Punonjësit e Policisë së Shtetit do të marrin shpërblim për fundvit.
Pohimi është bërë dje nga zëvendësministri i Ministrisë së Brendshme, Ilir Mustafaraj, ndërsa diskutohej në Komisionin e Sigurisë mbi projektbuxhetin e vitit 2016.
Ai deklaroi gjithashtu se vetëm gjatë këtij viti uniformat blu kanë marrë rreth 220 milionë lekë për orët suplementare, raporton Shekulli.
Mustafaraj përsëriti më tej kërkesën për shtesë fondi edhe për rritjen e pagave për punonjësit e gardës, kërkesë kjo që mori miratimin e anëtarëve të komisionit.
Fondi shtesë për zërin e pagave do të jetë 143 milionë lekë.
“Vetëm gjatë këtij viti Policia e Shtetit është shpërblyer me një fond rreth 220 milionë lekësh për orët suplementare. Ky fond është parashikuar edhe për vitin 2016 për t’u përdorur, por, siç jeni në dijeni dhe ju, kjo është variabël. Përveç këtyre do të marrin edhe shpërblimin për fundvit, është parashikuar”, – sqaroi dje në Komisionin e Sigurisë numri dy i Ministrisë së Brendshme në përgjigje të shqetësimit të deputetit socialist, Pjerin Ndreu nëse ishte parashikuar shpërblimi i fundvitit për Policinë e Shtetit.
Gjatë diskutimeve në Komisionin e Sigurisë deputetët demokratë iu rikthyen sërish akuzave për qeverinë, e cila, sipas ligjvënësit Famur Noka, bën shpenzime luksi e nuk mbështet sektorët prioritarë.
jepuni therrime se ju duhen per ti keqperdorur per te ruajtur pushtetin…po behet 1 vit qe keni miratuar ligjin e ri dhe akoma i paguani me ligjin e vjeter…vetem ju hidhni nga nje kocke qe ta lepijne kur e sheh te arsyeshme partia dhe jo ligji..
trajtoni financiarishtmeligjin e ri qe ka hyre ne fuqi ne mars dhe jo me ligjin e vjeter akoma..nuk doni ti trajtoni me ligj por me maliq policine…keni miratuarnje ligj te ri sa per tju bere qefin ne leter policise,dhe kur vjen puna per ta zbatuar as nuk e merrni mundimin qe ta vini ne zbatim
ka shume te drejte parafolesi
Po pagen e 13 kur do e marrin punonjesit e administrates???
Per shperblim per fund viti as qe behet fjale, PSE????????!!!!!!