Gazmend Daka ka dehur me raki e verë shumë figura të politikës në Kosovë.
Madje, nën shijen e rakisë së tij ka kaluar çaste gazmore edhe ish-presidenti, Ibrahim Rugova.
Qysh në krye të herës, Rahoveci ka pasur një traditë të trashëguar brez pas brezi, s’dihet se qysh e kur, por traditë të lashtë në kultivimin e vreshtarisë, në bërjen e verës dhe të rakisë.
Po të zbresësh në fund të Rahovecit, pleqtë bëjnë me gisht kah podrumi i verës së familjes Daka, si një ndër më të moçmit në ato anë.
Gazmend Daka, kultivues i moçëm i verës e rakisë, thotë se me shekuj familja e tij e ka kultivuar këtë zanat, shkruan Zeri.
Myshterinj të rregullt i ka kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn e Agim Çekun.
Ai kultivon dy lloje të rakisë, rakinë me mjaltë e rakinë e shtëpisë dhe katër lloje të verërave, Chardonnay e bardhë, e Vranac, Pinot dhe Cabernet.
Motit kam qene ne Kosove dhe nuk lashe rastin qe te kaloja 4-5 ore nen shoqerine e nje mikut te mikut tim prej veriut te Kosoves ,bash ne Kantinen e famshme te Rahovecit ku e lashe veten time nen pushtetin e avujve te alkoolit organik si te rakise ashtu dhe te veres .
Mendoj se pervoja e ketij rajoni por dhe e mikroklimes se kesaj zone duhet bartur dhe perhapur .
Rahoveci eshte shembulli me autentik i rakise dhe vererave organike ,vecanarisht i familjes me mbiemrin Daka
— Hera e pare qe ndegjo RAHVOECIN qe te jete i permendur per rakin, Ndofta mund te jet per ne Kosove.
— Kampjonet me te mbedhej te trevavae shqiptare, te veres ne vecanti te RAKIS, ndodhen ne Shqiperine jugore, rajoni PERMET dhe SKRAPAR,
==Lugina e krahines Deshnica ne Permet eshte kampionia e prodhimit te Rakise se RRUSHIT, te MANIT , MANAFERRES,,,
– PROVOINI dhe do te habiteni.
–GEZUAR VITIN E RI ME PRODHIME PERMETI.