Numri i qytetarëve shqiptarë që kanë bërë kërkesë për azil në Gjermani në vitin që u mbyll ishte 54 mijë e 762 persona.
Një shifër që e vendos Shqipërinë në vendin e dytë të azilkërkuesve.
Shqipëria renditet menjëherë pas Sirisë, e cila prej vitesh është në luftë.
Në vend të tretë janë shqiptarët e Kosovës me 37 mijë e 95 kërkesa.
Nga 10 vendet e para azilkërkuese dominon Ballkani, me 4 vende.
Veç Shqipërisë dhe Kosovës, në dhjetëshen e parë është e Lugina e Preshevës me 26 mijë e 945 kërkesa dhe Maqedonia me 12 mijë e 166 kërkesa.
Për të ulur numrin e kërkesave për azil nga Ballkani, autoritetet gjermane i cilësuan ato si vende të sigurta origjine duke shkurtuar kohën e shqyrtimit të kërkesave të tyre.
Numri i azilkërkuesve shqiptarë për vitin 2015 u rrit më shumë se 5 herë krahasuar me vitin 2014 ku ishin pak më shumë se 8 mijë persona azilkërkues.
E njëjta gjë ndodhi edhe me shqiptarët e Kosovës.
Të dhënat zyrtare për 2015-ën tregojnë se është rritur disa herë numri i azilkërkuesve nga Kosova.
Por në tremujorin e fundit të 2015 pati një rënie të azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani.
Nga 4680 që ishin në tetor, në nëntor numri shkoi në 3044 ndërsa në dhjetor në 1801.
Qeveria shqiptare kërkoi të evitojë debatin mbi azilkërkuesit me sa mundi.
Përpara medieve, kryeministri Rama dhe ministri i Brendshëm Tahiri deklaruan se shqiptarët keqkuptuan informacionet lidhur me kërkesat e punës në Gjermani me atë të azilit.
Sipas tyre në këtë keqkuptim kontribuuan edhe trafikantët.
Por Gjermania u ka thënë jo shqiptarëve.
Aktualisht mijëra shqiptarë gjenden në Gjermani në shpresën se mund të marrin azil, por autoritetet gjermane janë të qarta: nuk ka azil për shqiptarët!/ Independent Balcan News Agency/a.l
Te mbajn jevgjitet arabe libanez irakien serian pakistanez etj etj lekure zinj se do tja shohin hejrin por mos qahen kur ju jevgjitet ju perdhonojn femrat ne mes te qytetit
Liku, jo po te mbajne jevgjit shqipetare.
jo pp evgjitet greke, rrace ariane prej egjyptiiii or tiiiiii