Një ish-marins amerikan mendon se shkaku i krijimit të ISIS ka qenë edhe prezenca e ushtrisë amerikane në Irak dhe metodat e tyre të dhunshme, ashtu siç mendon edhe bota islamike.
Vincent Emanuele ka qenë në luftën e Irakut nga viti 2003 deri në 2005.
“Ne nuk shkuam në Irak për të mbrojtur demokracinë, por për të mbrojtur vendin tonë. Unë luftova për të mbrojtur veten time, shokët e mi, për irakenët nuk më plas k***”, thotë ish-marinsi.
Sipas Emanuele metodat e dhunshme që përdorte ushtria amerikane kanë ndikuar në rritjen e zemërimit te islamikët që më pas u shndërrua në një lëvizje të armatosur të quajtur ISIS.
“Shkatërrimi dhe vdekja që shkaktuam në Irak nuk do të kalonte pa u vënë re. E dinim që do të kishte një reagim të dhunshëm. Kemi vrarë, torturuar, dhe sigurisht që kjo do të kishte pasoja”, tregon veterani.
Mendimi i marinsit nuk është rast i veçantë, edhe CNN në një analizë të bërë pak kohë më parë deklaronte pak a shumë të njëjtën gjë.
Urrejtja ndaj Amerikës bëri që të krijohej ISIS.
Kjo çoi në radikalizimin e irakenëve./a.l
Veprimi qe beri gazetari iraken duke i gjuajtur me kepuce presidentit Amerikan tregoi veprimet politike te gabuara te SHBA-se.
Pyetja 1 milionshe eshte se çfare deshen amerikanet ne Irak?! Dhe çfare deshi Perendimi ne Libi dhe Siri?! Perse disa vende çuditerisht laike dhe soocialiste si 3 vendet e mesiperme i sulmon dhe i shkaterron per fare dhe pergjithmone, duke shkaktuar me qindra mijera te vrare, ndersa mbron, perkrah dhe armatos qeveri fondamentaliste dhe reaksionare si ato te Arabise Saudite, Jordanise, Algjerise, Marokut, Bahreinit etj etj?!