Aksi rrugor Elbasan-Librazhd është bllokuar paraditen e sotme për shkak të rrëshqitjes së dherave.
Policia e Shtetit njoftoi se bllokimi ka ndodhur në vendin e quajtur Xibrakë tek ish-Magazinat e Rezervave të Shtetit. Policia thekson se aksi është totalisht i bllokuar.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia rrugore.
Ndërkohë është njoftuar Drejtoria e Rrugëve si dhe firma kontraktuese për të zhbllokuar këtë aks.
Burime nga Prefektura thanë për TemA-n, se zgjidhja provizore deri në hapjen e plotë të aksit, do të jetë një devijim i rrugës kryesore për disa dhjetra metra.
Ministria e Transporeteve shprehet se po punohet dhe zhbllokimi i rrugës është çështje minutash.
Mos si do tja bejne besimtaret callmaxhinj te shkojne te falen te xhamia .
Allahu i falte ose ti japi nje dore punetoreve ta rregullojne sa me pare.