Përkeqësohen kushtet e motit/MPB: Ja masat që duhet të keni parasysh

6 Janar 2016, 09:26Sociale TEMA
Përkeqësohen kushtet e motit/MPB: Ja masat që duhet të keni

Sot pritet të jetë një ditë e vërtetë dimri. Buletinet meterologjike parashikojnë një përkeqësim të ndjeshëm të motit, që do të shoqërohet me reshje dhe shtrëngata shiu me një intensitet të lartë, kryesisht në orët e pasdites.

Rajonet që parashikohet të preken nga përkeqësimi i motit janë Shkodër, Lezhë, Dibër, Tiranë, Elbasan, Gjirokastër dhe Vlorë ku në intervale kohore prej 2-3 orësh, do të ketë reshje shiu që mund të arrijnë në 30-40 mm.

Përveç rajoneve të përmendura, në lartësitë mbi 800 metra mbi nivelin e detit, pritet të ketë reshje bore gjithashtu të dendura.

Për këto arsye, Ministria e Punëve të Brendshme njofton çdo shtetas që t`u bindet lajmërimeve të strukturave të pushtetit vendor dhe qendror për të shmangur qarkullimet e panevojshme, si dhe të japin ndihmesën e tyre ndaj këtyre strukturave.

Përmes një njoftimi në media, Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetarëve të minimizojnë lëvizjet e panevojshme, kurse prindërit të shoqërojnë fëmijët në shkolla, kopshte e çerdhe etj..

“Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë masat e parashikuara për të tilla raste, duke ngritur Shtabet e Emergjencës në Prefektura e Bashki, për të vënë në gatishmëri të gjitha kapacitetet njerëzore e teknike operacionale që të reagojnë sipas situatës.

Janë marrë masat që të jenë të gatshme për veprim gjithë strukturat operacionale të Emergjencave Civile si: Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura, ARRSH etj.

Janë njoftuar të gjitha kompanitë që kanë detyrime kontraktore për mirëmbajtje dhe mirëfunksionimin e akseve rrugore kombëtare dhe rurale.

U është kërkuar bordeve të kullimit dhe strukturave të hidrovorëve, si dhe OSHEE-së, të qëndrojnë në gatishmëri për të minimizuar pasojat që mund të shkaktohen nga reshjet e dendura“, thuhet në njoftim.

1 komente në “Përkeqësohen kushtet e motit/MPB: Ja masat që duhet të keni parasysh”

  1. tfgs1 says:

    hajde ”bulet-ine”meterologjike hajde………….!!!!
    po forcat e armatosura perse duhet te jene ne gadishmeri!!!??? sa xhihadista pritet te zbresin nga qielli….!!!!??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje