FOTOT/ PD akuzon OSHEE-në për zyrat e arkivës, reagimi: I kemi marrë me çmim nën mesataren e zonës

13 Dhjetor 2015, 18:04Sociale TEMA
FOTOT/ PD akuzon OSHEE-në për zyrat e arkivës, reagimi: I kemi

Partia Demokratike ka akuzuar sot OSHEE-në, se ka marrë ambientet e deputetit socialist Rakip Suli me qera, për arkivën.

“Ne kemi denoncuar me prova e me fakte, tenderat, koncesionet, milionat e shpërndara nga Edi Rama në rrethin e tij të ngushtë. Ja cilin shtet përfaqëson Edi Rama, shtetin ku OSHEE, pasi ka dhënë 5 miliardë lekë për carapulin ndërtuesin e sarajeve të Ramës, 970 milionë për Sadri Abazin, 850 milionë për Safet Gjicin, 340 milionë për Pjerin Ndreun, ka menduar edhe për një deputet tjetër të Ramës, Rakip Sulin. Do marrë edhe ai hisen e tij sepse me porosi të Ramës, godina që ka në autostradën Tiranë-Durrës, Aurora Grup, është marrë me qira nga OSHEE. Për një kat në këtë godinë, Rakip Suli merr nga OSHEE miliona lekë në muaj. Ndërkohë që banda e hajdutëve të Ramës, që vazhdon t’u marrë jetën qytetarëve e kryefamiljarëve, se nuk kanë mundësi të paguajnë e janë në errësirë në këtë dimër të ftohtë, ka vendosur të trefishojë shpërblimin për deputetin e Ramës, pasi po i merr dhe dy katet e tjera me qira”, tha Grida Duma në një deklaratë.

Por, asaj i është përgjigjur OSHEE.

Sipas kësaj të fundit, zyrat janë marrë përkohësisht me qera dhe janë me çmim nën mesataren e zonës.

Partia Demokratike duket sikur e ka identifikuar Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike si kundershtarin e saj politik dhe nuk le rast pa shpifur ne perpjekjen e deshperuar per te lidhur kompanine me politiken.

Pasi e lane Operatorin e Shpërndarjes në mes te rrugeve me një vargmal borxhesh, pa një godinë të veten dhe në një situatë ku pritja e klienteve behej ne parkimin nentokesor te nje pallati ndersa arkivat hidheshin ne kazanet e plehrave, qeveritareve te djeshem u ka mbetur vetem pushteti i shpifjes. Kete pushtet e perdoren perseri sot per nje mjedis te marre me qera shume te arsyeshme dhe me procedure transparente per sistemimin e arkivave, nderkohe qe OSHEE vazhduan paguan nje qera marremndese prej disa vitesh, per shkak te kontrates se lidhur nga qeveria e partise demokratke per godinen e kompanise.

Ne kete godine hapesira e punes per punonjesit eshte shume e kufizuar, ndersa per vendosjen e arkivave situata ishte skandaloze. (Mjafton te shihen fotot) Në kohën kur kompaninë e administronte Partia Demokratike, arkiva e institucionit konsiderohej si arka mbeturinash qe asgjesoheshin, duke i shkaktuar Operatorit të Shpërndarjes probleme të rënda administrimi.

Ne kete faze rimekembjeje arkiva e paket qe u gjet u sistemua dhe tani jane marre me qera ambiente të përkohshme, me çmime nën mesataren e zonës, deri ne ndertimin e godines qendrore te OSSHE.

Sa per nje krahasim informojme se nderkohe qe  kompani te njohura bankash, telekomunikacioni, etj paguajme deri ne 10 euro metri katror, OSHEE paguan nje qera shume me te ulet prej afro 3.5 euro.

OSSHE i shpreh Partise Demokratike keqardhjen qe po rimekembet, po mbledh faturat e energjise, po ul cdo muaj humbjet, po paguan borxhet e Partise Demokratike, po permireson sherbimin ndaj klientit, po paguan per here te pare rregullisht taksat dhe po investon per here te pare parate e saj ne rimkembjen e rrjetit te shperndarjes qe Partia Demokratike e la ne rrenim total. I kerkojme po ashtu falje PD qe nuk po marrim me leke nga buxheti i shtetit per te mbyllur gropen e vjedhjeve sic behej cdo vit ne kohen e qeverise se PD. Si perfundim Partia Demokratike do te duhet te na fale sepse ne do te vazhdojme ne rrugen e nisur dhe do ta kthejme Osshe nga nje grope borrxhesh e vjedhjesh sic e la PD ne nje shembull kuptimplote te suksesit te shqiptareve”, thuhet në reagimin e OSHEE-së.

2 komente në “FOTOT/ PD akuzon OSHEE-në për zyrat e arkivës, reagimi: I kemi marrë me çmim nën mesataren e zonës”

  1. Bardhi Tolabi says:

    Ndryshimi:
    -Si dita me naten,si si shteti dhe antishteti,si nikoqiri dhe hajduti,si progresi dhe regresi.
    -Vetem qorri dhe i shurdheri nuk ben dot dallimin,midis te sotmes dhe te djeshmes.
    Njerzit,vetem duke pare fotot,duke pare diferencen e cmimeve te qirase,nivelin e arketimeve dhe humbjeve ne rrjet,dje dhe sot,le te zgjedhe ke ti pelqeje.
    Une do te preferoja kete maxhorance,sepse administron me mire,shpenzon me mire dhe per perfitim te permiresimeve tekniko teknollogjike,per te bere nje furnizim sa me bashkekohor me energji te konsumatorit…

  2. Genti says:

    Qeveri me hajdute se kjo nuk ka pasur populli shqiptare qe nga1912

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje