Norvegjia është vendi më i mirë në botë për të jetuar. Në listë vjen më pas Australia, Zvicra, Danimarka, Holanda, Gjermania dhe Irlanda. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar së fundi një studim.
Për sa i përket vendeve të Ballkanit, Kroacia është e para, ndërsa në botë renditet e 47-ta, e ndjekur nga Maqedonia, e cila renditet në vendin e 81, ndërsa Shqipëria dhe Bosnja Hercegovina në vendin e 85, raporton Dita.
Sipas raportit të OKB-së, në mesin 20 vendet më të mira për të jetuar, 11 prej tyre janë në Evropë dhe 4 në Azi.
Vendet më të këqija në botë për të jetuar sigurisht shumica janë në Afrikë, si Nigeria, Eritrea, Çadi, Burundi, Burkina Faso, Guinea, Sierra Leone, Mozambik dhe Mali. Këto.
Rezultatet e raportit janë llogaritur bazuar në faktorë të tillë si varfëria, arsimimi, jetëgjatësia dhe faktorë të tjerë.
Ne vertete qe rradhitemi nder popujt me te
varfer ne Bote,por jemi ne krye per
Gjyqtare dhe Politikane nga me te pasurit
ne Rruzullin Tokesor!
Usa nuk llogaritet. Kushedi sa mire jetojn njerezit atje. Thone qe gjith amerikanet nuk punojne dhe te gjithe rrojne me sherbetore
bobo ku e çoj rilindja Shqiperine vetem ne dy vjet ne vend te fundit ne rajon nga vendi i dyte pas Gjermanis ne kohen e Pr.Dr. Berishes, turp.
made in rilindja….ram rrocka do te pasurohet ne kurriz te popullit