Historia tragjike e Hysen Shoshorit dhe dënimi i tij pse shpërndante trakte kundër komunizmit

21 Dhjetor 2015, 09:35Politika TEMA
Historia tragjike e Hysen Shoshorit dhe dënimi i tij pse shpërndante

Hysen Shoshori

Kastriot Dervishi, ish-drejtor i Arkivit të Ministrisë së Brendshme, duke iu referuar dokumenteve autentike, zbardh në faqen e tij në FB historinë e dënimit të Hysen Shoshorit, rrethanat si u prangos, duke hedhur trakte antikomuniste në Tiranë, emrat e dëshmitarëve që e kryqëzuan, vendin e dënimit të të ndjerit e deri te zyrtarët që rënduan pozitën e tij.

Ai thotë se emri i Sali Berishës, që akuzohet se ka dëshmuar kundër Shoshorit, nuk ka lidhje me këtë proces.

Si përgjigje ndaj këtij shtetëzimi, ai nis të shkruajë me mjete amatore traktet e t’i shpërndajë vetëm afër lagjes ku banonte.Traktet ishin shkruar me penë të thyer, duke përdorur disa lloj letrash. Pas gati 3 vjetësh kërkimesh të pafrytshme, më 10 janar 1970 organet përkatëse të Punëve të Brendshme kanë çelur dosjen e kërkimit nr.33, të titulluar “Kafka”.

U vu ky emër dhe u quajt problem agjenturialo-operativ, sepse traktet e Shoshorit ishin pothuaj të gjitha me dy kafka, në të cilat ai ironizonte Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun. Në ndjekjen e mundshme të tij, Sigurimi dështoi tërësisht. Asnjëherë nuk mundi ta identifikonte apo të dyshonte rreth tij. Plot 97 persona u dyshuan si shpërndarës të mundshëm traktesh.

Ndonjëri edhe mund të arrestohej kot së koti siç e kishin zakon këta të Sigurimit, të cilët e kishin të vështirë të bëheshin njerëz inteligjentë. E si për inat, disa vite më vonë, Sigurimi i arrestoi dhe i dënoi të vëllanë Hysen Shoshorit.

Po si u zbulua? Hedhja e madhe e trakteve në rrugën “Qemal Stafa” e në zonën rreth saj, bëri që kjo rrugë të kontrollohej më shumë nga forcat e policisë. Pavarësisht se çështjen e ndiqte Drejtoria e Parë e Sigurimit të Shtetit, arrestimi i Shoshorit nuk u bë nga ata, as nga ndonjë denoncim, por nga Policia. Ky arrestim ishte i rastësishëm dhe jo i planifikuar. Ai u pikas rastësisht nga një polic dhe nga një vullnetar i AGBV-së (Anëtar i Grupit të Bashkuar Vullnetar, strukturë ndihmëse e policisë e përbërë kryesisht nga pensionistë ose punonjës të përkushtuar). Më tej vazhdon hetimi dhe dënimi i tij. Në procesin e Shoshorit kanë dalë 18 dëshmitarë. Dy të parët ishin punonjësi i AGBV-së dhe polici që e arrestoi. Të tjerët ishin kalimtarë që kishin lexuar traktet qoftë edhe ish- policë, si dhe punëtorë të uzinës ku punonte Shoshori. Drejtpërdrejt me çështjen e tij kishin lidhje vetëm dy personat që e arrestuan dhe një shoku i tij që akuzohej për moskallëzim krimi.

Polici Dushan H. për këtë ngjarje dëshmon:

“Më datën 29 gusht, duke qenë me shërbim me anëtarin e Grupit të Bashkëpunimit Vullnetar, të quajturin Mustafa P., në vendin e quajtur rrugica e ambulancës qendrore…, aty rreth orës 21:15 pashë një person civil, të cilin nuk e njihja. Ai person nuk na shikonte ne, ndërsa ne i shikonim veprimet e tij.

Ai duke ecur në rrugicë kthente kokën sa andejkëndej dhe kur u afrua afër nesh që ishte një kthesë, unë pashë se një dorë e mbante në xhepin e pantallonave. Si mori kthesën duke ecur, pashë që nxori dorën nga xhepi, e vuri te goja dhe e lagu me pështymë dhe me të shpejtë e futi përsëri në xhep. Mua këto veprime të tij më lanë të dyshoja dhe e shikova me vëmendje të madhe.

Ai porsa futi dorën në xhep, nxori prej andej një letër të bardhë dhe e hodhi në tokë duke vazhduar ecjen normale. Unë menjëherë shkova dhe pashë se çfarë ishte kjo letër që ishte e shkruar me dorë e me përmbajtje armiqësore. Letrën e futa në xhep, i jap sinjalin anëtarit të AGBV-së, Mustafa P., dhe menjëherë vihem në ndjekje të personit që hodhi letrën.

Mustafait i them të më sillte biçikletën… I hipa biçikletës dhe e pashë rreth 100 metra në anë të djathtë të rrugës ‘QemalStafa’. Me qëllim që ta kapja e mos krijoja konfuzion, i afrohem duke i takuar rrotën e biçikletës. Lë biçikletën dhe e kap atë duke përdorur sambon, duke i thënë pse më pengove rrugën. Këtë ia thashë me qëllim që të mos dyshonte derisa unë ta mposhtja. Në këtë kohë erdhi edhe Mustafa P., e kapi dhe ai. Me makinë e shoqëruam në Drejtorinë e Punëve të Brendshme. E kontrolluam e në xhepin e pantallonave i gjetëm disa letra të shkruara me germa të mëdha me përmbajtje armiqësore”.

Personi i AGBV-së, Mustafa P., thotë:

“Më datën 29 gusht 1974, unë si anëtar i Grupit të Bashkimit Vullnetar, u ngarkova nga Drejtoria e Punëve të Brendshme Tiranë me shërbim bashkë me policin Dushan H., në rrugën ‘Qemal Stafa’, pranë ambulancës qendrore. Aty nga ora 21:15 duke qenë në vrojtim, pamë një person që vinte nga prapa ambulancës për të dalë në rrugën ‘QemalStafa’. Ai person në cepin e ambulancës hodhi një letër dhe iku. Ne e morëm letrën, e pamë. Ajo kishte përmbajtje armiqësore. Atëherë vepruam në drejtim të atij personi dhe e kapëm disa metra më lart, në rrugën ‘Qemal Stafa’. E kontrolluam. Në xhep kishte disa fletushka të tjera me përmbajtje armiqësore. Menjëherë e shoqëruam në Drejtorinë e Punëve të Brendshme. Në drejtori mësova se personi quhej Hysen Shoshori”.

Në përfundim Hysen Shoshori u dënua me vdekje, por dënimi iu kthye me 25 vjet heqje lirie. Vuajti nëpër kampe dhe së fundi në kampin nr.305, në Përparim të Sarandës. Doli prej burgut me ardhjen demokracisë me një mal me vuajtje mbi shpinë, duke mos merituar asnjëherë keqpërdorjen që iu bë emrit të tij.

10 komente në “Historia tragjike e Hysen Shoshorit dhe dënimi i tij pse shpërndante trakte kundër komunizmit”

  1. shqiptari says:

    E si mos te te vije keq per PDne qe nje here si mori ne mbrojtije keta Heronje por vazhdonete ti persekutonte ne te njejten menyre si Partia e Komunisteve te qelbur.
    I paharuar kujtimi i antikomunistit Hysen Shoshorit,dhe turpi do e ndiek Sali Berishen qe i besuam sy mbyllur

    1. Ay qy says:

      Kush jane “heronj”!? Keta funderrinat qe behen armiq te shtetit per nje cope toke qe i shtetezojne,apo ata qe dhane gjithcka ,pasuri e katandi madje edhe jeten per Atdheun!? Njerez shpirt-vegjel,maskarenj e spiune qe shiteshin e shiten per dy aspra.Funderrina nga shpirti dhe derdimene nga mendja,ky eshte percaktimi per IDIOTE si ky Shoshori dhe gjithe shoshoret e tjere tru e shpirt pilivesa!
      Antikomunizmi eshte virtyt i maskarenjve ?

  2. BUJARI JU DEGJON says:

    “Ai thote se emri i Sali Berishes,qe akuzohet se ka deshmuar kunder Shoshorit,nuk ka lidhje me kete proces.”
    Kastrioti,si ish drejtor i Arkivit te Ministrise se Brendeshme te na sqaroje per nje problem shume te rendesishem e shume te perfolur:
    A ka futur DIKUSH duart ne ARKIVIN E SHTETIT?…
    “Zbardhja” e ceshtjes “Shoshori” ne FB nga Kastriot Dervishi,mbas kaq e kaq artikujsh ne gazeta e emisione ne TV,qofsha i gabuar,me ngjan me teper PERPJEKJE PER TE ZBARDHUR FAQEN E NXIRE TE SALI BERISHES…

    1. Bushi says:

      Bujari ju Degjon! Po ta them une me bindje te plote,qe duaret jane futur ne arkivin e shtetit nga Sali Berisha.Kot nuk e vuri URAN BUTEN drejtor te arshivit qendror te shtetit,pasi ai eshte biri i nje ekponenti te Ballit kombetar,poredhe nje njeri servil e i bindur i Sali Berishes.URAN BUTKA,me porosi te Saliut,ka bere masaker ne AQSH-se,duke vjedhur dosje,ndryshime dhe me e keqja eshte se shume dosje jane zhdukur.Jane zhdukur dosjete Sali Berishes,si dhe jane zhdukur dosjet e eksponenteve te partise balli kombetare.Jane bere ndryshime,ku sote salin heronje ballistat,dhe antishqipetre partizanet.Pra sipas URAN BUTKES,shqiperine e cliruan ballistet dhe jo partizanet.Nqs do hapen dosjet,Saliu del i lare dhe i shplar,se dosja e tij eshte zhdukur,dhe kane ngelur ne arshiv krundet,disa letra pa vlere.Saliu dhe Butka,kane bere sipas qejfit me AQSH.Ne kete rast proverba,”i varen melçit ne qafe ujkut”Eshte e drejte.

  3. krasta says:

    Debatikasi goxha revolte ?

  4. LORA says:

    Nese K.Dervishi eshte I sigurt,per kete qe thote lajmi,kjo per mua do te thote se AI eshte dora vete e qethjes se dokumentacionit te 18-deshmitareve,,,,,nga te cilet efendise I mjaftokan vetem dy,ne mender argumentin e tij.Duket shkoqur qe prononcimi I tij,si dhjaks I mirfillte,pas vdekjes se H.Shoshorit,ia paska vlejtur si nje biznes I majme me krye evojtarin brekedhjere shqup-s.
    Nuk kam per ta harruar kurre zerin kumbues ,teper te vecante te Hysen Shoshorit ne deshmine e tij publike,perpara gjithe shqiptareve,te cilen nuk guxoi askush t’a pergenjeshtronte ne gjalljen e tij.
    Faleminderit ketij Burri,disidenti te vertete dhe te thjeshte ne sakrificat e tij, per sherbimin qe I beri perhere integritetit njerezor te qytetarit shqiptar.

  5. Bushi says:

    Hysen Shoshori e paska patur hak burgun.Mire ja kane bere qe e kane denuar me 25 vjete,por do ishte me mire per nje denim tjeter.

  6. Treviso says:

    U prit qe te vdiste indjeri Hysen qe te dilte ky palaço per te zbardhur fytyren e kryekriminelit te shqiptareve. Tani jam mese i bindur se arkiva e ministrise se brenshme eshte bere paçavure meduart e ketije palaço. Ndoshta ka qene i shtyre nga kryekrimineli qe ka shkruajtur per kete ngjarje, por pa e ditur se po zbulon vetveten.

  7. Mersin says:

    Paska qene me fat qe ka shpetuar nga pushkatimi. Te tjere jane denuar per nje fjale.

  8. Zerqani says:

    Kastriot Dervishi ka qene dhe eshte nje ushtar besnik i Fariut te ballinjve te mokres qe shkruante dikur si nje zepist i thekur. Ka qene propozimi i vete fariut tek berisha qe e dergoi kastriotin e elbasanit ne ate post sekretesh edhe pse ky ka pasur ne ate kohe vetem nje shkolle te mesme naten. Bie dakort me Martinin qe misioni i dervishit ka qene fotografimi dhe vjedhja e arkives sekrete te ministrise gje qe me sa duket e ka bere shkelqyeshem. Saliut i duhej ne kete moment dosja shoshori dhe nxjerr para shqiptareve Dervishin qe te na mbush mendjen se eshte krejtesisht i pastert pasi saliu siç po e tregojne gjithe gjasat ka ndermend qe edhe publikisht te marre edhe nje here frenat e partise se tij familjare pedese. Gjate gjithe ketyre viteve pushtetin e ka mbajtur me dervishet tipike pa asnje kulture dhe formim logjik. nuk e di pse por ne Elbasan kane nje urejtje patologjike per kete Kastriot qe dikur e pyesnin ne mengjez tek pazari i gazetave kur ishte i papune ” A e ke lare koken sot o Kastriot” Per te qesh dhe per te qare me lot qe te verteten nuk e gjen sot. Bejlurçinat si puna e ketij dervishit turbullojne ujrat se dikur kane gelltuitur nje luge çorbe te prishur. Ky e pastroi dosjen e shefit te tij Balli e Sali edhe pse do ti duhet qe te pergjigjet sot penalisht. Eshte pjelle e nje antishteti qe krijoi dhe kerkon qe te na ktheje serish saliu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje