Makinat e prodhuara para vitit 2002 do të bllokohen

15 Dhjetor 2015, 09:09Sociale TEMA

Makinat e vjetra rrezikojnë të mos e kalojnë kolaudimin.

Ministria e Mjedisit bashkë me Ministrinë e Transporteve po hartojnë një udhëzim i cili do të ndryshojë normat e shkarkimit të gazrave.

Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka paralajmëruar marrjen e masave që makinat të cilat kanë nivel të lartë shkarkimi të mos lejohen në qarkullim, raporton Shqiptarja.com.

Ministria e Transportit së bashku me Ministrinë e Mjedisit, po merr masa konkrete që Shqipëria të jetë në të njëjtën linjë me kushtet e BE-së, për sa i përket qarkullimit të automjeteve Euro5”, u shpreh Koka, gjatë një konference për shtyp.

Nga ky ndryshim preken të gjitha makinat pas viteve 1986 deri në vitin 2002. Direktivat e Bashkimit Europian parashikojnë se makinat e këtyre viteve kanë nivel të lartë të shkarkimit të gazrave dhe nuk mund të qarkullojnë. Ky ndryshim vjen pas marrëveshjes së arritur në Paris e cila parashikon strategjinë afatgjatë për kufizimin e emetimeve të gazeve me efekt serë në atmosferë, si dhe qëllimin final për mbajtjen e ngrohjes globale nën 2 gradë Celsius.

Sipas Ministrisë së Mjedisit në Shqipëri aktualisht ka një udhëzim për sa i përket shkarkimit të gazrave por që ende nuk është zbatuar sipas direktivave të BE-së.

Niveli i gazrave

Nga data 1 Korrik 2015, drejtuesit e automjeteve që do të bëjnë kolaudimin duhet të plotësojnë normat e rritura të shkarkimit të gazrave që variojnë nga 10 për qind për automjetet e vitit 1986 deri në 60 për qind për automjetet e vitit 2002.

Qytetarët mund të shikojnë vlerat aktuale të automjetit të tyre në certefikatën e kontrollit teknik të kryer një vit më parë, dhe nëse ato rezultojnë më të ulta se normat e përcaktuara nga Ministria e Transporteve, duhet ti normalizojnë ato. Deri tani nuk e kalon testin kur treguesit mesatarë të matjeve të gazrave të shkarkimit të motorit janë më të larta se 2.5 m-1 në rastet e motorëve diezel me aspirim normal dhe 3.0 m-1 në rastet e motorëve diezel turbo. Nga 1 janari deri 30 qershor 2016, normës së BE-së i shtohet vetëm 1/2 përqindjes së aplikuar gjatë gjashtëmujorit paraardhës”, – thuhet në udhëzimin e Ministrisë së Transporteve.

Normat e lejuara të shkarkimit të gazrave sipas Direktivës së BE-së të miratuar në vitin 2009-s janë të vlefshme për periudhën pas 1 korrik 2016. Pra të gjitha makinat e vjetra rrezikojnë të mos marrin kolaudimin duke filluar nga 1 korriku 2016.

37 komente në “Makinat e prodhuara para vitit 2002 do të bllokohen”

  1. neritani says:

    Qeveri diletante.
    Sot me neser bllokon gjysmat e makinave te shqiptareve. Njerezve u lihet kohe, i thuhet deri final vit dalin jashte qarkullimit filan makina, mbas nje viti keto dhe ne fund te tre-kater viteve mund ti thuhet dynjase qe keto makina nuk mund te jene ne qarkullim.
    Makina eshte nje investim i cili parashikohet per disa vjet dhe njerzit duhet te kene rregulla te qarta sesi do te ndryshojne normat dhe jo keshtu pernjehere.

    1. kashi says:

      shtrengojani rripin akoma popollit sepse politika i ka makinat te viteve te fundit

    2. Katunari says:

      Jaguar për të gjithë…..

  2. Aldo says:

    Te nderuar Gazetare!
    Perpara se te krijoni panik shtoni edhe faktin qe nje marmite katalitike e zgjidh problemin!

  3. Shqiptari says:

    Po sa bukur kjo do te thote qe koncesionaret do kene ca pune me shume, SGS do te te mbese pa fund ne teste duke te rrjepur, dhe njerezit do ecin me gomar se makina deri ne 10Mije Euro vetem 1% e popullsise ka mundesi te bleje, pjesa tjeter mezi nxjerr muajin.

    Vete e kerkoi ky popull kete qeveri hajdute, ta gezoje tani

  4. arben says:

    Kontroll cilësisë së naftës që futet në treg.
    Kontroll cilësor të sasisë së gazrave që emetojnë automjetet.
    Politikë të qartë lidhur me kufijtë e lejuara që duhet të shkojnë gradualisht drejt atyre europiane.
    Masa e fundit penalizimet.

  5. krokodili says:

    i bie qe 40% e shqiptareve te dorezojne mjetet e tyre

    1. Shqiptari says:

      Jo me shume

  6. nardi.L says:

    Shpresoj qe lajmi te mos jete I vertete sepse do te jete padrejtesi e madhe.Si gjithmone goditet i varferi sepse te varferit kane makina te vjetra.Makinat e gjyqtareve dhe prokuroreve me siguri e kalojne testin.

  7. shpatar says:

    Ne pa u futur ne Evrope ,qe nuk i dihet se cdo ndodhi ,zbatojme normat e saje. Bota merr vendime ne permirsimin e klimes per ato shtete qe nxjerrin bioksid karboni ne nivelet 15*15 e ne shqiptaret futemi ne te njejten valle me to.NJe oxhak te mbyllet ne Kine dhe shqiptaret shpetojne nga ky ligj i ri i qeverise shqiptare .

  8. bleta says:

    I thoni ministrit Lefter Koka, se megjithese e drejte per mjedisin, kjo rendon shqiptaret e varfer se makina te reja kane vetem politikanet, prokuroret dhe gjykatesit Prape ne kurrizin e te varferit? Por ka zgjidhje te tjera si vendosje e ndonje aparati qe te zvogleoje gazerat e demshem, por jo me çekan ne koke te varferve. Eshte gabim dhe gabim i madh se te gjithe shqiptaret i kane makinat te dores dyte, perveç bosave te kriminalizuar.

  9. Hekuran Teneqja says:

    Doli dhe qarri i Likes ! Me shume skrap per të !

  10. VforVendetta says:

    Se kuptoj pse kur do te parandaloje ndotjen shteti e fillo punen nga bishti. Si fillim ta kapi nga koka pra mos te lejoje ne dogane hytjen e makinave me mbi 10 vjet perdorim. Po shteti cfare ben mire qe i lejon po per keto makina paguhet me pak dogane se sa per nje makine me me pak se dhjete vjet perdorim. Dhe cfare ndodh edhe ata njerez qe kane jashte makina me nen dhjete vjet i mbajne jashte deri ne fund te vitit per ti zhdoganuar me cmim minimal. Dhe na rrofte qe perafrojme legjislacionin me europen

  11. Qesh Shqip. says:

    keto legenat e qeveris….qe vetem shtet nuk mund te thuash e kan kontrolluar cilesin e karburantit qe mazut shitet per nafte…edhe na angli ka shum makina te vitit 2000 por nuk ka ndotje ambjeti per shkak se ka cilesi karburanti..un flas per te gjith se un vet kam nje s class te vitit 2009…por kjo esht qeveri zimbabve qe cdo muaj del nje gje te re…ptuuuu ju qifsha rracen suniteve

  12. Pallatet Agimi says:

    Po mire more zoteri Edi Rama! Po deri kur do ti lejosh keta idjote te abuzojne ne kete menyre? Po nuk te mjaftoi ajo pacavurja e tatimeve qe te futi ne qorsokak dhe u dhjeve sa edhe sot vjen te ere. Po pse more njeri i ben njerzit te te urrejne artificialisht. Mesoje mire, administrate me te poshter se kejo qe po te ushqen ty, nuk ka patur per te 25 vitet. Po si e mendon vendin ky i paditur qe ke peshqesh si minister, ky koke zi, se duke shitur nga keto lloj pordhesh behet europian?
    Ose mere vehten ne doren tende, ose jep doreheqje urgjentisht. Po eshte turp te perfundosh edhe ti me keq se Berisha e Nano. Drejt kesaj rruge je, e s’ te ben derman jo Merkeli, por edhe dreqi vete. Tobestrafullah, tobestrafullah!

  13. Altini says:

    Kete ligj e ka dhe Kosova prandaj mis beni gam-gam kot.
    Doni te vdisni nga kanceri i mushkerive nga ai tyl qe nxjerrin makinat e vjetra???

    1. mako says:

      fuck you up o altin hajduti!

      Dukesh o Tr-p qe punon tek ministria e mjedisit dhe je i leshelise

      u shofshin njerez si puna jote

    2. DIA says:

      Mo Altin mo pacavure po ku ka shtet ne Evrope qe e cakton me vit qarkullimin e makines, nese une dua te qarkulloj me nje model te 50 ose 60 kush eshte ai bir bushtre qe do me privoje, bota jep leke per ata qe duhan te marrin makina te reja i sunvesjonon jo ti ndaloje, ik ore mbushuni me gjithe kete gjoja lajm, kjo eshte qe te maten reagimet dhe duke pare e vepruar, Mero Baze me shoke nuk lene bythe pa lepire.

  14. sionisti says:

    O Qeveri, o popull !
    Nuk kuptoj c’hyn viti i prodhimit te mjetit ketu, kjo gje ka te bej me konsumimin e mjetit dhe jome vitin e prodhimit. Nje njeri e merr makinen per qejf dhe ben 2000-3000 km ne vit, nje tjeter e merr per pune dhe ben 80000 -100000 km ne vit, konsumimi i mjetit nuk eshte njelloj, keshtuqe edhe jetegjatesia e mjetit nuk eshte njelloj. Nje tjeter e merr makine prodhim te vjeter per qejfin e tij dhe e i nderron gjithe pjeset, c’hyn ketu viti i prodhimit te makines?
    Na fal o zot se keta qeveritare nuk dine se c’bejn.

  15. kuli says:

    o gomere, po si u bllokokan makinat…..mati gazin ke kolaudimi, po doli mbi normen mos e kalo…..rremuj kot

  16. qinan tafili says:

    po pse s thu ti qe do kthehet shqipnija si n koh t dull komunizmit,pa makina. perjashto bllokistat

  17. qifto ciftelija says:

    tash do ngelet qe t ken makina vec politikanet dhe kriminelat. te tjeret me bicikleta.. gamor.. autobuz
    shyqyr qe do filloj edhe treni………

  18. edepsiz katil xhahil tahyp rexhepi says:

    Une kam nje klasike 1990 me pak km. Djeg nenzine super. Pse ta mbyll?

  19. ramiu says:

    Nuk po e mbyll qeveria por samiti i Parizit kusht ne gjith boten o zoterinj Neritane!Beni nje lutje ne o.K.b.Mbase meret parasysh dhe e lejojne shqiperine te ndote ambjetet ashtu sic ben me qeset dhe me shishet pllastike por per militantet partiake ska rendesi ndotja mjafton te ndotet dhe qeveria

  20. kuq e zi says:

    une jam ne itali e kam te vitit 88 dhe kolaudimin e kalon mesemiri
    nqs doni te ulni ndotjen atehere mos manipuloni naften sepse nafta jone prish edhe makinat e reja
    edhe ne itali favorizojne makinat e reja por e bejne duke dhene bonus 1000-2000 euro dhe jo ne forme ultimatumi
    ky ligj bien era monopol maksimumi qe mund te behet eshte qe te mos targohen mbas 2002 por kto qe jane eshte kohe e humbur

  21. hajdari says:

    Ta gezoni Rilindjen bollshevike
    o katunare e proletare,
    sovrane dhe krenare !

  22. mergimtari says:

    Askund ne Europe nuk niset te nxjerre jashte perdorimit makinat nga viti i prodhimit por nga sasia e nxjerrjes se gazrave, por ne Shqiperi si gjithmone dalin disa idiote ministra, politikane deri edhe inxhinjer e propozojne e miratojne rregulla e ligje idioteske. Ju ne shqiperi se pari duhet te shikoni cilesine e naftes e benzines, se dyti duhet te liberalizoni kontrollin fizik te automjeteve, te riparoni rruget qe i kani bere pas asnje standart europian.Edhe pse nuk jeni pjese e auropes dhe mendoj se vone shume do te beheni, perse nuk kerkoni te luftoni korrupsionin por jo ky eshte per administraten deri tek kryeministri.Ju mbulofte turpi sic ju ka mbulluar pislleku, por nuik u ben me pershtypje.

  23. mic says:

    mire tju behet

    A votuat per ta ,mire ja u bejne

    Nuk keni pare gje akoma !

    votojini prape qe tju q–e robt e shtepise

  24. gero says:

    Nuk eshte fare e vertete qe Evropa nxjerr nga qarkullimi makinat e para 2002.
    Nqs makina eshte e vjeter por e mirembajtur dhe ploteson kushtet teknike dhe ate te ndotjes se ambjentit lejohet te qarkulloje.
    Po keshtu ndodh vetem ketu ku hajdute e mafioze qe kane zanat mashtrimin ,vjedhjen ,vrasjen vijne ne pushtet dhe duan te bejne ligjet.

  25. Halil says:

    Edhe te drejten per te patur nje makine ( u kujtohet qe para vitit 1990 nuk lejoheshin motocikletat me tre rrota ? ) po na e heq Qeverria , tani mbetet vetem dyrrotaku !!!!

  26. Soni says:

    A deshem rilindjen……ja ku po rilindim te gjithe si popull. Po dhe ne Amerike ka ne qarkullim makina te viteve 1970.

  27. Toni says:

    SGS i qifsha motren te shkon 2 dite ne rralle me ba nji kolaudim

  28. Xixa says:

    Isis qe u tha se do kryente sulme e ne Tirane,do zoti vjen e ja leshon brenda parlamentit qe te shpetoje ky popull nga :baballaret: e kombit. Ore po se lane kete popull ta zere gjumi nje dite rehat.

  29. Endri says:

    hajt te nxisin makinat e reja, shitjet e tyre,
    E dini kush i shet apo jo?

    Politika monopoliste, pa marre parasysh asnje efekt social..

    Beni ore nje analize, cfare beni keshtu?

  30. spiro says:

    Ne USA dhe ne disa vende te BE ka ne qarkullim makina te viteve 50 e 60 te shekullit kaluar.
    Nuk ka rendesi viti i prodhimit o gazetaro-deputeto-qeveritare , eshte niveli i gazrave dhe mirembatje e mjetit dhe ne cfar shkalle eshte amortizimi i tij.

  31. sp says:

    kjo i ngjan nje tregimi futuristik se pleqet me moshe mbi 65 vjec duhet te vdesin sepse pengojne dhe ndotin ambientin me uf uf apo pordhin.E cka nese eshte plaku vital dhe na duhet si keshilltar.
    Per keso veprime populli paralajmerohet 5 vite me pare.Turqia me nje ligje te tille ishte e sinqerte me qytetare dhe ju ka blere veturat e vjetra .Ose zgjidhja tjeter eshte regjistrimi i veturave vjetra me tarifa me te larta si penallti ,pra ndotja mbulohet me demshpeblim.

  32. vani says:

    i heqim na ..po te na demshperblejn..makina ime asht e 87 Mercedes benz 200 D por asht ne gjendje te shkelqyer dhe i ploteson te gjitha normat.pse me i heq???veç ktu ke na ndodh kjo gja se neper vende e botes nuk bahet kjo gja .
    po mire na bani se jemi popull injorant neve ..nuk ngrehemi ne grev qe ta shpartallojm parlamentin sic ben bota .po rrim si te degjeneruar.turp e thoni pastaj pse nuk hecen shqiprija .e pse ikin shqiptart po qendrohet ne ket vend ku cdo gja po merr fund..?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje