Anketa, 87 % e shqiptarëve konsiderojnë problemin kryesor papunësinë

25 Dhjetor 2015, 11:34Sociale TEMA

87 % e shqiptarëve konsiderojnë problemin kryesor papunësinë.

Në anketën e kryer nga Instituti Studimeve Ndërkombëtare, papunësia ishte gjetja kryesore, në këndshikimin qytetar, si shqetësimi më i mash që përballet sot vendi.

Më tej, ndjekur kjo nga varfëria (me 75 përqind e të pyeturve.).

Kurse rreth gjysma e të intervistuarve sheh si problemin më të madh të vendit, drejtësinë (53 përqind).

Pas saj, shqetësim janë standardet e ulëta të kujdesit shëndetësor, e kështu me radhë, raporton monitor.

Ky studim është pjesë e projektit ‘Shqiptarët dhe Modeli Social Evropian”, të kryer nga Instituti Studimeve Ndërkombëtare, AIIS.

2 komente në “Anketa, 87 % e shqiptarëve konsiderojnë problemin kryesor papunësinë”

  1. shpatar says:

    Ndoshta me eprekshmja eshte punsimi.Une do ta konsideroja qe problemi kryesor jane politikat pa suksese qe jane ndjekur deri me sot.

  2. A says:

    87 perqind e shqiptareve kane problem punesimin, nuk eshte e vertete sepse keto nuk duan te punojne ku i thote EDI RAMA dhe PS-ja. A e mbani mend qe gjate fushatave zgjedhore qe EDI RAMA pat thene se po te vi ne pushtet, ne pozite, po te behem kryeminister do te hapi 300’000 vende te reja pune per 4(kater) vjet.
    Sa erdhi ne pushtet per kete hapi me qindra Zyra per Punesim ne te gjithe Shqiperine ku therrisnin e bertistin hajdeni se ka plase peshku i madh, me falni, kane plase me mijra vende pune.
    Si perfundim nuk shkonte asnjeri ne keto zyra me u paraqit, cfare t’ju beje EDI RAMA kur nuk doni pune.
    A i shikoni Kombinatet, Uzinat, Fabrikat,Ndermarrjet dhe Institutet qe ka hapur EDI RAMA si rrine ne heshtje, te mbyllura sepse nuk shkon njeri, sepse nuk duan pune. Kane qejf me ndeje ne kafe gjithe diten per te bere lloqe-muhabet. Pra EDI RAMA e ka kryer punen e vet, ju beni te juajen te pakten paraqituni ne Zyrat e Punesimit.
    Nga ju qe nuk kerkoni dhe doni pune, ka prej atyre qe e duan dhe rrine nate-dite ne pune edhe per ju qe jane 0,5 PERQIND e popullsise dhe nga kjo pune e teper, e lodheshme dhe rraskapitese jane bere super miliarder sepse s’doni te punoni ju dembelat qe edhe duart i keni pa kallo sepse e keni harruar punen.
    Kjo ndodhe sepse ju nuk donit filozofine e zbatuar ne teori dhe ne praktike “TERAPIA e SHOCKUT, EKONOMIA 0(ZERO)” dhe “CEKUN e BARDHE” qe ja moren prej goje dhe duarve kjo 0,5 PERQIND e popullsise.
    Pra si perfundim mos qani ju 87 PERQIND e shqiptareve qe nuk keni deshire dhe nuk doni te punoni. EDI RAMA s’ka faj sepse per ju po punon dite nate dhe nga kjo pune e teper sa u be kryeminister ka vilen ne fshatin Surrel te Tiranes dhe 200 mijelion Evro ne banke. Ja cfare ke kur punon. Tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje