E çojnë në morg pasi menduan se kishte vdekur, por ishte thjesht... tapë

1 Janar 2016, 15:58Bota TEMA

Një person ne Rusi që kishte pirë shumë, u mor gabimisht si i vdekur.

Gazeta lokale “Khasanskiye Vesti”, shkruan se miqtë e tij thirrën një ambulancë dhe personeli mjekësor me ngut e deklaroi si të vdekur duke e dërguar në morg.

Megjithatë, ai përfundimisht u kthye në jetë, duke e gjetur veten në një frigorifer morgu.

“Atë natë morgu ishte i mbushur në kapacitetin e tij, trupat nuk ishin vetëm në rafte, por edhe në dyshemenë e dhomës frigorifer, ku ishte vendosur edhe personi në fjalë”, i tha gazetës Aleksey Stoyev, një zëdhënës i policisë. Ai filloi të ulërinte për ndihmë dhe të trokasë në derë.

Thirrjet e tij tërhoqën vëmendjen e rojeve të morgut, të cilët raportuan te mjekët. Ndërsa, këta të fundit njoftuan policinë, raporton gazeta. Hapja e derës nga policia bëri që ata të takohen me njeriun e “ringjallur”, që në panik doli nga dhoma, thuhet në raportin e policisë, të cilët pasi e kishin marrë atë në pyetje e kishin liruar, shkruan NOA.

Ai u kthye në vendin e ahengut, ku gjeti shokët e tij ende të dehur. Personi që i hapi derën ishte tronditur dhe i kishte rënë të fikët, shkruan gazeta lokale. Më pas ata iu kthyen sërish festës, për të festuar rikthimin në jetë të të riut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje