Dekorimi me çmimin “Toga e Artë 2015” e gjyqtares Fatmira Laska nga Shoqata e Avokatëve Penalistë ka nxitur reagimin e bashkëshortes së poetit Havzi Nela.
E revoltuar, Lavdije Nela, thotë se Laska është një nga gjykatëset që firmosën dënimin me varje të poetit, ndaj shteti duhet t’i kërkojë të paktën falje.
Gruaja e Havzi Nelës: Unë nuk kërkoj hakmarrje ndaj Fatmirës, por të paktën të pendohet të thotë se ka bërë faje. Të na kërkojë falje, ne i falim tani, nuk i vrasim. Nuk jemi si shpirti i atij, që na vrasin, që janë kriminelë. Nuk bëjmë gjëra të gabuara. Kurse ne këtu na dënojnë më keq se kriminelët.
Ata i lëvdojnë, ne na dënojnë.Si ka mundësi shteti demokratik sot mbas 25 vitesh demokraci të nderohen dhe të dekorohen kriminelët? Kjo ka qenë gjyqtare në atë kohë dhe ka firmosur për bashkëshortin tim për varje me litar bashkë me Ramiz Alinë dhe Femi Avdiun dhe nuk ka marrë asnjë masë për 25 vite demokraci. Unë kam pritur nga drejtësia shqiptare që të dalin para drejtësisë, të dëshmojnë, të japin llogari. Por jo të nderohen dhe të dekorohen kriminelët.
Një grup avokatësh që janë te shoqata e avokatëve nuk i takon t’i nderojnë dhe t’i dekorojnë. Për mendimin tim të gjithë janë kriminelë.Më kriminelë se kriminelët janë.Unë nëse takoj Fatmira Laskën i them të paktën të ketë kurajon dhe të na kërkojë falje publike, të dalë në televizor të thotë fajin që ka bërë ajo.
Poeti Havzi Nela që kundërshtoi regjimin komunist, u ekzekutua me varje në vitin 1988, në moshën 54 vjeçare pas vendimit të dhënë nga tre gjyqtarë të Gjykatës së Lartë.
Intervista e plotë e gruas së Havzi Nelës
Gruaja e Havzi Nelës: “Unë jam gruaja e atij që kam vuajtur gjithë jetën pas Havzi Nelës dhe unë e quaj këtë vendim absurd, vendim kriminal. Që një grup gjyqtarësh, avokatësh, shoqata e avokatëve janë të gjithë kriminela që firmosin dhe u japin dekorata kriminelëve. Ramiz Alia vdiq pa u ndëshkuar, pa dhënë një fjalë para drejtësisë. Femi Avdiu vdiq pa u dekoruar nga ish-Presidenti Moisiu. Nuk e di drejtësia shqiptare si i lë këto gabime të rënda që bëjnë që ndërmarrin hapa të gabuara.Ku është qeveria? Ku janë deputetët? A kërkojmë drejtësi? Si do të shkojmë ne në Europë duke dekoruar kriminelët e duke na dënuar ne të pafajshmit, të drejtë e të ndershëm? Çfarë drejtësie shqiptare kemi ne?
Për mendimin tim drejtësia shqiptare është e vdekur, nuk bën asgjë vetëm mbron kriminelët.Të paktën të dalin të kërkojnë falje publike, jo se na bien në jetë të dashurit tonë që na i kanë vrarë. Por për të na lehtësuar dhimbjen, të dalin e të thonë kemi bërë faj dhe na falni. Ne kërkojmë këtë. Një nga këta gjyqtarë ka qenë Ramiz Alia, i pari ka firmosur vendimin për varje të poetit dhe nuk i duket pak me vdekjen po me varjen të tundet me litar. T’i varin kulturën e vargjet e lirisë. Po nuk varen ato. Ato kanë ngelur prapë në jetë.Ka qenë dhe gjyqtari Femi Avdiu, ka qenë xhelati më i madh i kombit shqiptar. I kanë lënë histori të zezë shqiptarëve. Asnjëherë nuk kam komunikuar unë me Fatmirën, as drejtpërdrejtë as ka dalur të kërkojë falje ajo. Por unë kam parë vendimin që ka thënë në një intervistë që ja kanë marrë për 20 vjetorin e Havziut në Tiranë dhe ato mburren që e kanë dhënë vendimin me varje.
Ka qenë edhe Hekuran Isai, Ministër i Brendshëm, ka qenë edhe Agim Hoxha gjyqtar i Kukësit, Nikollaq Helmi prokuror në Kukës. Janë shumë emra, shumë ekip i madh dhe këto janë të gjithë vrasës.Unë nuk kërkoj hakmarrje ndaj Fatmirës, por të paktën të pendohet të thotë se ka bërë faje. Të na kërkojë falje, ne i falim tani, nuk i vrasim. Nuk jemi si shpirti i atij, që na vrasin, që janë kriminelë. Nuk bëjmë gjëra të gabuara. Kurse ne këtu na dënojnë më keq se kriminelët. Ata i lëvdojnë, ne na dënojnë.Si ka mundësi shteti demokratik sot mbas 25 vitesh demokraci të nderohen dhe të dekorohen kriminelët? Kjo ka qenë gjyqtare në atë kohë dhe ka firmosur për bashkëshortin tim për varje me litar bashkë me Ramiz Alinë dhe Femi Avdiun dhe nuk ka marrë asnjë masë për 25 vite demokraci. Unë kam pritur nga drejtësia shqiptare që të dalin para drejtësisë, të dëshmojnë, të japin llogari. Por jo të nderohen dhe të dekorohen kriminelët.Një grup avokatësh që janë te shoqata e avokatëve nuk i takon t’i nderojnë dhe t’i dekorojnë. Për mendimin tim të gjithë janë kriminelë.Më kriminelë se kriminelët janë.Unë nëse takoj Fatmira Laskën i them të paktën të ketë kurajon dhe të na kërkojë falje publike, të dalë në televizor të thotë fajin që ka bërë ajo.
Unë pres të nderohet Havzi Nela, të ngrihet përmendorja në vendin ku është varur jo fusha e drunjve që është bërë sot. Të vendoset busti që ta kujtojë Kosova , Kukësi, Shqipëria dhe e gjithë diaspora sepse ka dhënë jetën për të gjithë kombin shqiptar. Unë kërkoj t’i ngrihet përmendorja ku është varur poeti. Kërkoj t’i hapen dosjet e para.Të dënohen titujt e Enver Hoxhës, bashkë me diktatorin Hoxha, të dënojnë dhe kupolën e Enver Hoxhës. Të na jepet dëmshpërblimi sipas ligjit shqiptar, jo të marrin ato që nuk kanë bërë burgun sepse kanë shoqëri, se kanë miq apo gjëra të tjera. Unë vetë e kam bërë burgun dhe internimin.
Ti vijë turp qeverisë. Çdo qeveri që vjen, mua më ka lënë në rrugë të madhe. Ku është drejtësia shqiptare? Të drejtën time ku do ta kërkoj? Te drejtësia, por drejtësia nuk figuron.Te shteti demokratik, shteti nuk bën asgjë.Për 25 vite nuk kam më besim në drejtësinë shqiptare. E thashë një mijë herë që ajo është e vdekur për mua. Jemi përballuar 25 vjet, i ka dhënë të drejta kriminelëve. Unë do t’i drejtohem Ambasadorit amerikan Donald Lu.Do i drejtohem Ambasadores së Bashkimit Europian, do i drejtohem Ambasadorit gjerman dhe të gjithë Ambasadave të jashtme mike që janë në Tiranë. Do i kërkojmë për këtë gjest që dekorojnë kriminelët, në vend që ti largojmë./ Ora News
NJE DORE E ZEZE ANTISHQIPTARE PO GODET PERSERI PAS SHYQYRI COKUT
NDJEHET AROMA E KESAJ DORE QE PREGATITI 2 PRILLIN 1991.
AVZI NELA U VAR NE LITAR SEPSE QELLOI MBI POLICINE E SHTETIT KU NE KETE RAST DHE NE AMERIKE NUK TE FALIN…
EDHE NESE AVZI NELA KA NDONJE MERITE SI POET APO KUNDERSHTAR I REGJIMIT…NUK I FALET QE QELLOI MBI NJE POLIC TE SHKRETE SI TERRORIST
BOLL SE NA I SHPIFET…
PSE NUK MERRENI ME PERBINDESHIN BERISHE POR GERMONI NE SHEKULLIN E KALUAR ??
HAVZI NELA U VAR SE VRAU POLICIN E SHTETIT SI TERRORIST…DHE NUK U VAR SI POET APO DISIDENT
Gjyqetaria e shkeli ligjin,te pergjigjet , nese jo te gezoje dekoraten. Boll me brockulla.
Gjyqtarja zbatoi me korrektese ligjin, bravo i qofte!
Krimineli Havzi Nela mori denimin e merituar!!!
Ore poet apo me mir terrorist se ky emer te shkon me pershtat.. Ore mos je dhe ti ndonje hetues ose gjykates dhe kerkon ndonje dekorat per krimet qe ke kryer…Na thuaj o derbardh tia sygjerojm babait tend shpirteror z Rama se nuk priton ai te dekuroj kriminelat e komunizmit si puna jote dhe si puna e shum te tjereve si ty e si vet z kryeminister
Me vjen keq per gruan e Avzi Neles
Po nuk e kuptoj nga kush kerkonin drejtesi?
A nuk e sheh se asgje ska ndryshuar?Jane bijte niperit trashegimtaret
E ketyre krimineleve,qe kane75 vjet qe e mbajne shqiperine peng.
Lexoje mentor kikine ku thote
Vetem kallashnikovi eshte i pa korruptuar.
Zonja Nela, ka shume te drejte per te gjitha ato çfare thote ,pore ajo ka gjetur vendin dhe personat e gabuar per te folur.Per te njohure me mire kriminelat dhe sadistet e Kombit , lexoni emrat e atyre qe kane marre dekorata ,qe nga koha e dulles e gjere ne sot .Mbi90% e tyre jane gjelatet e ketije populli.Pa qetesi shpirterore nuke ekziston drejtesi .Kjo zonje nuke e ka gjeture asnje here kete qetesi shpirterore , per burrin e vrare nga kriminelat e Kombit.I lutem zonjes qe mos te pranoje
dekorata ,sepse atehere do te perzihet me llumiun e te dekuruarve , ketu duhen perjashtuar ata Heronje te vertete qe jane Krenaria e Kombit,ata qe u vrane dhe u masakruan nga regjiumi i Hoxhes dhe i Berishes.
Edhe ti o Putin, ke te drejte si Pall Cari qe je!
Havzi Nela u denua me varje ne litar per krimin e vrasjes me paramendim o PALL.
Nuk kisha nevoje te lexoj artikullin dhe nuk me shqetson problemi i dekorimeve komsomolas te suitave te koheve te shkuara apo te sotme , por di nga shkrimet e viteve te shkuara se kjo buçja shpellare nuk eshte gruaja e te ndjerit H,Nela sepse ishte divorcuar , kjo kurve plake eshte e para qe e ekzekutoi te ndjerin shpirterisht e moralisht . Shqiptare vazhdoni te ecni me koken pas se do beni hajer siç po e ndrisni dita-dites jeten tuaj dhe te femijeve ……… hani politike , politike dhe vetem politike mashtruesish te djeshem e te sotshem .
Per denimin e Havzi Neles thuhet vetem , se u denua per permbajtjen anti komuniste te vjerrshave te tij , por me keqdashje nga opozita dhe … nuk thuhet se denimi perfundimtar i tij me varje , ka ardhur per faktin , se Avziu ka qelluar per ta vrare policin Sahit Ibra , dhe plumbi i pistoletes se Avziut ka pershkur tej per teje qafen e policit . tjeter gje pastaj se plumbi nuk e kapi ne koke per ku deshi ta godiste , por i ra nen nofull nr qafe !