Linjë e re energjetike në Sarandë

13 Dhjetor 2015, 15:45Sociale TEMA

Në Sarandë pritet të ketë një furnizim të përmirësuar ndjeshëm me energji elektrike. Ka nisur nga puna ndërtimi i një linje të re 20 kilovolt dhe 17 kabinave elektrike, të cilat do të ndihmojnë që qyteti turistik të mos vuajë më nga ndërprerjet e energjisë elektrike gjatë sezonit veror.

Investimi prej 108 milionë lekësh është i gjithi nga buxheti i OSHEE-së.

“Nga linja 10 kilovolt, që ka qenë prej vitit 1970, e gjitha ajrore, linja është bërë 20 kv dhe është futur e gjitha nëntokë. Janë këtu 700 hotele dhe restorante, është zona më e ngarkuar, me 2 mijë abonentë të tjerë”, tha Adrian Çela, drejtor i OSHEE-së.

Shefi i OSHEE-së tha gjithashtu se, për disa javë do të jepet një tjetër fond për Sarandën, duke i shtuar që nga janari i ardhshëm edhe 30 kabina të reja.

“Në janar, është loti tjetër prej 330 milionë lekësh, përsëri për Sarandën. Vazhdon me 30 kabina të tilla deri në Ksamil, që përfshin Qafë Gjashtën e Metoqin, do të bëhen në Ksamil dhe në qendër të qytetit. Zëvendësohet kështu e gjithë linja 10 kV e ’70-s dhe përfshin edhe 16 mijë abonentë të tjerë në Sarandë. Këto janë investime që i bëjmë me fondet tona, janë të gjitha të ardhura tona të OSHEE-së. Nuk investojmë vetëm në ato zonat informale, ku kemi pasur probleme me humbjet dhe mospagesat, investojmë edhe në ato zona, ku abonentët janë korrektë dhe janë edhe zona të rëndësisë turistike”, tha më tej Çela.

Inspektimin e këtyre punimeve në Sarandë e ndoqi edhe kryeministri Rama, i cili u informua për të gjitha investimet që OSHEE po bën në këtë zonë.

1 komente në “Linjë e re energjetike në Sarandë”

  1. behluli says:

    …nuk e kuptoj se kur shteti ka deshire, korporata te tilla i perforcon ekonomikisht duke u rritur rentabilitetin ekonomik dhe vleren ne treg, ceshtja eshte se nga njera ane serviret ky si model i sipermarjes shteterore te suksesshme qe gjeneron cilesi sherbimi dhe perkufizohet me te madhe nga Lideri si REFORMA E SUKSESSHME ne energji, nga ana tjetr ne menyre asimetrike me logjiken e mesiperme, jep tendera tek PRIVATET per SHerbime PUBLIKE, te cilat jane ne thelb PRIVATIZIME te ketyre SHERBIMEVE qe bie ne kundershti me doktrine e Majte qe favorizon sherbimin publik dhe jo ate privat,e thene ndryshe nese lekun tim e mer shteti dhe me ofron shebimin X presupozoj qe nuk ka fitim, dhe do ta harxhoj me efikasitet, perndryshe nese lekun tim ia jep privatit ky do te harxhoje me pak per sherbimin sepse do te nxjeri aty edhe fitimi e vet, sa per korrupsionin ai eshte i pranishem ne te dy rastet sepse cdo tender sidomos ato me pare te madhe perfliten njelloj per korrupsion te zyrtareve shteterore qe firmosin ne kesirastesh.Per tu rikthyer tek OSHE , mendoj se eshte vec ceshtje kohe perpara se keta te majtet tane te djathte, pasi e permiresuan ekonomikist me leket tona do ta rishesin, ndofta per ta blere vet ose per te favorizuar klienete e tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje