Rrëfehet Floriana Garo: E vërteta e ndarjes me Tedin

24 Dhjetor 2015, 10:01Lifestyle TEMA

Lajmi për ndarjen e Floriana Garos nga Tedi Ngjela, bëri bujë mediatike. Kjo, jo vetëm për faktin se ajo është bukuroshe dhe ai miliarder, por sepse ata kishin filluar të shiheshin nga publiku si shembulli i relalizimit të ëndrrës së dashurisë.

Historia e tyre na u përcoll si një përrallë. Vajza shumë e bukur nga Amerika, la gjithçka për të qenë pranë të dashurit, i cili rastisi të jetë një djalë shumë i pasur nga një familje e fuqishme.

Të lumtur, të buzëqeshur, ata ndanin me dëshirë çaste nga jeta e tyre e bukur. Mirëpo edhe për ta, erdhi lajmi i ndarjes. Kanë kaluar disa javë dhe asnjëri prej të dyve nuk foli për këtë ndryshim në jetën e tyre, që u duk i papritur.

Por nuk ka qenë dhe aq. Floriana Garo tregon se vendimin për ndarjen e morën të dy. Ajo flet për herë të parë lidhur me lajmin e fundvitit, për gazetarin Genti Minga, pasi është zgjedhur të jetë personazhi i kopertinës së revistës “Living”.

“Me kalimin e kohës ndoshta do t’i bëj një bilanc më të saktë kësaj që ndodhi. Kur më kërkojnë të flas për ndarjen jam e rezervuar pasi është herët. Përvojat e jetës janë të rëndësishme për t’u ndarë nga njerëzit publikë por duhet të kalojë njëfarë kohe dhe duhet të kuptojmë se është njerëzore të ndryshosh mendim. Nesër këto ngjarje mund t’i gjykoj ndryshe nga sot, por unë nuk dua që njerëzit të mendojnë se s’jam koherente në ato çka them. Brenda një kohe të shkurtër ndyshon çdo gjë në jetën tënde ndaj duhet të jesh i përgatitur”, ka thënë ajo.

Shumë e përfolur në publik, moderatorja është e vetëdijshme se arritjet e saj i atribuohen edhe dikujt tjetër.

“Unë jam e ndërgjegjshme që shumë më kanë cilësuar si një vajzë që i ka arritur gjërat në saj të të tjerëve, jo vetes. Unë do të dëshmoj që e kanë pasur gabim”, shprehet Floriana. Nëse do të mbetet shoqe me Tedin, është ende herët për ta thënë…

“Në raportet me familjen Ngjela unë s’kam mllefe. është familja ku kam jetuar për pesë vjet dhe i vlerësoj, i dua. Nuk do të flisja kurrë keq për ta. Mamanë e Tedit e ndjej ende të afërt dhe tezen e tij e kam si tezen time”, sqaron prezantuesja e “Jo vetëm modë”.

Pyetjes së gazetarit se pse erdhi kjo ndarje e papritur, bukuroshja e TV Klan i përgjigjet: “Nëse ndjen se diçka nuk shkon në jetën tënde, duhet ndryshuar. Kuptuam se diçka nuk shkonte në ndjenjat tona dhe morëm një vendim të përbashkët. Nëse njeriu s’është i lumtur me situatën e tij ose toleron, ose gjen forcën dhe kurajon që t’i ndryshojë gjërat”.

Floriana tregon se po përpiqet të kalojë mbi këtë periudhë të vështirë, duke u munduar “Sigurisht nga lidhja me Tedin kisha krijuar rehati. Tani atë rehati që kisha përpiqem t’ia krijoj vetes. Këtu nis gjithçka se çfarë bën ti për të përmirësuar jetën tënde”. Megjithatë ajo pranon edhe se e ka vuajtur këtë ndarje, duke thënë se ka derdhur lot: “Patjetër që kam derdhur lot, madje më shumë se një”.

7 komente në “Rrëfehet Floriana Garo: E vërteta e ndarjes me Tedin”

  1. epo says:

    Tani a te shijoj ai ty…po ne cte bejme qe ste kapim dot

  2. Hyska says:

    Po cfare “ender dashurie”, Tedi mund te jete i pasur por eshte si qukapik nga paraqitja, Floriana eshte alamet femre!Pasurine Tedi e ka nga mami dhe kjo nuk eshte ndonje merite!

    1. elona says:

      me aq mall sa pi Tedi…s’ka faj e shkreta,do te bej sex dhe kjo.

  3. ari 137mm says:

    Ke ike per lesh. Mbas tre munch vjen ndarja tjeter,e keshtu me radhe. Aq ishte.

    1. KS says:

      Kjo ka punu si escort ne NY. Rrezik aty e ka njoft ai kokloqja.

  4. Hasoni Nev Jork says:

    Po thuje troc, Tedit nuk i ngrefej mo me mu dhe i dhame fund. Kisha nevoje per hallate te reja. Pike.

  5. toni says:

    Te gjithe e dine se pasurine ja ka lene mami,por jo te gjithe e dine se si e ka bere mami kete pasuri,ndoshta gazetarja e klanit mund te kete ndonje ide,se helbete e klanit eshte dhe nese ka flluar e paditur e ka mesuar Sander mafishja. do ishta mire mos te ushqeni publikun me lajme te tilla,kjo dhe ai kodoshi Ngjelave jane shembull i keq per te rinjte,jo gjithe Shqiptaret presin nga mami te pasurohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje