Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka hapur së fundmi tenderin për blerjen e 35 mijë matësve elektronikë.
Fondi limit me të cilin është hapur kjo procedurë është 198 milionë lekë apo rreth 1.6 milion dollarë.
Kjo sasi matësish do të përdoret për dy arsye, e para për zëvendësimin e matësve të dëmtuar dhe të hasur në rrjet dhe e dyta për lidhjet e reja që bëhen në sistem dhe që aktualisht faturohen afrofe. Në fakt zëvendësimi do të shkojë si për familjarët ashtu edhe për bizneset megjithëse pjesën më të madhe të blerjes e zënë matësit njëfazorë që janë të dedikuar kryesisht për familjet, raporton Scan.
Deri në Nëntor të vitit 2015 sipas të dhënave zyrtare të kompanisë së shpërndarjes klientë të lidhur pa matës dhe me matës të dëmtuar rezultonin rreth 34 mijë.
Procedurat për blerjen e matësave të rinj bëhen në kuadër të zëvendësimit të matësve mekanikë me ata elektronikë për t’i paraprirë më pas në një fazë të dytë asaj që ka deklaruar qeveria për matësit inteligjentë.
Këta të fundit nuk janë asgjë më shumë sesa një matës elektronik brenda të cilit integrohet një aparaturë për transmetimin e të dhënave në kohë reale duke i kthyer në smart meters. Në fakt qeveria deklaroi një vit më parë nismën për të shkuar drejt matësve inteligjentë ku përmes një projekti pilot u fol për vendosjen e 10 matësve të parë inteligjentë.
Te shpresojme te mos jene si ata te CEZ-it qe masnin sa per tre shpi. Mgjths parimi i kesaj qeverie eshte “te mbushim arken e shtetit”.
jam shume dakort me kto mates edhe pse shumica me e madhe e energjise vidhet para se te arrij tek matesi…
me pak fjale po nuk u futen linjat e energjese nendhe ska rezultat
ajo qe doja te nenvizoja te mos pranohet faturimi i ketij matesi ne kurriz te konsumatorit sepse ky eshte nje kusht i keshit dhe ai duhet ta marri per siper barren
ne itali ku jetoj une me kane nderruar si matesin e rrymes dhe te gazit me mates dixhital pa prekur interesat e mija
“Këta të fundit nuk janë asgjë më shumë sesa një matës elektronik brenda të cilit integrohet një aparaturë për transmetimin e të dhënave në kohë reale duke i kthyer në smart meters”
Çfare shprehje injorance e njekohesisht megallomanie teknologjike. Asgje me shume…merr nje lepur lidhe te kembetce nje pellumbi e lepuri fluturon!
Kam një merak: mos këta matësat inteligjentë janë inteligjentë më shumë se ç’duhet? Mos bën vaki që të manipulohen që nga qendra e OSHEE për të shtuar fiktivisht konsumin në kurriz të konsumatorëve për të mbuluar kështu defiçitet e saj nga ata që s’paguajnë apo për arsye të tjera? Cili është ai që do na japë siguri për këtë frikë?
Futja kot. Cfare tenderi? Matsat kan mbaru pune. 15 dite perpara vitit te ri e kam vendos un.
Sipas opinionit duhet me pagu lek se perndryshe aha te puth
halla ne faqe