Në familjen Gjyrasha, në fshatin Grude, 3 kilometra larg Shkodrës, ka vetëm bukë e kripë. Dy prindërit e pa punë, një fëmijë në shkolle dhe sëmundja e rëndë e djalit të madh e ka shtuar varfërinë në këtë shtëpi.
Toma, kryefamiljari i shtëpisë, mundohet të bëjë çdo lloj pune për të ushqyer familjen e tij. Këtë e tregojnë edhe duart e ngurtësuara nga kallot, por ajo që fiton shkon e gjitha për ilaçet dhe borxhet që marrin për djalin e tyre që në moshë të re vuan nga një sëmundje e rëndë në zemër. Ajo që mbetet shkon për ushqim. Të afërmit mundohen t’i ndihmojnë që mos mbeten në errësirë sepse nuk janë në gjendje ta paguajnë.
“Kushte të kqija, pa punë. Nganjëherë punojmë me ditë, punë krahu. Nuk kam rrugëdalje tjetër, nuk kam mbështetje prej kërkujt”, thotë Tom Gjyrasha.
Gjelina, bashkëshortja e Tomës, tregon se në shtëpinë e saj gjendet vetëm bukë e kripë. Shpesh herë edhe ajo mungon dhe ushqimi i vetëm gjendet nga bamirësia e fqinjëve.
“Burrë e grua nuk punojmë, vetëm ndonjë ditë. Djalin e madh e kam të sëmurë dhe nuk mund të punojë. Djalin e vogël e kam në shkollë”, rrëfen Gjelina.
Lutjet e tyre në prag të Krishtlindjeve shkojnë për shëndetin e fëmijëve dhe të nesërmen, të kenë mundësi t’i ushqejnë, t’i veshin e shkollojnë në mënyrë që kur të rriten mos jenë kaq të varfër./ TCH
A kane kupon kta mo vlla, po spaten kupon e car problemi ka ketu, nuk mund te formalizohen aq kollaj
O zot i madh kur do te regullohet kjo Shqipri,cfare jan kto pushtetar qe nuk po ngopen me lek dhe nuk po shikojn kte popull qe po vuan per nje cop buke.25 vjet demokraci dhe akoma skamje,varferi,papasterti per nje rog 200 euro ne muaj.Shkodra heroine e Sali Berishes ,Jozefina Topallja dhe torollakja qe del si budallack nje jet e ter deputete dhe po len ne mjerim familje e familje ne varferi.
Pushtetare nuk keni pak meshire,per kte popull hapni syte dhe punoni e ndihmoni popullin mos hapni syte vetem per te vjedhur,ndoshta ju po e shijoni tani o pushtetare po ta dini se shkon deri ne tre breza haku djersa dhe paraja e popullit ,vrer do te nxjerin nga goja brez mbas brezi.