Kush dëmton sinjalistikën rrugore, gjobë 25 deri 100 mijë lekë të reja

19 Dhjetor 2015, 16:55Sociale TEMA

Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto u ka apeluar qytetarëve të mos dëmtojnë sinjalistikën rrugore, duke u kujtuar dhe ashpërsimin e masave me gjoba.

I shoqëruar nga kreu i Autoritetit Rrugor Dashamir Xhika, Haxhinasto inspektoi punimet për përmirësimin e sinjalistikës në aksin Durrës- Kapshticë, në vendin e quajtur Kthesat e Paprrit, investim me vlerë 8 miliardë lekë.

“Shumë e rëndësishme të kuptohet nga qytetarët që ky është një investim që realizohet nga taksapaguesit shqiptarë, janë kontributet e tyre dhe duhet të kuptohet që ndikon drejt për drejtë në sigurinë e rrugës. E dini që para pak kohe janë miratuar disa amendime përsa i takon gjobave dhe masave të tjera për dëmtimin e sinjalistikës dhe shkarravitjet e permetrit të rrugës, që sot janë në vlerat 25 mijë deri ne 100 mijë lekë të reja”.

Ministri i Transportit theksoi se investimi i kryer në infrastrukturë shmang rreziqet për aksidente në 38 pika të përcaktuara si njolla tw zeza. Një tjetër projekt madhor tha Haxhinasto është ai për mirëmbajtjen e rreth 1300 km aks nacional.

2 komente në “Kush dëmton sinjalistikën rrugore, gjobë 25 deri 100 mijë lekë të reja”

  1. aliu says:

    Prishja apo vjedhja e mjeteve te sinjalistikes mendoje se duhet te parashihet nga kodi penal dhe jo thjeshte gjobe. Te heqesh tabelat apo mjetet sinjalizuese duhet trajtuar si veprim kriminal.

  2. petrit Zela says:

    jam me se I sigurt,se instalimet e sinjalistikave ne tere rruget me kthesa te forta,qe deri me die kane treguar rrezikshmeri te larte aksidentesh le ti mbeten te shkuares, se mbas sodit do te evitohen plotesisht,me perjashtim te atyre personave,qe kerkojn tia afrojn te keqen vetvetes..Nje shtet I forte,ndertohet mbi themelet e forta te ligjeve demokratike.. Rrespektin me te madh,per ministrin e transporteve Z Haxhinaston,se eshte nje person I angazhuar,ne detyren e tij mjaft delicate,per mbrojtien e jetes se qytetareve..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje