FOTO/ Nisin përmbytjet në të gjithë vendin, Lana kapërcen shtratin në Tiranë

6 Janar 2016, 11:42Sociale TEMA
FOTO/ Nisin përmbytjet në të gjithë vendin, Lana

Reshje e shumta të shiut që po bien në të gjithë vendin kanë shkaktuar përmbytje në një sërë zonash si në Lezhë.

Edhe në Tiranë kanë nisur përmbytjet, ku zona e Don Boskos është më e prekura, por edhe lumi i Lanës është tej fryrë nga reshjet, duke dalë nga shtrati në disa pjesë.

Nga ana tjetër, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion mbi situatën e rrugëve në të gjithë territorin e vendit.

Qarku Tiranë

Aksi Tiranë-Krrabë (km29)-Elbasan është i kalueshëm normalisht.

Akset  Tiranë-Trau Dajt-Qafë Mollë-Bizë + Trau Dajt-Antena +  Qafë Priskë-Shëngjergj janë të qarkullueshme normalisht. Në gadishmeri jane 2 borepastruese, ekskavator, grejder dhe 7 punetore.

Në aksin Sauk – TEG – Ibë – Elbasan, në segmentin  Rotondo – Sauk – Ibë, gjendja është normale dhe qarkullimi kryhet pa probleme.  Megjithatë në gadishmëri janë mjete dhe punëtorë.

Në aksin Ura e Peshkatarit – Berzhitë ka një çedim të trupit të rrugës me 10 ml, deri në gjysmën e korsisë.

Qarku Durrës

Nuk ka asnjë aks të bllokuar

Qarku Vlorë

Në akset e këtij qarku nuk ka probleme për qarkullimin. Situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm, sidomos pikat ku ka rënie materialesh. Në Llogara  janë në gadishmëri  1 borëpastruese, 1 fadromë dhe 5 punëtorë.

Qarku Gjirokaster

Ka rreshje shiu në të gjithë qarkun. Situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm, sidomos në zonat e njohura ku ka rrëshqitje siç janë Shkalla e Zezë ku jane ne gadishmëri 1 fadromë dhe 6 punetorë,  dhe Rrapi i Kuqarit, ku janë në gadishmëri 1 fadromë dhe 5 punëtorë. Rekomandohen përdoruesit e rrugës, që në këto zona të respektojnë sinjalistikën e vendosur. Në të gjitha akset e këtij qarku nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.

Qarku Elbasan

Ka rreshje shiu ne te gjithe qarkun

Në gadishmëri në këtë aks janë 2 fadroma, 2 kamionë dhe 10 punetorë, për çdo rënie materialesh në rrugë. Situata per momentin eshte normale.

Në aksin Librazhd – Steblevë situata për momentin është normale. Këtu jane ne gadishmeri 1 traktor me zinxhire, 1 fadrome dhe 11 punetore.

 Në këto momente qarkullimi është normal. Ketu jane ne gadishmeri 1 kamionçine, 1 fadrome dhe 4 punetore.

Qarkullimi është normal deri në keto momente. Ka mjete e punetore ne gadishmeri.

Në të gjitha këto pika të rrezikshme ka mjete dhe njerëz në gadishmëri. është kryer pastrimi i akseve nga gurët dhe materialet e tjera.

Qarku Korçë

Në të gjithë qarkun ka rreshje shiu dhe temperaturat janë rritur. Kjo ka sjellë përmirësim në qarkullimin e mjeteve.

Aksi Korcë-Dogana Kapshticë, gjendja është normalizuar dhe qarkullimi kryhet pa probleme. Firma kontraktore po mban në monitorim të vazhdueshëm situatën.

Aksi Korcë-Voskopojë kalimi është normal. Edhe ne aksin Korçe – Dardhë  nuk ka probleme me qarkullimin.

Gjendja e Akseve të tjera  rrugore të Qarkut Korcë paraqitet normale dhe është duke u punuar për kriposje pjesore.

Ne akset e ketij qarku jane ne gadishmeri 13 borepastruese, 3 grejdera, 8 fadroma, 14 kamione dhe  punetore ne segmentet  me problematike.

Qarku Fier

Nuk ka probleme për qarkullimin në akset e këtij qarku.

Qarku Berat

Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e këtij qarku. Punohet për pastrimin e akseve, në kuader të kontratave me performancë.

Qarku Kukës

Në të gjithë qarkun, ka patur rreshje shiu. Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në të gjitha akset e këtij qarku. Ne aksin Tuneli Kalimash – Kukes – Morine jane ne gadishmeri 3 mjete, ne aksin Kukes – Krume jane ne gadishmeri 2 mjete, ne aksin Kukes – Draj Reç jane ne gadishmeri 2 mjete, ne aksin Domaj – Bushtrice jane ne gadishmeri 2 mjete, ne aksin Kukes – Qafe Shllak jane ne gadishmeri 2 mjete, ne aksin Kukes – Ura e Zapodit janë në gadishmeri 2 mjete, ne akset e Tropojes janë në gadishmëri 10 mjete.

Në të gjitha akset e këtij qarku, qarkullimi kryhet normalisht.

Qarku Diber

Në të gjithë qarkun ka rreshje shiu.  Në akset e këtij qarku jane në gadishmeri 14 mjete, në zonat ku ka rrezik për rënien e materialeve në rrugë. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në zonat ku ka rrezik te renies se materialeve ne rruge, si dhe te lageshtise ne rruge.

Qarku Shkoder

Në të gjithë qarkun ka rreshje shiu.

Ne akset Dedaj – Razëm dhe Koplik – Bogë ka renie gurësh si pasojë e rreshjeve te shumta. Ne gadishmëri jane 2 mjete fadroma, që po bëjne pastrimin e akseve. Edhe ne aksin Shkoder – Qafe Qele ka rrezik per renie guresh ne rruge. Edhe ketu eshte ne gadishmeri 1 fadrome, në aksin Shpal – Ura e Repsit janë në gadishmeri 2 mjete, ne aksin Rreshen – Qafe Bene jane ne gadishmeri 2 mjete. Në aksin Qafe Mali – Fierze jane ne gadishmeri 2 mjete, në aksin K.Hadroj – Qafë Bene janë në gadishmëri 2 mjete.

1.Në aksin Qafë Laç – Qafë Qele ka zona me rrezik për renien e gurëve, prandaj duhet të bëhet kujdes në qarkullimin në këtë aks.

Qarku Lezhe

Në të gjithë qarkun ka rreshje shiu.. Në të gjitha akset qarkullimi kryhet normalisht. Ne aksin Milot – Skurraj – Rreshen eshte ne gadishmeri 1 mjet, ne aksin Ura e Zogut – Rubik – Rreshen eshte ne gadishmeri 1 mjet, ne aksin Rreshen – Tuneli i Thirres jane ne gadishmeri 3 mjete.

1.Në aksin Rrëshen – Tuneli i Thirrës, në zonat e quajtura :

ka shembje të dherave dhe bllokime të kanaleve anësore dhe tombinove, dëmtim të pritave mbrojtëse si dhe spostim të shtresës asfaltike nga vija e projektit. Megjithatë qarkullimi kryhet normalisht në këtë aks.

2.Në aksin Fushë Milot – Lezhë, ka demtim të fugës së diletacionit, në Urën mbi lumin Drin, ne km 0.900. është vendosur sinjalistika përkatëse dhe për momentin nuk ka probleme me qarkullimin.

16 komente në “FOTO/ Nisin përmbytjet në të gjithë vendin, Lana kapërcen shtratin në Tiranë”

  1. Uji says:

    Po Kerkoj Veli mamane me fotografin ,ndoshta Jane mbytur ne Lane Duke ndihmuar popullin,ishalla nuk i kerkon ndonje kupon

    1. Flori says:

      Po pse ore fajin Veliaj e ka. E gjithe bashkia eshte ne pune po ben maksimumin.l Qeveria po ashtu ne gatishmeri. mos u beni histerike

      1. Nora says:

        Ja kur te dale PD te thote qe fajn e ka Rama.. o zot sa poshte kane rene o zot. po per sa kohe jane te gjtihe ne terrren pse duhet te llapni kot me kot more pisa

    2. Arda says:

      Bashkia e Tiranes po ben maximum per ti bere balle kesaj stuhie por kanalizimet Kane rreth kater vjet qe svihej dore mbi to kshu eshte kur ne vendin tone 4 vjet flihet gjume pastaj vjen tjetrin e fillon nga puna nga fillimi

    3. ajna says:

      Situata vertet mund te jete deri diku problematike,po duhet te jemi te vetdijshem qe njerzit jane lajmruar per gjendjen dhe jane marre masa si asnjehere me pare. Epo dhe me motin nuk do luftojme, e rendesishme eshte te jemi vigjilent

    4. keno says:

      se kuptoje cfaaj ka erioni ketu ?! keto jan fatkeqesi natyrore qe se ndalo dot asnje pervec zotit te madh , dhe problemi po tja ngjisim fajin erionit i bje te kapemi me ate qe gjer para 1 viti dilte sikur ndertote rrug pa fund ne tirane dhe tashi ska me asgje , kan qen vetem mashtrime dhe erioni ska si i rregullo brenda dites!!

    5. Kevi says:

      Tani per cdo gje qe ndodh ne tirane ne vecanti dhe ne shqiperi ne pergjithesi eshte vetem faji I qeverise, sipas pd istave. Se fryhet Lana dhe del nga shtrati,kjo do te thote se e ka fryre qeveria. Sic po shihet pushteti vendor dhe ai lokal Jane ne gadishmeri te plote per te minimizuar demet, sepse kjo eshte detyra e tyre, dhe nuk mund te pretendojme qe te na ndalojne shiun se reni,sepse nk Jane magjistare

    6. Maksi says:

      Bukuria e kesaj esht qe ju sdini ca te kapeni dhe kapeni me nje gje qe ska ci ben asnjeri , aq sa ja beri saliu shkodres ne ato kohe te tmerrshme , mos ja ngjisni fajin erionit dhe rames, se te jet per tju ngjitur faji dhe ne menyre flagrante esht atij bashes qe bote sikur ndertotr reuge neper tiran .

  2. iu says:

    aha!
    e mur lumi shqipnin!!
    dhe shqiptaret,polumbaret,si skafista,do notojn
    kan pervoja dhe trajnime ne notime dhe lundrime
    me ne kry zotin ambasador
    qe do ja bej me dor
    shqiptarve
    kombit vaporr

    1. tani says:

      Kaq shume sa je lodh me bo poezi,kishe dal me ndimu nonjonin

  3. ersi says:

    Te pakten jane marre masat paraprakisht. Uroj te kaloj shpejt kjo gjendje.

  4. donald says:

    s’guxon te bjere pak shi ne tirane se shi si mbushet lana !
    ahh mor Basha ci bere ketij qyteti, kaq pak kohe ne krye te bashkise dhe kaq shume pasoja kemi akoma prej teje

  5. flori says:

    Tirana kto probleme ka patur gjithmone ne dite permbytjesh. eshte e kote te merremi se kush e ka fajin po se ca do bejme tani e tutje per kto probleme. Te pakten bashkia jo vetem qe eshte ne terren por edhe po mundohet me cdo mjet per uljen e demeve qe ky shi do te sjelle

  6. Gerti says:

    Basha dhe Laliveli kane fajin qe nuk dine te punojne. Po fajin per krijimin e kesaj situate e ka xhaxhi Rama qe ka dhene aq leje ndertimi pa ndertu nje kolektor te ri qe nuk ka ca ti bej kush pa u hedh lek i madh.

  7. kollari says:

    me nimu nanjonin!!]
    pse kush m nimoji mu qe t nimoj te tjert un?!
    qeke kamunist zotrote
    n kamunizem ishte uniteti popullit
    tash n demokraci osht secili per vete
    le ti nimoj zoti
    dhe,”po nimove gjarpnin,t picko ai masanej”…… ka thon Darwini pri Peqini ,dhe nastradini pri Rimini…
    “shqiptarit,rrasi derrin ,te t thot zot”! ka thon papa i roms
    “mos nihmo,derrin,gomarin,gjarpnin dhe shqiptarin”! thuhet ne kuran ne faqen xix kapitulli miz rreshti zxv rrokja e dyt paragrafi dhjet

  8. ss says:

    Ju sos durimi lumit te lanes Nuk e mbante dot me te dhjerart e banoreve te tiranes u fry dhe doli jasht kontrollit duke i dhene nje shplarje banoreve te tiranes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje