Sekreti poshtë bunkerit (dhe historia e 750 mijë të tjerëve)

13 Dhjetor 2015, 21:34Sociale TEMA

Pse u ndërtua bunkeri te Ministria e Brendshme që ka fyer kaq rëndë Partinë Demokratike?

Në fillim të shtatorit ishte Artan Shkreli që njoftonte arsyen e ndërtimit të tij:

“Eshte hyrja per nje strehim antiatomik te luftes se ftohte. Aty poshte eshte nje strehim antiatomik me 60-70 zyra qe eshte mekat te rrije i varrosur e pa asnje funksion… Te pakten keshtu mund te sherbeje per te kuptuar monstruozitetin e luftes, regjimit dhe ideologjive”, shkruante Shkreli në Facebook në 8 shtator.

Në mes të shtatorit pati një protestë të ish-të përndjekurve, pas së cilës u njoftua se bunkeri-hyrje do hiqej, por me sa duket nuk u lëviz..

Tre muaj më pas, në 8 dhjetor, një grup protestuesish me liderat e PD në krye luftuan me bunkerin për orë të tëra.

Shqipëria ka mbi 700 mijë bunkerë të tjerë. Si është historia e tyre?

Në fillim të vitit 1971 u zhvillua në Tiranë Plenumi i 12 i Komitetit Qendror të PPSH-së, ku u diskutua ideja e “fortifikimit të vendit”.

Projekti u mbështet fort nga kryeministri Mehmet Shehu dhe një grup specialistësh si Mero Backa, Alfred Moisiu, Josiv Zegali etj.

Modeli shqiptar i bunkerëve u realizua pasi u konsultuan të gjitha sistemet e mëparshme që nga vija Marzhino deri tek lufta në Vietnam.

Sipas literaturës së kohës, bunkerët shqiptarë ishin të aftë të përballonin të gjitha armët e kohës, por edhe armët kimike dhe bërthamore me fuqi deri në 20 kiloton.

Prodhimi i bunkerëve nisi menjëherë dhe prova e parë e tyre u krye në vitin 1975 në Grykën e Këlcyrës. Prova e dytë u krye në Peldhja të Sarandës në vitin 1976.

Brenda bunkerëve u vendosën kafshë të gjalla dhe më pas nisi bombardimi. Në Sarandë u hodhën mbi 1000 predha artilerie dhe më pas aviacioni hodhi mbi 100 bomba 50 kg, 250 kg dhe deri në 500kg. Bunkerët i rezistuan bombardimeve dhe kafshët brenda mbijetuan.

Më pas Byroja Politike vendosi atë që njihet si bunkerizimi i Shqipërisë.

Fortifikimi masiv nisi në 1975 vazhdoi deri në vitin 1985, kur vdiq Enver Hoxha.

Në një video që qarkullon online ku pasqyrohen sipas hartuesve “diktatorët më të çmendur”, për Enver Hoxhën thuhet:

“Ndërtoi 750 000 bunkerë prej çimentoje, në një kohë kur vendi kishte një popullsi prej vetëm 3 milionë, për t’u mbrojtur nga ndonjë sulm i jashtëm”.

Hoxha renditet i treti. Atij ia kalon vetëm Mobutu Sese Seko, ish- dikatori i Republikës Demokratike të Kongos dhe Saparmurat Niyazov nga Turkmenistani që emëronte muajt e vitit sipas emrave të familjes së tij./ Dita

20 komente në “Sekreti poshtë bunkerit (dhe historia e 750 mijë të tjerëve)”

  1. ylli says:

    bunkeret ishin dikur se tani nuk ka mbetur as nje sepse i shkateruan per ie mare ekurin ,

    1. andro-meda says:

      Sikur, larg qoftë, të plasi lufta e tretë botërore, çdo të thonë për bunkerët e Enverit?

  2. ka.li Sadijes se XENIT says:

    Ne ish Shqiperine,tashme e quajtur Bathore kane ngelur vetem idjotet politikanet e shkaterrimit dhe ‘GAZETARET’ qe kane zevendesuar GOMARET qe jane therur——Prandaj dinastija Berisha !do mbijetoje ne perjetesi se e ndjekin pas ‘njerez me bisht,’dhe serbo-kosovare

  3. ardi mamurrzaku says:

    TY DHE ATYNE SHKERDHATAVE TE TJERE.
    AI NDERTOI BUNKERE E TUNELE…
    POR NDERTOI DHE RRUGE,HEKURUDHA TE ARSIMOI YT ATE,SE T’GJITH ISHIN ANALFABETE,INDUSTRIALIZOI VENDIN,DHE SHUME,E SHUME VEPRA TE TJERA-
    ISHIM MESJETE O BOLE KANARI….!!!

  4. ,Qerosi says:

    Bunkeret u ndertuan mbas prishjes se maredhenjevet me Kinen dhe nderprerjes se punimeve ne shume vepra qe ndertoheshin me ndihmen e R.P. Te Kines. Si rjedhim i kesaj mbeten shume kapacitete te lira ne prodhimin e materialevet te ndertimit sidomos hekurit dhe cimentos mbyllja e te cilave do te shkaketonte nje krize shume te rende dhe papunesi qe mund te renonte gjithe shtetin, keshtu qe kjo e shtyu krizen per nje periudhe deri ne vitet 85 , mbas te ciles nuk kishte me shprese per te mare vehten. Ishte nje artifice si puna e strucit qe fut koken ne rere kur i afrohet reziku. Ne ate periudhe askush nuk e kercenonte me agresion Shqiperine sidomos mbas daljes nga traktati Varshaves.

    1. DEVOLL VARDARI - GOSTIVARI says:

      Apartamentet e shëmtuara u ndërtuan për të rezistuar komoditetin revizionist, apo jo.
      Mendja e shëndoshë nuk do shkatërronte bunkerët. Gomarllëqet tona nuk marrin fund….

  5. teodor says:

    Nuk jeni te sakte ne personat per te cilet ju thoni se e mbeshteten. Mehmet Shehu dhe Byroja Politike nuk eshte se e mbeshteten. Ata e propozuan dhe urdheruan zbatimin. Tre personat e tjere ishin ata qe do projektonin bunkeret dhe do caktonin pozicionet ku do vendoseshin bunkeret. Kjo sepse ishin drejtues te Drejtorise se Xhenjos ne Ministrine e Mbrojtjes. Alfred Moisiu ka qene drejtor i kesaj drejtorie, ndersa Menduh Backa (dhe jo Mero Backa si shkruani)dhe Josif Zegali ishin inxhinjere xhenjere. Josif Zegali, me pas eshte burgosur, pikerisht pse nje bunker gjate proves me bombardim, nuk rezistoi. Pikerisht, ky fakt ka frymezuar Kujtim Cashkun te beje filmin Kolonel Bunker.

    1. Bunkeri si Hyrja ne Pluhur-Alizem says:

      Po lere o Theo…
      lere Cashkun e Dores se Ngrohte (qe shkoi u botua edhe ne Paris,
      me ndihmen e Gjeneralit…) Kerkuan ta paraqesin te arsyeshme, dhe Enverin te prirur per hapje, si Titon
      Mos i zini me ngoje Dite e nete qe Mund te …Kishin Ardhur…se tashme nuk nxjerrin me askerrkund…
      Ti vete je per se mbari si njeri, por mos u perzje me te pa cipet…

  6. nardi says:

    luften trete boterore ne do ta fitojm

  7. niko says:

    Bota armatoset ne prishim mbrojtjen Kuadrot e ushterise punojne bojaxhinj dhe roje nate ne emigracion

    1. Bunkeri si Hyrja ne Pluhur-Alizem says:

      Je vone, Niko,
      harrove ç’i punuat “mikro-borgjezise” pas gjoja clirimit?!
      Kujto se paku tuajet, Sejfulla Maleshoven, a nuk e vute te bente samare ne Fier?! Sepse samare ju duheshin, apo jo?! Mbajeni tani!

  8. funerali says:

    epo juve te temes jeni vertet plera. si mund ta krahasoni enver driten me mobutun e kongos qe grabiti 15 miljard dollare popullit te tij. mobutu ishte nje ndyresire qe ruajti interesat amerikane ne afriken ekuatoriale deri ne vitin 90′ duke vrare e plackitur dhe lene ne mjerim ekstrem bashkepatriotet e tij bythezinj.

  9. Zyfer Caco says:

    Qoftë larg lufta se do i kërkoni bunkerët e ENVERIT por edhe kur të vraponi “si çifuti në shkretëtirë skini për ti gjetur”.

  10. Bunkeri si Hyrja tek Liqeni says:

    Keta dine vetem te deshtojne ne menyre spektakulare!

    Bunkeri na qenka ngritur si kapak/dere, per te hyre ne tunelet antiberthamore!!!

    Edhe tek Liqeni/Kodrat e Tiranes, keshtu u miratua projekti/tenderi: do beheshin nje tufe Pallatesh, nen te cilet do kaloje per te dale ne Gjelberim!

    Reagoi shoqeria civile (jo PD-ja) dhe projekti mbeti projekt. U tha se do kthehet ne Shtator, por iku dhjetori dhe hicm nuk po lalis gje!

    Bunkerin nuk e rrezoi as Luli as Berisha, se nuk ua mbante, ben vetem sehir, turp per te dy, por Te Persekutuarit aq mire ben qe e shkurorezuan sa…edhe pse nuk kishin pse ndiznin zjarr atje, te ngrohej berisha…

  11. Vizionari says:

    300 000 jane jo 700 000 apo 1 milion sic thone disa .

  12. Plaku says:

    Ne Shqiperi jane ndertuar vetem 170.000 bunkere. Shikoni dokumentet ne “Bunker-art” se tashme jane bere publike. Shifra 750.000 bunkere eshte genjeshter POLITIKE. Se del si puna e shokut Sali kur tha per akuzat ndaj Fotos Nanos per “rkiminel”, “Padroni Droges”…. “Ato ishin akuza politike!!!”, pra loje. Ndaj kuja i duhet per “loje propagandistike” le te luaj me ate shifer nga menjgezi ne mbremje.

  13. Beba says:

    Bunkeri aty ne qender te Tiranes duket si jo vend i pershtatshem dhe vertet te le shije pakenaqesie..mbase do ishte me e udhes te vendoset ne nje vend tjeter…

  14. xoni says:

    Te ashtuquajturit te persekutuar(se edhe ata shumica kane qene komunist)nuk kane cti bejne bunkereve te gjalle si saleh serbi me companine e sigurimsave qe jane ne PD dhe meren me bunkeret e betonit

  15. anticensurë543 says:

    “mostruozitet i regjimit”sepse paska ndërtuar një bunker në ministrinë e brëshme,në ministrinë e mbrojtjes???
    mostruozitet është ky i sotmi që nuk kemi asnjë aftësi mbrojtëse!!
    mostruozitet jemi ne që quajmë skënderbeun vasal të napolit dhe vetë shpresojmë të mbrohemi ngaaaaa perëndia,sepse në nato janë të njëjtat shtete që na kërcënojnë kufijtë,pretendojnë të ndërrojnë kufijt!!
    nëse kjo që thoni”mostruozitet i regjimit” për bunkerët shqiptarë,të një shteti që ka qënë i pushtuar coptuar deri 100 vjet më parë,që është sulmuar më pakë se 70 vjet më parë,që akoma sot qarqqet shoviniste të greqisë,përfshirë dhe të gjitha qeveritë e saj,pretendojnë se janë në gjëndje lufte me shipërin,pretendojnë teritore të shtetit shqiptar,atëherë çfar duhet të themi për shtetin zvicerian që për nga bunkerizimi është shumë më shumë i bunkerizuar se shqipëria??
    nëse shteti zvicerian që pas napoleon bonapartit,200 vjet më parë,nuk ka pasur asnje lloj kërcënimi,përfshirë 2 luftërat botërore,mund të quhet çmëdnuri armatimi i tij me armët më moderne?mund të quhen halucinacione kolektive ndërtimi i strehimeve bërthamore??
    mund të quhen idiotësira armiqt imagjinar që shohin qeveritë zviceriane??
    kështu o shkrel shkërdhata,e shumë shkërdhata të tjera të tredhur në tru,unë i shoh më të çmëndur zvicerianët se enverin!!enveri jetoi dy luftëra,një sulm direkt dhe provokacione të përvitëshme,kurse zvicëra nuk ka jetuar dhe nuk është kërcënuar ASNJËHERË në 200 vjetët e fundit!!

  16. ageli says:

    Nje cik levizi rusi ne siri ,dhe u mobilizua bota,po ne kohen e enverit,i cili jo vetem i perzuri ruset nga shqiperia,por u mori dhe 4 nendetset ,pra gjysem pergjysem dhe sua beri terr.Kurse tani bejne lloqe kavaje.Serbi ka bere bazen me te madhe ushtarake ne kufi me kosoven,rusi po ashtu sipas shtypit do ndertoj prap nje baze po ne kufi me kosove,dhe keto bunkere mund te vi dita qe ti pastrojne perseri si ne 99, kur filloi lufta ne kosov.5 mije lek te vjetra per cdo bunker te pastruar. KUR MOS THUAJ JO.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje