Përfitoi 80 ha tokë për ndërtimin e një varreze private, tërhiqet vëllai i Parid Carës: Më bënë keqbërës dhe hajdut

12 Dhjetor 2015, 17:00Sociale TEMA

Në disa portale online sot është botuar një lajm, se vëllai i deputetit socialist Parid Cara, bashkë me disa kompani të tjera, kanë përfituar një hapësirë prej 80 ha për të ndërtuar një varrezë private.

Pasi kjo gjë u konsiderua si një skandal, ka reaguar vetë Besim Cara, vëllai i Parid Carës.

Ai thotë se ka punuar për vite të tërë në emigracion, e ka filluar nga zero dhe se sot ka partnerë në Kanada dhe SHBA në fushën e funeraleve.

Nëse për mediat shqiptare jam fajtor qe im vëlla është deputet, kjo nuk me bën fajtor mua po tregon mentalitetin e tyre. Ne këtë jetë askush nuk me ka dhuruar asgjë dhe toka ne fjale nuk është dhurate për mua, por një truall i vënë në dispozicion ligjërisht nga qeveria (jo nga Edi Rama) per te investuar për një shërbim dinjitoz qe njerëzve sot ne Shqipëri u mungon totalisht. Ndërkohe që të vdekurit sot në vendin tonë varrosen njëri mbi tjetrin dhe te gjesh një varr është bërë si të gjesh flori, politika megjithë media nuk lënë ide biznesi dhe biznesmen të suksesshem pa u munduar ta varrosin per se gjalli” – shkruan Cara.

Më pasi ai thotë se u udhëhoq nga dëshira për të bërë diçka të mirë, por pa cenuar punën e vëllait që është në politikë.

Prandaj me keqardhje i kam lajmëruar menjëherë ortaket e mi se do te tërhiqem menjëherë bashke me kuotat e mia dhe i kam sugjeruar te tërhiqen edhe ata. Sepse te investosh ne Shqiperi duhet te përballesh jo vetëm me sfidën si investitor po edhe me stresin e tepër psikologjik mbi gjithë familjen, përderisa kush shpif me paratë e popullit quhet politikan apo gazetar dhe kush investon paratë e veta quhet keqbërës dhe hajdut. I pafte hajrin ai popull njerëzve qe i tregojnë përralla me gogolë!”, e mbyll reagimin e tij Besim Cara, vëllai i deputetit socialist.

28 komente në “Përfitoi 80 ha tokë për ndërtimin e një varreze private, tërhiqet vëllai i Parid Carës: Më bënë keqbërës dhe hajdut”

  1. X says:

    Varreze private” po ku ka varreze private more delenzhi.
    Rrace jeniceresh ptuuuuuuu

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Te gjitha varrezat jane private more kodosh ne vendet perendimore.. Mund te jesh aq parazit, sa kerkon dhe shtetin te behet pergjegjes qe te merret me te vdekurit..

      1. i i i says:

        Po po te drejte ke, varrezat private jane, por jo me toke te dhene me VKM nga kryeministri pa konkurs, vllait te nje deputeti te tij (qe do ta bej dhe kryetar bashkie ne kavaje)

      2. Argita_B says:

        Varrezat jane municipale, pra prone e bashkise kurse sherbimet funerale jane private. Nuk duhet ndonje kopetence e madhe per te administruar nje toke ku njerezit te prehen te qete kur ndahen nga kjo bote.

    2. mumi says:

      VEllai i Cares eshte legen dhe hajdut. PSe e merr nje vella deputeti. PSe nuk e merr nje agjensi funeralesh. PAstaj pikesepari duhet qe vete shteti te kujdeset per keto gjera. Kur e paska token te varrosen njerezit se skane ku te kryejne funeralet. MAskarenjte. Cdo gje duan ta privatizojne. Plerat e PS.

    3. gagiu says:

      po private jane ka ne gjithe boten po token shko dhe bleje .paridin e ka mesuar prifti ferrares .pyeteni shqipetaret kur i vdes nje ne itali pa lejen e kishes nuk degohet ne shqiperi .paridin e ka mesuar prifti ferrares miku i tij qe e ka rritur .si mbas vendit behet kuvendi parid cara ate qe ben prifti ne itali ti don ta besh ne shqiperi .po shqiperi nuk eshte itali trgoi shqiperise kush eshte sponsori juaj .eshte prifti ne ferrara se ti te ishe i zgjuar nuk shkoje ne shqiperi

  2. stela says:

    Mos e rruj fare o daku, merr shembull nga Vali Leskaj.

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Pucist. Leket e tua nuk i duam.. Njeh dhe Kokedhimat ti.. Ne pa buke rrijm dhe pucista s’leme te bejn biznes ne token tone “pjellore”..

  4. SHKODRA says:

    Besa,more zotni,i ke rene shenjes…
    Ketu eshte gjynaf te investosh para djerse…
    Truall qe nuk e do punen,punetorin por do hajdutin dhe kriminelin…

  5. eu says:

    Qe qeverite qd vijne bejne 1000 td zezat per kete nuk eshte fsjzor populli. Ky eshte populli me budalla ne bote, hesht kur nuk duhet te hesht dhe bertet kur duhet te hesht.

  6. i i i says:

    Mos na terhiqesh dhe ti si ilir meta njehere e nje kohe qe tha une e lej mandatin hahaah

  7. KRITIKU says:

    Aty eshte problemi, tek toka… Se po ta kishe blere token askush nuk do te fliste. Po ti kerkon te besh biznes me nje toke qe ta ka falur partia. Rrace hajdutesh…

  8. ustai says:

    Eh C’vete mor amani c’vete, Cohet vellai edhe ja dhjet te vellait huhuhhu

    thua te kete hequr dore miluaaa eeeee. ncuq ncuq se besoj

  9. 12122015 says:

    Na mbushe mendje , po pse vetem ti qe vjen nga kanadaja ishe i afte per kete gje, po skishte te tjere. nese procesi do ishte transparent mund ta fitonte kushdo, qofte dhe ti me kompanine tende.

  10. Maksi says:

    Mos ik aman se na ngelen rrugeve,e pastaj kemi Kocon meqe do dali lojtar i lire !

  11. I plotfuqishmi Karaj i Rajonit nr. 1 says:

    Mire e ke, nuk e ke keq, po ne ketej na marrim me qafe policet e shefat e Rajoneve. Nje parkim mbrapa Minibashkise nr 2 e ka ne perdorim ky “i plotfuqishmi Karaj”. Te gervishin makinen nese nuk parkon te ky. 15 mije lek muaji. Nuk e ngacmon njeri sepse ky derdh kuote mujori te shefi i krimeve te rajonit nr 1. Nese guxon e flet te ndersejne larot e krimeve e rrezik te fusin ndonje cigare hashash ne makine e te besh burg si per 1 ton hashash.

    Ku eshte ai Berisha me qytetarin dixhital qe denoncon ? ?

  12. br says:

    Po e pati fituar me tender ka te drejte. Ti boj varrezat edhe ne qender te Tiranes. Ku,me tenderin e drejte te Bashes,e keni dhe fushen gati.

    Mos jepni pergjigje “pa tender”

  13. erion brace says:

    eh more Besim! ketu njerzit nuk kane besim more Besim! pse duhet te kemi besim ne Besim se ti je me i miri? me beso Besim se nuk ka ndonje arsye qe ta marresh ti ate toke Besim dhe jo ndonje Besim tjeter! kam besim se ti e ben ate pune shume mire Besim

  14. tetanozi says:

    Nuk e kuptoj pse duhet te terhiqesh nqs cdo veprim i joti eshte sipas ligjit. Keshtu le me shume dyshime per sistemin se si jepen koncesionet.

    1. i i i says:

      Nuk eshte sipas ligjit, vkm qe eshte dhene shkel ligjin. Smund ti teket kryeministrit tw japi nje tok kujt ti doj trapi pa tenderim apo gare.

    2. Maryland says:

      @ tetanozi

      ..edhe une jam dakord me ju.
      Perse terhiqet ? Dicka e ka patur me hile !!!

  15. Thanasi qe ta plasi says:

    Ou e paska perfituar token nga qeveria. Se qeveria nuk e mban dot per vete. Ne fakt i duhet nje ndermjetes qe te marri rryshfetin. Si dreqin fitojne vetem keta qe jane te lidhur me qeverine

  16. Ira says:

    Kur është hapur tenderi për këtë problem? Pse të jepet sipërfaqja e tokës pre 80 ha? Do ta bësh këtë biznes, bleje tokën, paguaj taksat për atë tokë, që ia ndërron destinacionin, sepse si rregull është tokë bujqësore, pastaj vazhdo biznesin. Ja kjo është e tëra. Ti do të tërhiqesh, ju ke thënë edhe partnerëve, që janë të huaj, por ama ata nuk do të tërhiqen. hahahahahahahahahahahahahahahah.

  17. dulla says:

    nje bie mijra ngrihen ,nuk ta ka mbajt ta kan fut….??

  18. Toni says:

    Terheqja eshte pasiguri ose ste del llogaria.ti je shqiptar dhe jo u huaj qe mund te mbetesh gojehapur nga shqiperia.thuaje tric kjo pune ska interes per ty ku i vdekuri ska interes pasi te gjallet jane shume te varfer per te shpenzuar para per te vdekurit.

  19. Grigor says:

    Tani koncesionet mbaruan. Vetem te vdekurit kane mbetur pa u privatizuar. Rripini shqiptaret per se gjalli, rripini edhe te vdekur.

  20. fieraku NGA ferrasi says:

    Ky qe ka punuar ne amerike
    E di mire qe prona eshte e shenjte
    Pervecse shqiperine ne cdo vend te botes.
    Ky petfiton nje toke me vkm,
    E rrethin me nje gardh dhe e shet me dollare meter katrorin
    Po ceshtja eshte
    Si u shitka nje toke e pablere?
    Per kete duhen pyetur drejtoret e aluiznit te berishes e rames qe
    Kane eksperience ne kete fushe.

  21. palcen says:

    ne qershor te 2013 po thoshja disa miqve qe sala nuk vazhdon me te jet ne qeveri dhe do ja leri PS pushtetin se per 8 vjedh pd i shiti dhe mori me concesion cdo gje gje kishte shqiperia dmth hengri mishin dhe kocken e shqiperis dhe la vetem palcen qe keta te PS po han tani.
    mir te na behet se jemi i till popull

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje