FOTOT/ “Shkolla e xhihadit”, tmerret në kampin ushtarak të fëmijëve në Afganistan

28 Dhjetor 2015, 11:57Bota TEMA
FOTOT/ “Shkolla e xhihadit”, tmerret në kampin ushtarak të

Shteti Islamik po u mëson fëmijëve 3-vjeçarë ideologjinë xhihadiste, si të mbajnë armët e zjarrit, teknikat e prerjes së kokave dhe si të bëhen kamikazë, thotë një gazetar për “Russia Today” që rrezikoi jetën e tij gjatë një vizite në një kamp ushtarak fëmijësh në Afganistan.

Gazetari Najibullah Quraishi, tha se ai u shokua kur pa shkollën e xhihadizmit në lindje të Afganistanit në provincën Nangarhar.

“Imagjinoni fëmijë nga mosha 3-12 vjeç. Atyre po u futet në kokë ideologjia e xhihadizmit, po u bëhet lavazh trurit. U mësohet se kundër kujt duhet të luftojnë,” tha ai.

Trajnimi bëhet prej muajsh me studentë të rinj që po bëjnë progeres domethënës.

“Të gjithë fëmijët i dinë emrat e të gjitha armëve dhe të gjithë dinë se si përdoren ato. Duket sikur janë trajnuar prej vitesh,” tha Quraishi.

Sipas gazetarit, nxënësit në shkollë nuk vinin vetëm nga Afganistani, por gjithashtu edhe nga Pakistani, madje janë dhe fëmijë të vetë ushtarëve.

Leksionet zgjasnin 6 ditë në javë nga ora 8 e mëngjesit deri në 4 pasdite, me dy orë pushim, rrëfen gazetari.

Fëmijët afganë  janë të fundit që rekrutohen nga Shteti Islamik, të cilët kanë zbatuar programe të ngjashme lavazhesh truri në Siri e Irak.

Quarishi, që ka qenë gazetar lufte për mbi një dekadë, e quan Shtetin Islamik grupin terrorist më të keq e më të rrezikshëm që ka parë ndonjëherë në jetën e tij.

“Janë shumë të ashpër. Nuk duan t’ja dinë as për fëmijët as për të moshuarit,” thotë ai, duke shtuar se luftëtarët e ISIS kërkonin shtëpi më shpëti për vajza për të organizuar martesa të detyruara.

“Prezenca e ISIS do të shkatërrojë jo vetëm Afganistanin, por edhe vendet e tjera fqinje,” paralajmëroi gazetari.

Xhihadistët përdorin territorin afgan si një bazë për të shpërndarë operimet e tyre në vendet e tjera të Azisë Qëndrore.

Ekzistojnë 2 mijë familje të Shtetit Islamik nga Uzbekistani, Taxhikistani dhe Kirgistani në veri të Afganistanit për momentin, dhe janë gati të kalojnë kufirin për në vendet e tyre.

“Është një kërcënim i madh edhe për Rusinë. Qëllimet e ISIS janë t’i bëjnë diçka Rusisë,” tha Quraishi./ Ora News

1 komente në “FOTOT/ “Shkolla e xhihadit”, tmerret në kampin ushtarak të fëmijëve në Afganistan”

  1. Sharmuta says:

    Tash po jua qin ato nanat kurva xhaxhi Putin shume shpejt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje