Bulevardi i ri i Tiranës, komisioni i ekonomisë përcakton dy komponentë

18 Dhjetor 2015, 15:41Sociale TEMA

55 milionë euro nga Fondi për Zhvillim i Abu Dabit do të shkojnë për projektin e Bulevardit të Ri dhe rehabilitimin e Lumit te Tiranës.

Komisioni i Ekonomisë miratoi një ndryshim në marrëveshjen e huasë që parashikon financimin e 2 komponentëve në masën 100 %.

Faza e parë është ndërtimi i bulevardit me gjatësi 1600 m, nga ish-stacioni i trenit në drejtim të lumit të Tiranës ndërsa faza e dytë rehabilitimi i këtij të fundit, raporton TCH.

“Pritshmëritë janë për fazën e parë të projektit ta mbyllim nga 12 në 18 muajt e ardhshëm ndërsa faza e dytë nga 12 në 24 muajt e ardhshëm”, thotë Genc Kojdheli/ Drejtor Projektesh Bashkia e Tiranës.

Por opozita akuzoi qeverinë se bllokoi për arsye politike projektin e bulevardit që ka nisur në tetor të 2013, kohë kur në krye të Bashkisë së Tiranës ishte Lulzim Basha.

“Besoj duhet të kërkonit të falur pse e bllokuat dhe pastaj të kërkoni bashkëpunim që të vijojë, ne nuk shohim kush i gjeti fondet njëra palë apo tjetra”, tha deputetja demokrate Jorida Tabaku.

“Nuk mbaj përgjesëi për çfarë ka ndodhur di që në një vit e gjysmë bashkia kishte bërë zero punë për shpronësimet apo pastrimin e pronave”, u përgjigj Kojdheli.

3 komente në “Bulevardi i ri i Tiranës, komisioni i ekonomisë përcakton dy komponentë”

  1. ramy kopili i sulltan mamutit. shejtan pis milet shallvarexhinj says:

    Njerezit po vdesin per buke ky qelbesire u pret asistencat dhe ben e cben bulevardin. Lafshe

  2. Tunxh, bir says:

    Boni dhe Stacionin e ri te trenit se lam nam,Shtet qe ska stacion treni ne kryeqytet eshte Shqiperia, pse kemi ne qytetet e tjera? Ah desha me thon, a ka ngel noi stacion treni, ne qytetet ku ka pasur? Shkerdhat Sistem ishte, po ceshte e verteta sla gje pa ndertuar, qe nga pici me i vogel e deri ke Veprat e medha psh Hidrocentralet. Aman te keqen e kesaj demokracie alla berishiane ka lezet,ndertime rrumpall, shkaterrim i te gjithave, qe nga pici e deri ke hidrocentralet, keto i lan jo se sja u mbante bytha,po i zinte uji siper e shkonin per lesh keta kafshet e PDse.

  3. albi says:

    STACIONI DUHET TE RIBEHET ATY KU ISHTE …………..!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje