Nënkryetari i Bashkisë se Tiranes, Arbian Mazniku, përsëriti sot qëndrimin e Bashkisë së Tiranës se nuk do të ketë rritje çmimi 70 leke të biletës së transportit urban. Pas përfundimit të takimit me përfaqësues të Shoqatës së Transportit Urban me kryebashkiakun Veliaj, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, bëri të ditur se rritja e çmimit të biletave ne 70 leke është një çështje që nuk diskutohet. “Rritja e çmimit të biletës në këto momente nuk është në diskutim. Ne duhet të shohim mënyra alternative, për të lehtësuar problemin e kompanive dhe për t’u siguruar që në qytet të vijojë shërbimi. Por, rritje të biletës dhe aboneve për studentët e çështje si këto, në këtë moment nuk mund të diskutohet”, u shpreh Mazniku.
Një prej çështjeve të cilat paraqitet si shqetësuese për Bashkinë e Tiranës është mbulimi me shërbim të transportit urban për të gjitha njësitë administrative dhe cilësia e saj. “Qyteti sot nuk është ai i para katër muajve, është 25 herë më i madh. Ndaj ne jemi duke punuar për rishpërndarjen e linjave të autobusëve, për t’u siguruar që rrjeti të mbulojë të gjithë qytetin me të gjitha njësitë e reja administrative dhe shërbimi të shkojë në secilën prej pikave të qytetit të madh”, tha Mazniku.
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës deklaroi se janë kontaktuar disa nga bankat dhe kompanitë e naftës, për të kuptuar realisht thellësinë e këtij problemi. “Ne jemi duke diskutuar paralelisht me ta dhe me bankat, apo me kompanitë e naftës, të cilët u kanë ofruar shërbim atyre dhe ku ata kanë kosto dhe situata të prapambetura. Diskutimi me ta është për të gjetur mënyrën që të sigurojmë zgjatjen e shërbimit, derisa të kemi mundësi që të gjejmë një zgjidhje e cila të jetë e pranueshme për të gjitha palët dhe në dobi të qytetarëve. Interesi ynë është të sigurohemi që kjo zgjidhje të jetë në interes të qytetarëve”, u shpreh Mazniku. Ai theksoi se është duke u diskutuar edhe në lidhje me biletimin elektronik që është një ndër gjërat që Bashkia e Tiranës dëshiron të vendosë gjatë vitit që vjen dhe që do të lehtësojë shërbimin për qytetarët.
Prononcimi i Nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku:
Sapo përfunduam një takim me Shoqatën e Transportit Urban, të cilët parashtruan situatën e tyre. Kryetari i bashkisë jo vetëm u informua në lidhje me shqetësimet e tyre, por më pas ne morëm kontakt me disa nga bankat dhe kompanitë e naftës, për të kuptuar realisht thellësinë e këtij problemi.
Situata është e rëndë dhe kjo duket qartë. Është një çështje e ngritur vazhdimisht dhe e kemi monitoruar në vijimësi çështjen por kryetari i bashkisë u ribëri edhe njëherë të qartë një çështje kompanive. Bileta 700 lekë nuk është një çështje që mund të diskutohet. Rritja e çmimit të biletës në këto momente nuk është në diskutim. Ne duhet të shohim mënyra alternative, për të lehtësuar problemin e kompanive dhe për t’u siguruar që në qytet të vijojë shërbimi. Por, rritje të biletës dhe aboneve për studentët e çështje si këto, në këtë moment nuk mund të diskutohet.
Një çështje që ne na shqetëson shumë, ka të bëjë me cilësinë e shërbimit që ofrohet në kryeqytet. Qyteti sot nuk është ai i para katër muajve, është 25 herë më i madh. Ndaj ne jemi duke punuar për rishpërndarjen e linjave të autobusëve, për t’u siguruar që rrjeti të mbulojë të gjithë qytetin me të gjitha njësitë e reja administrative dhe shërbimi të shkojë në secilën prej pikave të qytetit të madh.
Ne jemi duke diskutuar në lidhje me biletimin elektronik që është një ndër gjërat që ne duam të fusim gjatë vitit që vjen dhe që do të lehtësojë shërbimin për qytetarët. Sigurisht më e rëndësishmja është përmirësimi i cilësisë së shërbimit të autobusëve dhe frekuencës së shërbimit të tyre.
Me të gjitha këto çështje, ne i bëmë me dije Shoqatës së Transportit Urban se kjo është një gjë që ne mund të vazhdojmë ta diskutojmë dhe në këto terma, siç janë ato të përmirësimit të shërbimit, organizimit të rrjetit, biletimi elektronik, por edhe të gjetjeve si zgjidhje të mundshme të cilat mund të na nxjerrin nga një situatë e vështirë. Ne kemi lënë sërish një diskutim nesër, për të negociuar me kompanitë.
Pyetje: Shoqata e Transportit Publik kërcënoi me ndërprerje të shërbimit…
Nuk kemi të bëjmë aq shumë me një kërcënim sesa me një situatë nga ana e tyre të një vështirësie financiare. Ne po tentojmë ta shohim nga ky këndvështrim, sesa një kërcënim. Nga ana tjetër, ne duhet të shohim për mënyra se si të mund të gjenden zgjidhje që shërbimi të vijojë të funksionojë në qytet. Por, sërish themi se rritja e çmimit të biletës nuk është pjesë e diskutimit.
Pyetje: A ekziston mundësia t’i ndërprisni marrëdhëniet me këta e të krijoni kontrata me të tjerë?
Në pikën ku ne ndodhemi sot qyteti nuk ka një shërbim të vetin, pra nuk ka autobusë të tij dhe një ndryshim i tillë do të ishte shumë dramatik për qytetin. Nuk është kjo pjesë e diskutimit dhe në fund fare nuk është as vullneti ynë që të shkojmë në atë lloj linje dhe zgjidhje. Vullneti ynë është të kemi një zgjidhje, në mënyrë që shërbimi të vijojë të funksionojë.
Pyetje: Si e mendoni zgjidhjen?
Këto janë pjesë të diskutimit të nesërm. Ne jemi duke diskutuar paralelisht me ta dhe me bankat, apo me kompanitë e naftës, të cilët u kanë ofruar shërbim atyre dhe ku ata kanë kosto dhe situata të prapambetura. Diskutimi me ta është për të gjetur mënyrën që të sigurojmë zgjatjen e shërbimit, derisa të kemi mundësi që të gjejmë një zgjidhje e cila të jetë e pranueshme për të gjitha palët dhe në dobi të qytetarëve. Interesi ynë është të sigurohemi që kjo zgjidhje të jetë në interes të qytetarëve.
Pyetje: Po negocime për të çuar çmimin e biletës në 500 lekë ishte pjesë e diskutime?
Në këtë moment ne nuk duhet dhe nuk mund të diskutojmë rritjen e çmimit të biletës. Në këtë moment ne jemi duke diskutuar për gjetjen e zgjidhjeve alternative që nuk përfshijnë rritjen e çmimit të biletës.
Pyetje: Si do të ndërhyjë Bashkia nëse kompanitë në 1 janar ndërpresin shërbimin?
Ne do të vijojmë negociatat në ditët në vijim, për të gjetur një mënyrë se si ky shërbim të vijojë. Jemi besimplotë që do të gjejmë zgjidhje të cilat të mos na çojnë drejt asaj pike dhe me një fokus kryesor që është: Qytetarëve të Tiranës të vijojë t’u ofrohet dhe përmirësohet shërbimi.
Shume mire po ua ben! asnji lek me shume. Ka shume sjellje ordinere nga personeli i busave, shoferi dhe fatorinot. Jante te gjithe te palare, bashke me busin!
O plako! ti sikur ishe tek reforma arsimore!!! apo je specialist edhe ketu?!!!
Te jeni te sigurte se, ne se do pezullohet aktiviteti nga shoqeria e transportit, atehere do lindin vetvetiu alternativa te tjera, si furgone apo dhe taksi te lira. Mendoj se asnjehere nuk do ngelet bosh ky aktivitet…..
TE PRISHEN KONTRATAT ME KETO FIRMA QE ECIN ME 5KM NE ORE SE NA I BAN SHPIRTIN DERR DHE QE KA AUTOBUZA JASHTE STANDARTIT .TE VIHEN PA FATORINO KASAT ELEKTRIKE
Ne lidhje me sherbimin urban me autobuza kemi disa vjet qe ndigjojme mender pronaret privat te ketij sherbimi qe thone se punojne me humbje.
Kur i shoh neper stacione televizive qe japin intervista me vjen per te vjedhe sepse sa fillojne me fole vetem mashtrojne se pretendojne se nuk kane fitim.
Po te ishte kjo e vertete po i themi ketyre mashtruesave pronar qe ta mbyllin aktivitetin.
Ka te tjere qe punojne me keto kushte. Prandaj mos te genjehet njeri nga brockulla pa vlere te ketyre maskarenjeve qe e ka mendjen per te vjedhe udhetaret qe nga mengjezi ne darke me sherbim te qelbur qe nuk eshte sherbim.