Ajo është përfolur kohët e fundit jo vetëm për eksperiencën e re që po provon, por edhe për divorcin nga bashkëshorti. Bëhet fjalë për këngëtaren Rovena Dilon. Por edhe për balerinin Eltion Merja me të cilin ajo performon çdo javë në garën e kërcimit, e cila është afër fundit. A është Rovena Dilo në një lidhje dashurie me partnerin e kërcimit disa vite më të ri në moshë? Përgjigjen e jep Eltioni, emri i të cilit është bërë pjesë e shtypit rozë dashur pa dashur. Ai tregon për “Shekulli”-n të vërtetën e lidhjes, marrëdhënien me Rovenën dhe pritshmëritë për garën e kërcimit.
A është i vërtetë lajmi për lidhjen me këngëtaren Rovena Dilo?
Jo! Nuk është aspak i vërtetë. Kemi një marrëdhënie shumë normale, ku nuk lë vend për dyshime.
Pse u përfol për një lidhje mes jush?
Hmm… Mbase njerëzit që e nxorën këtë lajm u ka bërë përshtypje fakti që unë dhe Rovena shoqërohemi edhe jashtë provave të “Dancing with the stars Albania”. Normalisht, në produksione të mëdha siç është “Dancing”, ku je gjithë kohës në prova me “Vip’- in, krijohet një lloj kimie në çift. Kjo gjë ndodh dhe është prezente tek çdo çift sepse është në funksion të punës, që performancat e çdo puntate të dalin të realizuara në maksimumin e tyre. Normalisht kjo kimi krijohet edhe tek ne profesionistët. I bie që për çdo çift që kërcejnë bashkë të thuhet që kanë diçka me njëri-tjetrin?!
Cila është marrëdhënia me Rovenën jashtë produksionit?
Jemi miq dhe si të tillë do vazhdojmë të takohemi edhe pasi të mbaroi “Dancing with the stars 6”. Kush e di, mbase në të ardhmen mund të ketë edhe bashkëpunim mes nesh dhe shpresoj që njerëzit ta presin pa dyshime një bashkëpunim të mundshëm.