Bota feston Krishtlindjen/ Papa: Bota po helmohet nga materializmi

25 Dhjetor 2015, 09:19Sociale TEMA

Miliarda njerëz në botë festojnë sot lindjen e Krishtit.

në meshën e përvitshme të Krishtlindjes, Papa Françesku ka thënë se bota po helmohet nga materializmi.

“Jetojmë në një shoqëri të pushtuar nga konsumizmi e hedonizmi, nga pasuria dhe ekstravaganca. Çdo gjë duhet të ketë masë”, ishin fjalët e Shenjtërisë së Tij, që shton se në këtë situatë lipset më shumë kthjelltësi.

“Krishtlindjet janë koha për të zbuluar edhe një herë se cilët jemi”, tha Papa.

“Fëmija Jezus lindi në varfëri pavarësisht hyjshmërisë së tij, pikërisht për të frymëzuar jetët tona. Ai na kërkon të veprojmë me maturi, në një mënyrë sa më të thjeshtë, të ekuilibruar e të qëndrueshme, na kërkon të jemi të aftë të shohim e të bëjmë atë çfarë është vërtet thelbësore”, shtoi Papa Françesku.

Meshën e Kërshëndellave, Papa e mbajti në bazilikën e Shën Pjetrit, përpara 10.000 besimtarëve. Françesku u shfaq tepër kritik ndaj asaj që e përshkroi si kulturë indiferentizimi, e që jo rrallëherë merr edhe trajtat e të pamëshirshmes.

2 komente në “Bota feston Krishtlindjen/ Papa: Bota po helmohet nga materializmi”

  1. massimo says:

    kjo eshte idhujtari, nuk i perket fese se abrahamit fe monoteiste te puthi statuja kuklla, cbehet keshtu more aman! jezui ishe hebre lindi nga nje nene hebre, nuk themeloi asnje religion erdhe si i derguar tek beni israilet per ti theritur ne monoteizem sic bere moisiu! messia e refuazuan si profet hebrenjte, kurse krishteret e bejne hyjni, nga ekstremi ne ekstrem!

  2. Bushi says:

    Eshte me se e drejte kjo qe thot papa Françeku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje