PS reagon pas akuzave të PD: Përpjekje për të baltosur këdo, Cubi është vetëmbrojtur

20 Dhjetor 2015, 16:55Politika TEMA

Partia Socialise ka reaguar nëpërmjet një njoftimi për shtyp, pas akuzave të Partisë Demokratike, sipas së cilës kryetari i Partisë Socialiste të Shkodrës Martin Cubi, është një person i inkriminuar për një vrasje

 

Ja cili ka qenë reagimi i Partisë Socialiste:

Pretendimi i sotëm i përfaqësuesit të PD Alibeaj është fabrikimi i rradhës i Shqup, në tentativën e tyre për të kriminalizaar çdokënd.

Shtetasi Martin Cubi, në cilesinë e Kryetarit të Komunes Pult nuk ka qenë agresori, por viktima e një sulmi të rëndë fizik ndaj tij, gjatë periudhës kur ushtronte detyrën në vitin 2009. Si rezultat i sulmit, Martin Cubi ka mbetur i plagosur dhe ka përdorur një armë të regjistruar, me leje, për t’u vetmbrojtur.

Qoftë vendimi i gjykatës në shkallën e parë, qoftë vendimi i formës së prerë në apel e kanë nxjerre ish Kryetarin e Komunës të pafajshëm, duke konfirmuar faktin se arma ka qenë me leje dhe është përdorur vetëm për qëllime vetmbrojtesë.

Për më tepër, është e pavërtetë që personi në fjalë është emëruar nëe krye të Partisë Socialiste Shkodër. Ai mban detyrën e koordinatorit të PS si ish komunar i Shkodrës dhe ka qenë fitues në disa zgjedhje lokale si Kryetar Komune.

Partia Demokratike, atëherë në krye të ekzekutivit shqiptar, kishte të gjitha mjetet ligjore për ta shkarkuar Kryetarin e Komunës nëse pretendimet e Alibeajt do kishin qenë të vërteta. Por Partia Demokratike edhe atëherë, edhe tani, është e bindur për pafajësinë e Martin Cubit. Thjesht sot, si pjesë e strategjisë për të kriminalizuar çdokënd, Shqupit i duhet të shpikë dhe fabrikojë fakte edhe për ish Kryetarin e Komunës.

Në emër të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Kryetari Edi Rama, ka kënaqësinë ta ftojë Partine Demokratike dhe të gjjtha partitë e tjera që të marrin shembullin e PS, e cila në procesin e brendshëm zgjedhor në parti do të zbatoje Ligjin e sapovotuar me konsensus për Integritetin e Figurës së çdo të zgjedhuri dhe çdo punonjësi të administratës publike ose, siç ka dëshirë ta quajë Partia Demokratike për Dekriminalizimin. Asnjë individ që preket nga kriteret e ligjit në fjale, nuk do të mund të zgjidhet brenda strukturave të Partise Socialiste, as drejtues i PS në njësitë vendore dhe as delegat i Kongresit të saj.

8 komente në “PS reagon pas akuzave të PD: Përpjekje për të baltosur këdo, Cubi është vetëmbrojtur”

  1. Treviso says:

    Qellimi i Aibejas dhe i partise Demokratike eshte qe te beje sa me shume te ikriminuar qe, te mos kete vend per ata dhe skuadren e tyr ne burgjet e vendit.

  2. .... says:

    Edhe Armando Prenga me “leje” e kishte armen. Po ca nxirrni vendime gjykatash shqiptare ku dihet se si merren vendimet

  3. altin. says:

    Foli edhe ballisti i mallakastres ,alibolja i drejtesise se korruptuar.

  4. Infodd says:

    Ore maskarenje te PS vertete keta bastardet e PD jane funderrina por dhe ju jeni funderrina sepse keni 2 vite qe keta nuk i denuat per krimet qe bene dhe per me teper pa pike turpi na thoni se ky i yni e ka pas me leje dhe ka qelluar me te drejte. Po pse me kriminele me licence do ta drejtoni kete vend juve o funderrina. Kriminele ata qe iken maskarenje dhe kriminele dhe juve. Zoti ju a dhente te keqen aty ku ju dhemb me shume

  5. Ira says:

    I ndjeri, viktima në këtë ngjarje e paska sulmuar me thikë dhe z. Cubi, ky zotëri Shkodre, për vetëmbrojtje e ka qëlluar me armë. Këtu është e qartë gjithçka, edhe motivi i sulmit, edhe përdorimi i armës për vetëmbrojtje edhe aftësitë morale -politike, organizative të këtij zotërie Shkodre, për të qënë kordinator i PS-së për ish komunat e Shkodrës, i caktuar drejtëpërdrejtë nga vetë z. Rama. Edhe Gjykatat tona në të dy shkallët e saj e kanë peshuar këtë ngjarje me drejtësi, me pa anësi, ashtu si veprojnë gjthmonë.Edhe për pak kohë, luaj teatër z. Rama, deri sa ne socialistët të rikrijojmë partinë tonë.

  6. bra,ho,ho says:

    Cubi,Kaubojsi,nga i gjeni keto figura ?

    Duket sikur i ka fituar Beqja ne tender.

  7. Topuzi says:

    Socjalista E ti Ram Kerstiq Karrabishti Po a nuk ka shkodra ndonje
    socijalist te pa behane Pon te zgjidhet Cubi i partise se cubave
    Ky paska perdore revolen Ne cfardo kushtesh del se ky njeri eshte
    i pa autoritet i pa rrespekt Konfliktgji e faqezi si vet Rama
    Po vellau i cubit A ka vra njeri ? Po vellau tjeter i cubit a eshte i vrar
    Pra sojapisa Nuk jan njerzit e PD kunder njerzve te nershem te PS
    Por kunder te panershmive ne krye me Edi Krrstiq shkerdhaten qe
    Moralin e etken i ka dokument divorci ne gjykate kur fajson grue e babe
    dhe rrene se ka bere test dhe nuk e pranon femiun per te tij
    Keto i kam lexue po ne kete gazete Andaj shqiprija duhet te pastrohet
    prej krimit Bahuni krahi i salih Trimit Bahuni krah Salih malsori
    Pastrohuni prej zdroli !

  8. filipi says:

    Ne Shqiperi 99% e shqiptareve ose kane vjedhur, ose kane qelluar me arme, sopata, sfurqe e gaveta, ose kane share nga nena, baba, motra, vellai kusheriri e kusheria, disa kane bere sex me vajzen, nenen, vellain, disa i kane zene me pahir apo kercenuar…dhe po te beni bilancin del shifra e mesiperme. Sipas denoncimit duhet qe ai qe sulmohet nuk duhet te kunderpergjigjet per jeten e tij, ndokush keto i quan dhe liçenca, tjetri vendimin e gjykates se padrejte etj, por ky eshte vendi yne me kete strukture te ndertuar, hajt ta ndryshojme. Pastaj, kritikojme se dikur u behej njezeve biografia dhe krijohej dosje, ndersa sot po bejme te njeten gje. Partite politike shqiptare, shoqeria civile, po te egzistoje, sindikatat jo politike, duhet te bejne nje memorandum per pajtim kombtar, se everteta eshte, me hir apo me pahir, Enver Hoxha na la pa asnje gjakmarrje, ndersa sot jane mijra njerez te ngujuar, qe flitet, por eshte tallje me ta. Njeriu ne demokraci edhe faj te beje ne jete, duhet te reabilitohet, jo si dikur qe ngeleshe dele e zez deri sa vdiqje dhe u a leje njollen edhe femijeve. Ku jemi dhe ku shkojme?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje