Një nga vendimet e marra sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është dhe shpërblimi me dy paga i punonjësve të Policisë së Shtetit të cilët janë të dalluar.
“Lejimin e Policisë së Shtetit për përdorimin e fondit prej 98 400 000 lekësh, nga fondi i pagave, të planifikuar për vitin 2015, në programin buxhetor “Policia e Shtetit”, për shpërblimin e punonjësve të Policisë së Shtetit, që kanë arritur rezultate të larta në kryerjen e detyrës. Masa e shpërblimit të jetë deri në 2 paga mujore”, thuhet në vendimin e qeverisë.
Në ditët në vijim pritet edhe një llogaritje e numrit të saktë të përfituesve.
Por burime i thanë TemA-s se lista pritet të jetë jo më e gjatë se 1700 punonjës policie.
Pjesa më e madhe prej tyre do të marrin 1 pagë shpërblim, që kryesisht janë forcat speciale si FNSH apo Shqiponjat e Tiranës.
Por për një numër të caktuar do të ketë 2 paga shpërblim në këtë fund viti.
Lista pret firmën e Drejtorit Haki Çako dhe paratë do të kalojnë në llogaritë e policëve që spikatën nëluftën kundër krimit.
Kush do ta percakoje se kush eshte polic i dalluar. Po ne qe nuk njohim as orar, as pushim. Do t’u veje mendja shefave per ne? Kane per t’u shpallur vete te dalluar.
Kryeministria jep lajm URGJENT shperblimin e policeve,meqenese ju duhen neser per kunder PROTESTES se opozites dhe t’u ngreje moralin,por nuk e jep te plote VKM-ne edhe per pensionistet!
Domosdo,pensionistet nuk i duhen per neser,por pas 2 vjetesh ne zgjedhje!!!
Kush mkap mu tu vjedh ka 6 rroga shperblim??????
Policet me politikan te ps do marrin shperblim te tjeret ngrohuni ne diell ca dy rroga te tjeret nje mute
Pensionistet do marrin shperblim ,ajo eshte then perpara tre diteve ..kurse policia e ka halllall ..per te dalluarit do jen vet shefat e rajonit qe do japin emrat
po ne te shkretet qe punojme pa pushim per shendetin e popullit.apo ne nuk meritojme asgje.po mire po ikim ne ne gjermani.angli.suedi.finlande.mbase atje eshte ndryshe.keshtu thone shoket tane doktora qe kane shkuar atje.po si qenka keshtu.qenkemi te vlefshem per shenkdetin e popujve nordik e jo per popullin trim shqiptar?.???!!!