Parkingu i parë koncensionar në Tiranë, ai që do të ndërtohet nën tokë në parkun “Rinia”, do të jetë 1349 vende.
Punimet për ndërtimin e tij sipas bashkisë do të nisin së shpejti dhe paralelisht me ta do të futet në veprim edhe rregulli i ri për pagesën në parkimet publike të qytetit. Pa pagesë do të jetë vetëm parkimi për banorët në zonat e tyre rezidenciale.
“Ky investim që ka 1342 vende parkimi në total, do të japë mundësi të rritura për qytetarët e Tiranës për të parkuar në një zonë që është mjaft e kërkuar. Afati i punimeve nuk është shumë i gjatë, ndaj besoj se nuk do të jetë e largët koha ku parkimi të jetë i hapur për çdo qytetar”, tha Arbjan Mazniku, nënkryetar i bashkisë së Tiranës.
Çdo qytetar i Tiranës do të ketë të drejtë të parkojë falas vetëm në zonën rezidenciale ku ai jeton. Në çdo pjesë tjetër të qytetit ai do të duhet të paguajë për të parkuar automjetin e tij jo vetëm në prakingjet private por edhe në ato publike. Bashkia ka në plan ndërtimin e tre parkimeve të tjera publike, ku për një orë duhet të paguash një taksë prej 100 lekësh.
“Zonat në një rezidencë të caktuar, janë të rezervuara për rezident dhe ai më pas duhet të gjejë një vend që është vend parklimi me pagesë, po jo në vendet e rezidentëve. Ka hapësira mjaftueshëm për qytetarët për të parkuar në një zonë tjetër që nuk është zona e tyre rezidenciale. Tarifa është vendosuyr me vendim të këshillit bashkiak, me 100 lekë”, vijon ai.
Në fund të këtij viti, këshilli bashkiak miratoi edhe paketën e taksave dhe tarifave për kryeqytetin ku një rritje të ndjeshme ka taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja e cila nga 2 % shkon në 8%.
“Kjo taksë ishte tashmë në nivelin 2-4 % të vlerës së invsetimit, që është një vlerë në bazë të referencës realisht të ulët. Kjo do të thoshte që një ndërtues që ndërtonte në një zonë të rëndësishme të qytetit, dhe një ndërtues në periferi, pavarësisht se ndërtonin në dy zona shumë të ndryshme dhe kishin ndikim të ndryshëm në infrastrukturë pagonin një shifër të ngjashme. Taksa e re është e vendosur në referenë të çmimit të referencës me të cilin shitet prona në këtë zonë, që është dhe një indikator i mirë i ndikimit real në infrastrukurë”, thotë ai.
Bashkia në këtë mënyrë frenon ndërtimet pa kriter në kryeqytet e sidomos në zonat më të rëndësishme të saj./ TCH
Po mënyrën e llogaritjes së taksës, a e thotë njeri?
Se nëse taksohet mbi çmim shitjeje i bie të tatohet pjesa e shitshme, pra duhen zbritur sipërfaqet e shërbimit dhe pjesa e pronarit të truallit. Apo e kanë termin çmim shitjeje thjeshtë si term, pa ndonjë lidhje logjike me procesin?!
O zoti Teknik
Mos bej pyetje kaq te veshtira mor burre. Ti e di ne i marrim njerezit ne pune me mik ose ne baze partie, keshtu qe ata nuk kane as aresimin e duhur dhe as eksperiencen e duhur. Edhe shqipen e flasin me fjale turke si psh ryshfet, qelepir, yxhym, lezet. Jane me bark, ecin duke u hapur bythesh si garipa.
Po fole me kete gjuhe ti, Ata te shikojne ne sy si budall dhe dalin nga situata me nje: “Mos caj koke mer lal, i ka vdeke nona asaj pune”.
Keto pyetje qe bere ti jane gjuhe e huaj.
Si e paska vendosur cmimin Velia krahasuar me rrogen mesatare prej vetem 300,000 leke te vjetra ne muaj?!
Pra nese te duhet te parkosh per 8 ore pune makinen cdo dite, atehere duhet te paguash 8 ore x 1000 leke te vjetra/ore parkimi = 8,000 leke cdo dite pune. Nga 21 dite pune ne muaj i bie qe qytetari te paguaje: 21 dite x 8000 leke vjetra /dite pune = 168,000 leke te vjetra ne muaj, ose 56% te pages se tij mujore. Le te shtojme edhe pazaret qe kryen me makine, i bie qe qytetari te paguaje vetem per parkim dhe me mire te mos haje fare ose te haje bar si thoshte enveri se parate nuk dalin.
Cfare kalkulimesh behen ne kurriz te njerezve, kur edhe pronat nuk u kthehen pronareve dhe i mban shteti per t’i kompesuar me cmime qesharake dhe per t’i dhene me koncesione 1EUR per meter katror ?
Ne cfare vendi te botes merren pagesa te tilla per parkim, kur bota ka ndertuar parkingje pa pagese te qytetareve edhe ne vendet me te zhvilluara te botes?
Per cfare merren taksat e shqiptareve, kur nuk invesohen parate per parkime apo edhe banja publike?
SKANDAL dhe «VJEDHJE» GALOPANTE E QYTETAREVE
Europa dhe Amerika apo edhe vendet e tjera te NATOs duhet te ndihmojne popullin shqiptar.
P.S. Nje pyetje Z. Mero Baze: Perse nuk e ke vendosur kete lajm tek Lajmet Kryesore apo e quajte me te rendesishem lajmin: “Brenda San Quentin burgut ku sfidohet vdekja”, ne USA?!
Shkelqimi i gazetes TemA ka rene me kohe. Pjesa me e madhe e komentuesve te dikurshem jane larguar, por mesa duket para xhepit tend nuk te ben me pershtypje cilesia e gazetes dhe xhepi i shpuar i shqiptareve.
Normalisht qytetari qe vertet e ka rogen 300 mij lek te vjtra ne muaj, e ka te pamundur te kete nje makine personale!
Makina nuk do vetem parking zoteri.Ajose pari do blere dhe kushton disa roga vjetore e pastaj ka dhe taksa, kolaudime, riparime , do karburant dhe te gjitha keto kushtojn aq sa nuk eshte e mundur ti paguaj, qoft dhe pa pagesen e parkingut, nje njeri qe bertet e ka rogen 300 mij lek te vjetra ne muaj.
Si e paska vendosur cmimin Velia krahasuar me rrogen mesatare prej vetem 300,000 leke te vjetra ne muaj?!
Pra nese te duhet te parkosh per 8 ore pune makinen cdo dite, atehere duhet te paguash 8 ore x 1000 leke te vjetra/ore parkimi = 8,000 leke cdo dite pune. Nga 21 dite pune ne muaj i bie qe qytetari te paguaje: 21 dite x 8000 leke vjetra /dite pune = 168,000 leke te vjetra ne muaj, ose 56% te pages se tij mujore. Le te shtojme edhe pazaret qe kryen me makine, i bie qe qytetari te paguaje vetem per parkim dhe me mire te mos haje fare ose te haje bar si thoshte enveri se parate nuk dalin.
Cfare kalkulimesh behen ne kurriz te njerezve, kur edhe pronat nuk u kthehen pronareve dhe i mban shteti per t’i kompesuar me cmime qesharake dhe per t’i dhene me koncesione 1EUR per meter katror ?
Ne cfare vendi te botes merren pagesa te tilla per parkim, kur bota ka ndertuar parkingje pa pagese te qytetareve edhe ne vendet me te zhvilluara te botes?
Per cfare merren taksat e shqiptareve, kur nuk invesohen parate per parkime apo edhe banja publike?
SKANDAL dhe «VJEDHJE» GALOPANTE E QYTETAREVE
Europa dhe Amerika apo edhe vendet e tjera te NATOs duhet te ndihmojne popullin shqiptar.
P.S. Nje pyetje Z. Mero Baze: Perse nuk e ke vendosur kete lajm tek Lajmet Kryesore apo e quajte me te rendesishem lajmin: “Brenda San Quentin burgut ku sfidohet vdekja”, ne SHBA?!