FOTOT/ Prerje të shfrenuara të pyjeve në veri në prag të moratoriumit

19 Dhjetor 2015, 21:32Sociale TEMA

Shoqata e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri, PPNEA, njoftojë të shtunën se prerje masive të pyjeve janë vënë re në zonën e Malit të Munellës dhe më gjerë në bashkitë e Pukës, Fushë-Arrëzit dhe Mirditës në periudhën Nëntor-Dhjetor 2015.

“Gjendja në këtë rajon ka qenë e rënduar prej shumë vitesh, por që prej njoftimit për shpalljen e moratoriumit të pyjeve në fillim të vitit 2016, situata ka degraduar masivisht,” tha PPNEA nëpërmjet një njoftimi për shtyp, duke shtuar se ka dokumentuar një shtim të jashtëzakonshëm të subjekteve, makinerive dhe individëve të cilët po shfrytëzojnë pa kurrëfarë kriteri edhe ato pak pyje të mbetur.

“Nisur nga ky ritëm i papreçedentë shfrytëzues, PPNEA vlerëson se shpallja e moratoriumit të pyjeve në fillim të vitit që vjen do të ketë shumë pak vlera ruajtëse dhe benefite për pyjet e kësaj zone, pasi nuk po mbetet asnjë sipërfaqe pyjore për tu ruajtur,” shtoi ajo.

Sipas organizatës mjedisore prerja e pakontrolluar e pyejve në këtë zonë bëhet dhe më alarmante nisur nga fakti që Munella është rajoni i vetëm në Shqipëri ku është dokumentuar prezenca dhe riprodhimi i Rrëqebullit të Ballkanit, një nënlloj tejet i rrezikuar sipas klasifikimeve të Unionit Botëror për Ruajtjen e Natyrës (IUCN). Javën e shkuar PPNEA raportoi një këlysh rrëqebulli të vrarë në rajonin e Malit të Munellës.

“Nisur nga studimet e zhvilluara me kamera-kurth PPNEA vlerëson se në Munellë mbijeton një mini popullatë e Rrëqebullit Ballkanik e përbërë prej 4 deri në 6 individësh,” organizata tha.

“Degradimi i shfrenuar i habitatit në këtë zone ndikon në shqetësimin e sjelljes së rrëqebullit dhe rrit mundesitë e kontaktit njeri – rrëqebull,” shtoi ajo.

Siaps PPNEA-s me ritmet e vëzhguara të shfrytëzimit në Malin e Munellës ekziston mundësia reale që popullata e identifikuar e Rrëqebullit të Ballkanit, të zhduket në një afat shumë të shkurtër kohor duke humbur përfundimisht një nga pasuritë natyrore më të mëdha të vendit.

Rrëqebulli i Ballkanit është një specie kyç për mbrojtjen e trashgimisë natyrore dhe ekosistemeve në të gjithë Ballkanin jugperëndimor. Popullata e totale e tij llogatitet të jetë në më pak se 40 individë. Sipas kritereve të Listës së Kuqe të IUCN-s, Rrëqebulli i Ballkanit konsiderohet si një specie e rrezikuar në mënyre kritike (CR).

Në Shqipëri, rrëqebulli është i mbrojtur me ligj që prej vitit 1969. Së fundmi, kuadri ligjor është përmirësuar me Ligjin Nr. 10253, datë 11.03.2010 “Për gjuetinë” dhe Ligji Nr. 7/2014, “Për shpalljen e ndalimit të gjuetisë në Republiken e Shqipërisë”. Munella është deri më sot, një nga dy zonat e vetme në të gjithë Ballkanin, bashkë me Parkun Kombëtar të Mavrovës në Maqedoni, ku rrëqebulli riprodhohet.
Siaps PPNEA degradimi i pyjeve në Malin e Munellës është një realitet i cili nuk ka ngjallur kurrëfarë reagimi nga institucionet përkatëse për ruajtjen dhe menaxhimin e pyjeve.

“Situata e rënduar në Malin e Munellës si dhe pasojat që rrjedhin për mbijetesën e Rrëqebullit të Ballkanit, duhet që të ndërgjegjësojnë institucionet përgjegjëse në marrjen e masave urgjente për ndalimin e kësaj masakre mjedisore,” u shreph ajo.

PPNEA bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm e veprimtarive shfrytësuese në rajonin e Malit të Munellës, përpara shpalljes së moratoriumit pasi situataka degraduar ne nje pike kritike.

“Nëse ritmet dhe aktivitetet aktuale shfrytëzuese nuk ndalojnë rrezikojmë seriozisht të humbasim të vetmen popullatë të mbetur të rrëqebullit të Ballkanit në Shqipëri,” paralajmëroi organizata mjedisore.

23 komente në “FOTOT/ Prerje të shfrenuara të pyjeve në veri në prag të moratoriumit”

  1. Enigma. says:

    O minister ,shikon se cpo behet apo jo!Hapi sytt e shiko ,e mos na dil te na mollotitesh neper televizione me lajme false.Dhjetori eshte muaji i pyjeve,Po ti c’far bene ne zyre?…..Apo mer rrogen dhe fle gjum!

  2. tetanozi says:

    Vajta te shkruaja kafshe, por nuk e di perse mu duk se do ofendoja kafshet e egra qe po rrezikohen nga keta qe nuk di car ti quaj ne keto momente.

  3. kaonia says:

    Flaka si paska dale ketij vendi!C ja u bente mire Enveri qe u qinte ropt .U qifsha mu ne kapitalizmin afrikan qe na sollen.

  4. babo says:

    Ypp Albanistan. – 25 vjet Vend demokratik, europian dhe ne Nato.

    Jo-qytetaret nuk do te ndertojne kurre shtet normal, antaresoi ku te duash.

  5. Agimi says:

    Po cvlere ka moratoruimi kur ska pyje!

  6. B says:

    Pse nuk fut ne burg qeveria keta shkaterrues te kesaj pasurie kombetare ? Burgu qenka vetem per ata qe nuk paguajne energjine ?
    Ç fare shteti kemi qe nuk mbron natyren e pasurite kombetare ne 28 000 km 2 ?!

  7. albert says:

    Maloket jane helmi i ketij kombi.
    Gjithe jeten kane enduar si e si te shkaterrojne e asnjeher skane ndertuar.

    1. lenci says:

      ajde njere ne maliq te shikosh car ben FESTIM LAMJA e pastaj llafosuni per maloket juve

  8. arben says:

    Pyjet kane qene nje nga pasurite e shumta qe trasheguam nga epoka 45 vjecare e socializmit.Ishte ngritur nje sistem i tere qe merej me ruajtjen dhe shfrytezimin e kesaj te mire materiale qe na e ka falur zoti dhe qe mendja e puna e njerezve e shtonte dhe e bente me te vlefshme.Por u deshen pak vite qe po ata njerez qe dikur kujdeseshin per pasurite pyjore e jetonin prej tyre u frymezuan nga teoria berishjane per te shkateruar e vjedhur cdo gje qe ishte ndertuar ne kohen e socializmit pasi edhe pemet ishin komuniste e duhej tu pritej koka,te shnderoheshin ne kriminele e hajdute te vetvetes dhe sot nuk kane lene qofte edhe nje peme te vetme sa per tu treguar brezave se ka patur edhe ketu pyje.Cdo popull i qyteteruar e ka per detyre qe brezave te ardhshem tu lere me shume pasuri e mireqenie se sa trashegoj nga e kaluara por me ne po ndodh e kunderta se ne hengrem e nuk e shtuam pasurite qe trasheguam duke u lene brezave qe vijne fukarallek e mjerim por te pasur ne vrerin antikomunist te teorise berishjane per te shkateruar cdo gje qe eshte ndertuar nga zoti apo njeriu se pas kesaj jete do vije shpetimtari i madh e do ti beje te gjithe shqiptaret te hane me luge floriri e gjer atehere digjni,vidhni e shkateroni cdo gje qe ka mbetur nga e kaluara komuniste.

  9. Shiqere berisha-buce vicidoli says:

    Malokeria qeneria

  10. Boni says:

    Uashkerdhefsha robte mor maloker robqira, se nuk keni per t’u bere kurre njerez, e tha mire ai lart qe enveri ju shkerdhente robte!

  11. Lec Kabashi- prej puke says:

    — OOoo ”Enigma”!!!.
    – Shka po thu , OOor taj !!!
    – TY, sikur me t’pas ngel ora 25 vjet mropa , ooor ti shoq.!!!

    – VETEM ATEHERE DHJETORI ISHTE MUAJ AKSIONI, MUAJI I PYJEVE ….
    – Edhe atehere, me sa me thoshte nje drejtor pyjesh ne MIRDITE, quhej nje arritj e madhe ne se 2 peme priteshin dhe nje peme mbillej.
    — NDERSA TANI, 5000 PRITEN NJE 5 MBIJNE VET, ne se mbasi i presin nuk i ven zjarrin, sepse s’arrinte mbj asnje.

    = Nuk ka me ku shkon lloji barbaris , SA KEQ…..

  12. Denko77 says:

    Eshte llogari e thjesht… Po priten per te treguar se shiko ku e kane katandisur kete vend dhe me pas do grijne leke me miliarda me pyllzimin…. E gjithe kosto per qytetarin.

  13. xoni says:

    Edhe pushtusit nuk e kane bere nje gje te tille.
    Kafshet ngelen kafshe.
    Moratoriumi eshte pa vlere kur ti i ke shkrumbuar cdo gje.

  14. MERIMANGA leshverdhee lindita nikolla says:

    malet tona krenare nuk kane nevoje per pije,erdhi dita qe keto male te rilindin , ti preke edhe ato rrezja e diellit si ne agimet gjeologjike ku frymoret nuk ishin ne iventarin e ketij planeti, bravo edhe frymoreve qe nuk po lene pill pa prere , sjellje tipike e inteligjences se larte te atij qe pret drurin ku eshte ulur vete,mendoj se ka ardh dita te planifikohet dicka frymore edhe per ,lumenjte ,liqenet apo fushat e gjera me lule qe u kam nder mend dite e nate

  15. ing-pyjesh says:

    Aq na dhemb neve qe kemi kaluar jeten ne pyje sa migjeni me kujton a si nuk kam nje grush ti bi malit qe sban za. Ministria mjedisit e ka shkaterruar tej e tej pylltarine ka hequr gjith inxhinjeret pyjore dhe ska asnje specialist. Ka vene nje ekip hajdutesh e kurvaresh injorante e pordhace qe te nasqerisin pyjet tona. Asgje nuk ben ministria mjedisit se te besh moaratorium per gjuetine e pyjet do para sdo lloqe. Do roje 24 ore do makina do karburant do investime do specialiste, keta bejne vetem lloqe e show. Dhe neper vende pune kane vene militante qe sbejne asnje pune vetem u bien ne qafe bizneseve per tu mare ndonje lek me gjoja lejet mjedisore per bizneset. Ministri nje cope injorant shto dhe personelin bandit qe ka rrotull skane te ardhme as pyjet as kullotat as gjuetia as silivuktura asgje.

  16. shqiptar says:

    para nje jave po shikoja nje emision te NATIONAL GEOGRAFIC PER BALLKANIN udhetuan ne gjithe ballkanin me pyje dhe kur u futen ne shqiperi vendi gri i verdhe sterre pas asnje peme kufiri ndahej me peme ana e maqedonise plot nga shqiperia asnje peme

    pastaj thane PASKA RENE BOBMA ATOMIKE NE SHQIPERI EDHE TALLESHIN

  17. pjatalarsi says:

    Keto i kane bere UFO-t! Nuk ka mundesi te jene shqiptare! Ky eshte nje popull qe vertet pret ca shkarpa sa per tu ngrohur, por jo ti shkaterroje pyjet dhe malet per te mbushur kuleten! Nuk ia ben kurre gjemen vendit te vet ky milet! Mos jepni fakte te rreme, se do akuzoheni per sharje dhe ofendim ndaj veriorve!

  18. maximus says:

    po pse jugu eshte me mire , edhe pse vete jam nga jugu, por e gjithe shqiperia nje mut eshte persa i perket masakres pyjore.

  19. kreator says:

    Jo jo jane greket…Ata I presin pyjet

  20. A.R. says:

    Kete marrezi kolektive shpejt kemi per ta paguar te gjithe!
    Dhe mos guxoni te ngrini gishtat tregues kunder “malokeve”, se edhe “maloket” “kodrinoret” dhe “fushoret” e Jugut, nuk jane me te mire! Vij vete prej Jugut dhe e njoh fare mire ndergjegjen kolektive atje. Siç njoh gjendjen e ndere te pyjeve nga Myzeqeja deri ne Permet e Sarande.
    Kjo injorance e thelle s’ka per te kaluar pa pasoja te renda. Nena Natyre ka per te na e paraqitur faturen e kripur te kesaj sjelljeje te papergjegjshme!
    Turp edhe per qeverine Rama qe nuk merr masa urgjente dhe drastike per ta ndaluar kete masaker te pakuptimte!

    Andrea Radi

  21. paculi says:

    E ashtuquajtura shoqate ???
    E vetshpallura. Shoqate ???
    Te shohe se pjestare te afermve tyre vjedhin pyjet ne Puke.
    Nuk mbulohet dielli me shoshë o Dodë Çinari ?
    Pylli ju ka “mallku” por s’keni pas veshë me nigju !!
    Sharrat ju jan djegur disa here nga ky mallkim.
    Rrallen tjeter ju mallkon me koke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje