PROFIL I BBC / Nënë Tereza, “shenjtorja e gjallë”

18 Dhjetor 2015, 17:06Sociale TEMA

Kur ajo ishte gjallë, Nënë Tereza cilësohej si “një shenjtore e gjallë”. Tani, 18 vjet pas vdekjes së saj, ajo është në rrugën zyrtare  për ta marrë zyrtarisht këtë titull.

Papa Françesku ka pranuar një mrekulli të dytë që i atribuohet asaj – shërimin e një mashkulli brazilian me tumor në kokë në vitin 2008.

Kjo grua me një fytyrë të imët, të rrudhur, të plakur, ka pushtuar imagjinatën e botës me përkushtimin e saj ndaj të varfërve, veçanërisht në qytetin indian të Kalkutës, ku ajo fillimisht themeloi strehimoren e saj të parë për të pritur me mijëra “njerëz të trotuar”.

Urdhri që ajo themeloi, Misionaret e Bamirësisë, u rrit dhe mblodhi 3.000 murgesha dhe 400 vëllezër në 87 vende, që kujdeseshin për të varfërit.

Në vitin 1979, ajo mori Çmimin Nobel për Paqe dhe kërkoi që darka madhështore gala që do të mbahej për të, të anulohej dhe të ardhurat t’u jepeshin të varfërve të Kalkutës.

Në vitin 2002, pesë vjet pas vdekjes së saj, Papa Gjon Pali II gjykoi se shërimi i një gruaje që vuante nga tumori në stomak, ishte rezultat i ndërhyrjes së mbinatyrshme të Nënë Terezës.

“Thirrja brenda”

Nënë Tereza, e njohur ndryshe me emrin e saj të vajzërisë Anjeza Gonxhe Bojaxhiu, ka lindur në vitin 1910 në Shkup, tani kryeqytet i Republikës së Maqedonisë, i cili atëherë ishte pjesë e Perandorisë Osmane. Familja e saj ishin shqiptarë etnikë, dhe katolikë të devotshëm.

Ajo vendosi qysh në moshën 12-vjeçare se donte të bëhej një misionare në Indi.

Në moshën 19-vjeçare, u bashkua me Urdhrin irlandez të Loretos, ku ka mësuar gjuhën angleze dhe në vitin 1929 u dërgua në Indi.

Nënë Tereza, e cila e mori emrin nga Tereza e Lisieux, nisi të jepte mësim në një shkollë në Darjeling, një qytet në ultësirën e Himalajeve. Pastaj, në vitin 1946, pas konflikteve që mbërthyen Indinë e sunduar nga britanikët në atë kohë, ajo dëgjoi “thirrjen brenda” saj për të ndihmuar të varfrit, ndërsa jetonte në mesin e tyre.

Pas 10 vjetësh që u përkushtua duke ndihmuar të varfrit në lagjet e rrënuara të Kalkutës, ku thuhet se 100,000 persona ishin të pastrehë, hapi një bujtinë me bazë në një tempull hindu në Kaligat, e më pas një shtëpi për fëmijët e braktisur dhe një strehë për personat që vuajnë nga lebroza.

Një ultra konservatore

Misioni i saj u përhap në të gjithë Indinë, dhe fama e saj u rrit bashkë me të. Në vitin 1970, gazetari Malcolm Muggeridge bërë një film që e solli Nënë Terezën në vëmendjen e Perëndimit.

Muggeridge, një agnostik, u frymëzua për t’iu bashkuar besimit katolik.

“Fjalët nuk mund të përcjellin mirënjohjen që kam për të,” shkroi ai.

Nënë Tereza ka kundërshtuar me patos të madh përdorimin e kontraceptivëve dhe abortin. Ajo u shpreh në një konferencë në Oksford në vitin 1988 se kurrë nuk do të lejonte një fëmijë që i ishte besuar kujdesit të saj që të adoptohej nga një grua që kishte bërë një abort më parë apo kishte përdorur kontraceptiv.

“Një grua e tillë nuk mund të të dojë”,- pati thënë Nënë Tereza.

Pikërisht ky mendim e kishte vënë Nënë Terezën në kundërshtim të madh me lëvizjen feministe.

Germaine Greer e kishte quajtur “një imperialiste fetare”. Shkrimtari Christopher Hitchens kritikoi gjithashtu shoqatën e krijuar nga Nënë Tereza për lidhjet me diktatorët si Duvaliers në Haiti dhe Enver Hoxhën në Shqipëri.

Pikëpamjet e saj të vijës së ashpër mbi abortin dhe kontracepsionin u mirëpritën nga Papa Gjon Pali II i cili e cilësoi Nënë Terezën si një zëdhënëse të kauzave papale.

Nënë Tereza, pasuria e të cilës ishin vetëm një kovë dhe dy sari, erdhi për të simbolizuar dashurinë për ata që nuk u ofrohet dashuri dhe kujdes për ata që janë të vetëm.

Në fjalët e Malcolm Muggeridge, ajo kontribuoi “diçka të bukur për Zotin”./TO- BBC

9 komente në “PROFIL I BBC / Nënë Tereza, “shenjtorja e gjallë””

  1. net says:

    Berisha Santo subito! U kellefte derri ato tru!

  2. tfgs1 says:

    per gjithe beqirat sunitoshqipfoles,Net,Zike,anticensure e kesisoi rrace bastardoturkoshakesh: Lani gojen e piste arabe kur te flisni per Mega Tereza-n!

  3. xxxx says:

    Tv shqiptar duhet te shkon ne kalkut dhe ti vizitoj ata bonjak qe i paska yshqy Gonxhja,ta shofim qka po thojn ata,se siq po shifet shtypi pa kurrfar informatash jan ka e tredhin popullin ne kok,duke ju besuar sajimeve fetare.

  4. Sharmuta says:

    Lavdi Nene Terezes!

  5. drit e krisht says:

    Shqiptare e vogel!por me zemer te madhe.Shembulli i Shenjetores se ketij planeti khtjellofte mendjet e shqiptareve.

  6. demokrat says:

    Nje dite e madhe per racen shqiptare. Zoti di ke zgjedh.

  7. filipi says:

    PO mire, kur qenka lidhur me Enver Hoxhen se ketu propaganda na thote se Enver Hoxha nuk e ka pranuar! Si shume kontradiktore keto gjera apo s’ka gje, si fjalet e Saliut brenda dhe jashte parlamentit. Jemi ne demokraci dhe pordhes do ti themi fjale dhe fjales pordhe.

  8. A says:

    E para e punes per mua eshte nje kenaqesi e madhe qe pas figures me madheshtore qe ka nxjerrur populli dhe kombi shqiptar ne historine e tij, si mbrojtes me gjigant i territoreve shqiptare dhe i krishterimit evropian i krishteri GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU qe u vuri dermin dhe mundi me turp per 25-se vjet superfuqine e kohes Perandorine Osmane me Sulltanet musliman injorant dhe gjakatar, tani na del nje figure tjeter ne kohet moderne qe mbart deri Cmim Nobel per veprat e saj madheshtore ne ndihme te pakursyer ne drejtim te varferve dhe te mjeruarve shqiptarja me e fameshme qe ka nxjerre perseri populli dhe kombi shqiptar e krishterja ANJEZE GONXHE BOJAXHIU = NENE TEREZA.
    Cdo person/e qe e quan vehten shqiptar/e perulet me respek me nderimet me te medhaja ndaj kesaj femre qe nderoj jo vetem vehten e saj, jo vetem familjen e saj, jo vetem popullin dhe kombin shqiptar, por mbare njerzimin sepse nga populli shqiptar nuk dalin jo vetem kriminela, jo vetem hajdut, jo vetem grabitqar, jo vetem mashtrues, jo vetem shperdorues, jo vetem mafioz, jo vetem dhe jo vetem maskarenj dhe vagabonda qe i pelqejne ti quajne si te “ZGJUAR” dhe te “SHKATHET” prototipa te tille si mender disa qe njollosin dhe bejne pis figuren e shqiptarit te ndershem si SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA dhe EDI RAMA qe kane mbushur Kuvendin/Parlamentit, Qeverine dhe Institucionet me kryesore te Shqiperise si Prokurorine, Gjykatat, Shendetesin dhe Arsimin, pra mbare Institucionet Zyrtare Shteterore Shqiptare.
    Ka ardhur koha qe me moton: “FEJA e SHQIPTARIT eshte SHQIPTARIA” te shkojme ne drejtim te me te mires, te me te zhvilluares, te begatise, te mireqenies, kultures dhe qyteterimit te vertete.
    Por fatkeqesisht si nga politika shqiptare dhe kleri katolik shqiptar nuk naltesohet figura madhore e NENE TEREZES ne Shqiperi.
    Sepse kemi nje Shesh ne Tirane me emrin e NENE TEREZES, por pa monumentin e saj dhe kur e kishte monumentin ishte vendosur ne nje vend te papershtatshem si i mshefur ku benin deri edhe shurren.
    Nga i gjithe ky mos respektim u behet si nga qeverite shqiptare, deri edhe nga Argjipeshkevia Katolike Tirane- Durres, te cilet nuk ngrinin zerin per kete perllosje te kesaj figure madheshtore.
    Te fameshmin per mire qe jep nder dhe lavdi cdo individi, cdo familjeje dhe mbare shoqerise shqiptare nuk e deshirojne nga smira qe kane te perdalurit e shoqerise shqiptare qe me shume nderojne nje kriminel dhe hajdut sesa nje te ndershem dhe bamires.
    Akoma mbas 103 VJETESH PAVARSI SHTET SHQIPTAR ka ndonji te perdalur shqiptar qe thone BABA SULLTANI ose turqit nuk kane qene pushtues dhe gjakatar por sipas tyre kane ardhur si turista dhe per pushime duke i thene mos ikni me, rrini me ne se po na “BINI” zhvillim dhe begati. Pra, kemi edhe mendje te lajthitura dhe te molepsura nga injoranca dhe padija.
    LAVDI te PERJETESHME VEPRES te NENE TEREZES. Tung.

    1. aaa says:

      A—
      Po ta bej nji pytje:Pse kisha katolike ne Kosove ka mbet nen juridiksionin e Slovenise,dhe kisha katolike e shqiprise nen juridiksionin e Tivarit ku e drejton kisha katolike e Malit zi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje