Këshilli i Europës do të monitorojë zbatimin e ligjit të Pronave

11 Dhjetor 2015, 18:32Sociale TEMA

Nga Lindita Çela

Të enjten, Këshilli i Europës botoi vendimet dhe rezolutat e marra nga Komiteti i Ministrave për të Drejtat e Njeriut gjatë mbledhjes së fundit në datat 8-9 dhjetor, ku përfshihet dhe një qëndrim mbi ligjin e ri të kompensimit të Pronave të sekuestruara nga regjimi komunist, i cili u miratua një javë më parë nga parlamenti shqiptar.

Në vendimin e tij, Komiteti shfaqi kënaqësinë e këtij institucioni, që ligji i ri i Pronave në Shqipëri krijon një skemë kompensimi, si “një hap pozitiv mbi kthimin e pronës ish pronarëve”.

Megjithatë, Komiteti i Ministrave nënvizoi që detajet e skemës së kompensimit duhet të përcaktohen nga aktet nënligjore dhe i ka kërkuar qeverisë shqiptare t’i paraqesë këto akte, në mënyrë që të japë një vlerësim e plotë.

Komiteti gjithashtu i ka kërkuar qeverisë të shpjegojë se çfarë hartash për vlerësimin e pronës do të përdorë për skemën e re të kompensimit si dhe metodologjinë e saktë të përpilimit të tyre.

Gjithashtu, Komiteti inkurajoi autoritet shqiptare të mos e kursejnë mbështetjen logjistike, financiare dhe njerëzore për implementimin e ligjit. Ai i kërkoi qeverisë t’i dorëzojë një plan veprimi të përditësuar, në mënyrë që të monitorohet implementimi i ligjit.

Komiteti i kërkoi qeverisë që t’i vërë në dispozicion informacionin e kërkuar deri me 30 Janar 2016, në mënyrë që të vlerësojë progresin në implementimin e ligjit dhe të sigurohet se mjetet e vëna në dispozicion bëjnë të mundur që mekanizmat e krijuar të jenë efektivë.

Ligji për “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronës,” u miratua nga parlamenti me votat e maxhorancës më 5 dhjetor.

Projektligji i jep të drejtë qeverisë të kompensojë me çmime shumë më të ulëta se sa realiteti i tregut të gjitha pretendimet e regjistruara në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, që nga viti 1993 si dhe krijon kushtet për të pranuar kërkesa të mëtejshme.

Projektligji thotë se çmimi me të cilën do të vlerësohet kompensimi i një prone do të jetë ai i përcaktuar me vendim të qeverisë, i njohur si “harta e vlerës” së pronës, e cili është miratuar në korrik 2014.

Ligji i aprovuar nga parlamenti vjen në kontekstin e detyrimeve që rrjedhin për shtetin shqiptar nga vendimi pilot i Gjykatës së Strasburgut mbi çështjen  “Manushaqe Puto dhe të tjerë kundër Shqipërisë.”

Ky vendim i marrë në 17 dhjetor 2012, i detyronte autoritet shqiptare të krijonin një mekanizëm të zbatueshëm për kthimin dhe kompensimin e pronave, ndryshe Gjykata kërcënonte se do të pranonte kërkesat e ish-pronarëve në tërësi, duke i ngarkuar shtetit shqiptar një faturë prej qindramilionë eurosh, gjë që mund të sjellë efektivisht falimentimin e shtetit.

Raporti i vitit 2014 i Gjykatës së Strasburgut tregon se 366 çështje kundër Shqipërisë janë të depozituara aty, në pritje të një vendimi.

Në  një deklaratë për shtyp të mërkurën, avokatja e shtetit Alma Hicka, e përshkroi vendimin e Komitetit të Ministrave për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës, si miratim të skemës së re të kompensimit të pronave si një zgjidhje e përshtatshme për detyrimet që rrjedhin nga vendimi pilot i gjykatës.

“Një sërë delegacionesh përshëndetën arritjet e autoriteteve shqiptare në kuadër të zgjidhjes së këtij problemi kompleks, mirëpritën miratimin e Ligjit në Parlament dhe shprehën mbështetjen e tyre për Qeverinë Shqiptare,” tha Znj. Hicka nëpërmjet një njoftimi për shtyp.

“Në përfundim të mbledhjes së Komitetit të Ministrave për të Drejtat e Njeriut, delegatët e këtij të fundit dolën me vendim mbi çështjet Shqiptare, në të cilin vunë në dukje me kënaqësi ligjin për ngritjen e skemës së kompensimit për pronën e shpronësuar gjatë regjimit komunist, i cili është një hap shumë pozitiv për t’i dhënë fund problemit të gjatë të kthimit ose kompensimit  të pronës ish-pronarëve,” shtoi ajo.

Shoqatat që përfaqësojnë interesat e ish pronarëve nuk bien dakord. Ato e kanë kundërshtuar ligjin si një zgjidhje të papërshtatshme, që në vend të përmirësojë situatën e individëve të shpronësuar nga regjimi komunist, e përkeqëson atë.

“Zgjidhja e propozuar shkel haptazi të drejtat e fituara dhe barazinë midis shtetasve. Interesi publik nuk mund të mbrohet duke shkelur të drejtat e individit,” thotë Shoqata Kombëtare e të Shpronësuarve “Pronësi me Drejtësi,” një nga grupet e interesit që e ka kundërshtuar ligjin.

Ky grup interesi është i bindur se ligji zvarrit akoma më shumë procesin e shqyrtimit të dosjeve në Gjykatën e Strasburgut, nuk jep garanci për realizimin e procesit të kompensimit dhe kufizon të drejtën e ankimit te pronarëve.

Përtej vendimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, mbetet e paqartë nëse Gjykata e Strasburgut do ta pranojë ligjin si mjet të përshtatshëm dhe të pezullojë vendimet për çështjet tashmë të paraqitura përpara saj.

Më 10 nëntor kjo gjykatë mori një vendim mbi çështjen ”Sharra dhe të tjerë kundër Shqipërisë,” ku pa e paragjykuar projektligjin, i cili u aprovua në parlament një muaj më vonë, urdhëroi  kompensimin e ankimuesit në bazë të hartës së aprovuar në 2008, e cila është përdorur në mënyrë konsistente dhe në çështje të mëparshme.  Nëpërmjet këtij vendimi, Gjykata i dha 12 pronarëve të shpronësuar 5.3 milionë euro kompensim për pronat e konfiskuara gjatë regjimit komunist.

Në këtë kontekst, gjykata vlerësoi që harta e aprovuar nga qeveria në 2014, mbi të cilën bazohet ligji i ri nuk reflekton vlerën e tregut, duke ngritur dyshime se ajo do ta pranojë ligjin e ri si një mekanizëm të përshtatshëm që i jep zgjidhje problemit të kompensimit të ish-pronarëve në Shqipëri.

6 komente në “Këshilli i Europës do të monitorojë zbatimin e ligjit të Pronave”

  1. A says:

    Ligji per pronat duhet te jete njelloj si e kane vendet dhe shtetet Evropiane qe nuk kane qene nen sistem komunist dhe SHBA-ja. Te tjerat jane brockullat e rradhes qe na kane servirur keto 25-se vjet PARTIA DEMOKRATIKE (Sali Berisha, Lulezim Basha), PARTIA REPUBLIKANE (Fatmir Mehdiu), PARTIA SOCIALISTE (Fatos Nano, Edi Rama) dhe LEVIZJA SOCIALISTE PER INTEGRIM (Ilir Meta).
    A dinte shteti dhe qeveria pas dates 29 NENTOR 1944 te grabiste, te shtetizonte pronat e shqiptareve per 2-3 vjet, ashtu edhe pas VITIT 1990 shteti dhe qeveria te bente shperndarjen dhe dorezimin e pronave per 2-3 vjet atyre qe ja mori.
    U bene 25-se vjet qe shteti dhe qeverite tallen me pronaret e trasheguar, te vertete dhe te ligjeshem qe i quan ISH PRONAR. Turp me te madh nuk ka.
    QEVERITE qe erdhen ne te ashtuquajturen demokraci zbatuan me perpikmeri udhezimet dhe direktivat e KATOVICES qe ISH PRONAREVE jepni nga nje leter ne dore per pronat dhe sorollatni nga zyra ne zyre, nga institucioni ne isntitucion dhe nga gjykata ne gjykate.
    Pamvaresisht se ISH PRONARET qe ne fillim ishin ne dijeni dhe i kishin lexuar udhezimet dhe direktivat e KATOVICES, moren letrat ne dore dhe u sillnin poshte e perpjete dhe pranonin talljen dhe neperkembjen qe i benin politikanet, pushtetaret, qeveritaret dhe gjyqtaret sepse e treguan vehten komplet tarallake, frikacake sepse edhe kur ecin ne rruge dallohen nga te tjeret sepse flasin me vehte, e mora se mora dokumentin e pronave, hyra ne kete zyra dhe dola nga kjo gjykate. Pra, komplet njerez te peshtire dhe pjerdhur nga mendja. Fatet dhe interesat e vehta ja lane ne dore komunistit dhe bashkepunetorit te sigurimit, agjentit SALI BERISHA me pseudonimet “PENICELINA” dhe “BISTURIA”, por edhe elementeve te ndryshem te Partise Republikane qe i mashtronin dhe i genjenin naten dhe diten sipas qejfit.
    Principi i ISH PRONAREVE eshte qe GESHTENJAT e PJEKURA nxirren me duart e te tjereve ose me mashe dhe keshtu e hane vazhdimisht sapunin per djathe sepse nuk jane as trima dhe as burra qe po tallen te gjithe me ta.
    Tani ka dale nje fare menxyre EDI RAMA qe po tallet keq me ISH PRONARET sepse kerkon qe edhe pronen t’ja vleresojne qeveria sipas deshires dhe qejfit duke i bere deri presion ne GJYKATEN e STRASBURGUT dhe ne INSTITUCIONET e BASHKIMIT EVROPIAN. Pra, jo kthim prone por kompensim prone me 5(PESE) LEKE. Ne nje kohe qe pronat para 29 NENTORIT 1944 jane blere jo me letra monedhe, POR me MONEDHE FLORI/AR.
    Pra keto jane ISH PRONARET qe tani nuk bejne tjeter por fusin gishtat e dores ne ANUSIN e vet dhe pastaj i fusin ne goje dhe i lepijne.
    Talluni ju politikan, talluni ju qeveritar, talluni ju pushtetar se keni 25-se vjet qe talleni me shtresen e ISH PRONAREVE, mira ja beni ketyre koqeve dhe loqeve. Tung.

  2. Jak-Boston says:

    Kesaj Europes kurve iu deshen 25 vjet kohe per tu kujtuar per pronaret e ligjshem shqipetare.
    Europa duhet te iu thote qeveritareve dhe shqipetareve se ska integrim ne Europe pa u rrespektuar te drejtat e njeriut dhe e drejta e prones eshte pjese e te drejtave te njeriut.
    Europa kurve beri mire qe nderhyri per te drejtat e LGBT ne Shqiperi por kete gje nuk e beri me te njejten force per te drejtat e njeriut ne Shqiperi ku nuk jane vetem pronaret e ligjeshem por edhe ata qe nuk iu dihet varri te zhdukur nga diktatura.
    Prona tek i zoti pasi ndryshe Europa do kete nje zgjarr qe do digjet me shekuj brenda saj pasi shqiptari shqipetar ka qene dhe ashtu do jete pamvaresisht se ku integrohet.

  3. mesuesi says:

    Nuk ngeli fshatar e gomar pa marr toke qe nga bariu Sali me kelyshet e tij Zeni,Argita e deri soj soj ndyresirash dhe sot bertasin se iu vjen keq per pronaret.Pronaret e vertete shumica rrine dhe veshtrojne hajdutet e dallkauket.Mua pushtuesi ose komunizmi i Enverit nuk me demtoj me shume se kjo lloj demokracie ku nuk me kane kthyer as shtepine,trojet pyjet,kullotat pra asgje.

  4. lili says:

    Zbatimin e nje ligji grabitqar ? Ah ah ah§ edhe pastaj evropa na do te miren?Evropes i konvenon kaosi ne shqiperi se ket bene experimente cdo dite!
    le te bejne nje ligj te tille n’evrope e do shihni a do e perkrah ‘evropa’!
    Buono per Albania ;vazhdon !

  5. Visar says:

    Keshili I Evropes t’i kerkoje Rames kthimin Fizik te prones.
    Pronat publike te perdoren per kthimin fizik pronarev e te ligjshem, pronat qe Rama ka dhene me qera per 100 vite tu
    tu kthehen pronareve, dhe qiramerresit te jene ne kontakt direct me pronaret.
    Te sqarohet Keshilli Evripoian qe planet e Rames per kthim e compesim jane vetem mashtrim, ato kurre nuk realizohe. U bene 25 vute qe Sali Berisha dhe kompania e tij Namo e Rama, grabiten pronat dhe nuk po I kthejne.
    Fashtrat Turistike jane prone e pronareve te ligjshem, tu kthehen pronareve dhe sa me shpejt
    Me pronat e grabitur pronareve te ligjshem jane bere milionere komunistet e Partise se Punes me ne krye Sali berishen dhe familjet e klanet e tyre.
    Nese komisioni Evropian eshte vertet per te drejtat e njeriut dhe te prones, t’i kerkoje krerkoje Rames kthiomin fizik te pronave, dhe mos t’i pranoje mashtrimet e radhes.Tu behet kthimi fizik i prones pronarev et grabitur.
    E derguara e Rames ne KiE I mashtroi Anetraret e Komitetit, sic mashtro edhe ne Shqiperi

  6. fieraku NGA ferrasi says:

    Jam dakort me komentuesin A
    Ai ka shume te drejte.
    Ish pronaret te perdorur per 25 vjet
    Enden rrugeve me tapi ne dore.
    E ish rrjepacaket shesin pronat e
    Perfituar me 7501.
    Turp i madh per kete shtrese
    Qe pret ti kthejne pronen komunistet
    Nje BRAVO te madhe per shoqaten Dukati,por ajo duhet te behet
    Udheheqesja e kesaj kauze
    Gjithashtu shoqata Bregdeti Myzeqeja e Vogel etj.Te gjitha dosjet ne Strasburg te bjere ky shtet i pjerdhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje