Bashkia e Tiranës ka ngritur një stacion të përkohshëm autobusësh ndërqytetës në kryeqytet.
Me anë të një njoftimi, bëhet me dije se stacioni do të jetë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.
Bëhet fjalë për një shesh-pushim që ndodhet pranë ndërtesës së kësaj drejtorie në verilindje të sheshi “Shqiponja”.
“Bashkia e Tiranës bën me dije se:
* duke parë nevojën emergjente për ngritjen e një stacioni të përkohshëm për linjat ndërqytetëse midis qarqeve;
* me dëshirën për krijimin e lehtësirave operacionale dhe organizative për transportin ndërqytetës;
* me synim rregullimin e qarkullimit të mjeteve të transportit ndërqytetës dhe nxitjen e promovimin e transportit ndërqytetës, krijimin e lehtësirave për bizneset që operojnë në transportin ndërqytetës dhe udhëtarëve të transportit ndërqytetës;
* me përparësinë që veprimtaria e shërbimit të transportit publik të sigurojë një performancë të lartë, standard më të përparuar dhe lehtësi e komoditet të përdorimit të udhëtarëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, ka lidhur Akt-Marrëveshjen për shfrytëzimin nga Bashkia e Tiranës, si stacion provizor të mjeteve të linjave ndërqytetëse me itenerar hyrës-dalës në rrugën interurbane kryesore Tiranë-Durrës dhe rrugës interurbane dytësore Tiranë-Kavajë, sheshpushimin e ish-Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në veri-lindje të sheshit “Shqiponja”.
Bashkia e Tiranës njofton të gjithë udhëtarët e transportit ndërqytetës se, duke filluar nga dita e dielë, më datë 20.12.2015, stacioni i përkohshëm i nisjes nga Tirana të linjave për/nga:
“Patos-Ballshi, Përmet-Tri Urat, Buz-Përmeti, Vlora, Durrësi, Fieri, Poliçani, Saranda, Himara, Lushnja, Çorovoda, Shijaku, Kuçova, Berati, Kakavija, Gjirokastra, Libohova, Delvina, Tepelena, Konispoli, Kavaja, Rogozhina, Selenica, Roskoveci, Orikumi, Sukthi, Ballshi, Manëz, Divjaka, Këlcyra” do të jetë në sheshpushimin e ish-Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në veri-lindje të sheshit “Shqiponja”, thuhet në një deklaratë të Bashkisë së Tiranës.
Shume mire bashkia. Shpallni edhe nje liste me oraret tani qe te kete pak rregull.
NJE LISTE EDHE ME CMIMET SI EDHE KOHEN E NISJES DHE TE MBRITJES .
-POR KA NJE PROBLEM ST SHOFERET DHE FATORINOT NUK E RESPEKTOJNE ORARIN (QE NE SHUME RASTE ESHTE ME TEPER SE SA DUHET) DUKE NDALUAR VEND E PA VEND PER 50 LEK TE REJA…..
O shadow si shume mire bashkia me stacionet e autobuzeve ne fund te qytetit,kur bota e qyteteruar i ka ne qeder te qyteteve?Mjaft me me serilizma.
Stacionit te trenit n Kashar i shkon per shtat dhe nje staion autobuzes po ne kashar,sa turp aq dhe abuzim me pushtetit ne dem te udhetareve.
Kjo nje marri e shkuar marries dhe nje mos mirnjohje per popullin qe ju dha,apo ja grabitet voten.Turp.
Sa mir qe te mberish ne qender te tiranes duet te marresh 5 autobusa? Trenin e lane ne vore? Bravo velia te Gjithe autobuzet mblilli ne nje vend po trafikun e ke menu se do perqendrohet I gjithe ne ate rruge?
më në fund një lajm i gëzueshëm
Shume mire.. ne mes te bulevardit ne Tirane, nisen dhe zene rrugen autobuzat e Kakavijes…
Ne te njejtin vend, 2 min e le nje makine te vogel, merr gjobe.
Autobuzat rrine me ore.
Të hiqen autobuzat edhe nga vendi afër NSHRAK-ut. E qelbën gjithë zonën me tymin e tyre.
shuko, ti gazetar t’them un tyja ket foton e ke marr n’Durres hiqe, hiqe hiqe t’them un tyja
Ha ha ha pashe banesem time ne Durres .
Nuk ka problem ,lajmi ka me shume rendesi .
Shyyyyyqyr, ca te kthejme permbys. Turpi i botes, edhe Kabuli duhet te kete stacion autobuzi.
Ha ha….Do u ndertoka pallat tek nshraku me sa duket
Pytje per shokin Erion. A do kete bar/kafe neper atobuza dhe a ka meny? Falemderes.
Po per linjat Elbasan, Pogradec, Korce, Erseke nuk do te kete ndonje zgjidhje? Vendi ku ato parkojne eshte prane Televizionit Shqipetar, nje vendim komplet idiot, duke e bere nje nga vendet me anarshi me te madhe ne kryeqytet ku edhe rruga dhe trotuaret jane prishur rreth nje vit me pare per tu rikonstruktuar dhe atje eshte tamam si ne Bangladesh, makina qe parkojne ne vendet ku kane qene trotuaret, autobuze dhe furgone qe zene gjithe rrugen, shofere qe therresin qe ne 5 te mengjesit ” hajde Korca 500 leka se ikme” ne mes te qytetit dhe njerez por sidomos studente qe kalojne si lume ne rruge midis makinave dhe autobuzeve ku te mundin. Nuk e kuptoj arsyen pse Bashkia pse e ka lene ne ate derexhe kete zone.
Kur do të bëhet Tirana me një Stacion të madh e modern të autobusëve, ashtu siç e meriton Tirana, ku do të parkoheshin autobusët e linjave ndërurbane (për vija të largëta) dhe linja urbane (të kryeqytetit)?