se qeverrite shqiptare, kane 25 vjet qe genjejne e akoma s’po e asfaltojne ate cope rruge.

  7. Bragjini says:

    Lugina e lumit te Vlores ,keshtu quhet o gazetar zeza!

  8. Mahmut quhem dhe e kam per nder! says:

    Ooo! Une ne keto rruge kam testuar GOLF 2, falas! Nuk me promovoi Volkswagen, sa keq!
    Eshte nje natyre e mrekullueshme, uroj te ngelet perjetesisht kaq bukur, lere pastaj ta shijosh me kete mrekulli te teknikes!

  9. Perllat kasapi says:

    ku ka teren me te mire se ne allvania

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje