Progresiviteti alla shqiptarçe

4 Janar 2016, 09:58Sociale TEMA

Shumë vetë u skandalizuan nga njoftimi se, nga viti 2016, gjobat do të vendosen në vartësi të automjetit, të përvojës së drejtuesit e të përsëritjes së kundërvajtjes. E ashtuquajtura gjobë progresive.

Sipas rregullave të reja, kush ka makinë luksoze, ose me fuqi të madhe, kush ka vite që është i pajisur me patentë dhe kush i përsërit shkeljet e kodit rrugor, do të paguajë gjoba më të larta se të tjerët.

Në thelb, nuk ka asgjë të gabuar tek progresiviteti, sipas së cilës qytetarët i paguajnë taksat e shërbimet në vartësi të të ardhurave të tyre. E kanë shumë vende të botës, madje ndonjë syresh edhe në parimet kushtetuese. Progresiviteti në tatime është një zgjedhje, si çdo tjetër, mbështetur natyrisht në parime të caktuara.

Mbështetësit e tatimeve progresive mendojnë se ajo është mënyrë efikase për shpërndarjen e pasurisë së prodhuar në vend, meqë kush fiton më shumë duhet të kontribuojë më shumë për bashkësinë. Përkundrazi, kundërshtarët e progresivitetit të sistemit tatimor mendojnë se tatimet e shumta e reduktojnë konsumin e qytetarëve dhe e ndrydhin nismën e lirë.

Për t’iu kthyer sërish idesë progresive, jashtë fushës fiskale, nuk është për t’u befasuar kur dëgjojmë se dënimi mund të shtohet në rast përsëritjeje të tij. Pra, në qoftë se dikush e përsërit shumë herë të njëjtën shkelje/vepër penale duhet të vërë në llogari rritjen e ndëshkimit. Këtë e parashikojnë edhe shumë kode penale, që i ashpërsojnë dënimet kur krimi përsëritet.

Lidhur me gjobën ndaj automjetit mund të jepen argumente pro e kundër progresivitetit. Ka nga ata që e quajtën antikushtetuese, sepse gjobitet personi dhe jo makina me potencë ose luksoze; porse vetë Ministri i Brendshëm u përgjigj se makinat e rënda mund të bëjnë më shumë dëme. Dikush tjetër mund të shtojë se, ai që ka pasuri të mëdha mund ta paguajë me qindra herë kundërvajtjen, ta zëmë të ndalim qëndrimit, sepse nuk i dridhet qerpiku i syrit; madje të bën karshillëk, kur e parkon pa teklif makinën në vend të ndaluar, ngaqë e ka kuletën plot. Si rrjedhim, bashkësia mund të vendosë që personi të paguajë në bazë të mundësive që ka. Me fjalë më të rënda, që “ta ndjejë pak mbi kurriz”. Natyrisht, personi ka të drejtë t’i drejtohet gjykatësit dhe më pas kushtetueses për të parë nëse masa është kundër parimeve themelore (të gjithë të barabartë përballë ligjit). Në fakt, që tani ka plot analistë që e konsiderojnë ligjin pa bazë juridike.

Janë zgjidhje të diskutueshme si shumë të tjera. Ta zëmë si ajo e përvojës së shoferit. Sipas rregullave të reja ai që ka patentë prej vitesh gjobitet, kurse i porsapatentuari do të marrë vetëm një këshillë të ëmbël nga polici. Kushedi se ç’do t’i punojnë shoferit me përvojë, që i jep kamionit prej dyzetë vjetësh. A nuk ka të drejtë të gabojë edhe shoferi i moshuar? Dua të them, se masat janë të diskutueshme, po kështu parimet që i lëvizin ato.

Mirëpo, problemi, për mendimin tim, qëndron në kontekstin ku parimet e masat përkatëse zbatohen e konkretizohen. Parimi i progresivitetit kërkon sistem të konsoliduar fiskal dhe organizma publikë që ushtrojnë kontroll të rreptë, të saktë e të drejtë njëkohësisht. Ndoshta edhe një ndjenjë të lartë përkatësie në bashkësi. Për të mos folur për etikën private dhe publike. Mirëpo, në Shqipëri nuk ka ende sistem fiskal të saktë, ndërsa ekonomia informale vazhdon të jetë në nivele të patolerueshme.

Pastaj, janë doganat e famshme, për të cilat dëgjohen thashetheme të pafund. Është ai vend magjik ku, sipas llafeve, mund të kalojë pa u parë një maune e tërë, por të arrestohet personi për një stekë cigare; mund të zhdoganohet një anije dëng me mall, por duke deklaruar kapacitetin e një varke të vogël.

Pra mund të jesh i njerkës ose i nënës. Kjo është edhe arsyeja përse shumë vetë – me përjashtim të atyre që nuk e pranojnë ligjin a priori – nuk janë dakord me masat ndëshkuese për kuponin tatimor, ngaqë i perceptojnë si të padrejta. Nga një anë, thonë, të marrin shpirtin për kuponin e një kafeje, nga ana tjetër kalojnë pa taksë kamionë plot me thasë me kafe. Megjithatë, justifikimi mbetet i dobët, për atë që beson në respektimin e ligjit në çdo rast.

Për t’iu kthyer gjobës dhe taksimit progresiv, pavarësisht nga mendimet që kemi për to, duhet thënë se duken si shprehje e kultit të kargove, një transplantim mekanik i ligjeve, që kanë bërë historinë në vende të tjera, por që nuk e kanë humusin e mikroklimën e duhur për të zënë mirë në Shqipëri. Në kushtet aktuale shqiptare, i ngjajnë gjethes së fikut, sepse anojnë të mbulojnë lakuriqësinë e një shteti ligjor, që ende nuk mund të quhet i tillë.

Peizazhe.com

http://peizazhe.com/2016/01/03/progresiviteti-alla-shqiptarce/

18 komente në “Progresiviteti alla shqiptarçe”

  1. Vizioner says:

    Titulli i shkrimit, eshte i goditur!

    Nuk mund te kete Progresivitet ne gjoba per shkelje te rregullave te trafikut.
    Gjobat duhet te jene FIKSE.
    Per cdo lloj shkelje duhet te kete nje Tabele ku secili e di qe, per “X” shkelje ka kete shume gjobe.
    Cdo llogjike tjeter, eshte alla shqiptarce!

    Si do te kryehet Progresiviteti?! Duke pare gjendjen financiare ten te gjobiturit?! Kjo eshte shkelje e te drejtave te njeriut-Privatesise.

    Gjermania, nje nga vendet me te zhvilluara dhe, me rregulla e Kataloge gjobash per cdo gje,prap i ka gjobat FIKSE, per cdo lloj shkelje.

    Shiko ketu: https://www.bussgeldkatalog.org/

    Nuk behet DALLIM NE VARESI TE VJETERSISE SE pATENTES.
    Cdo Person, i cfaredo lloj moshe apo vjetersie Patente, ka te njejten gjobe per te njejten shkelje ne qarkullim,.

    Pika tjeter, qe ato me makina “Lluksoze”, makina te reja, te paguajne me shume, eshte jashte cdo llogjkike.
    Makinat e reja, ne Gjermani, stimuluhen nga shteti duke ia hequr Taksen shteterore per dy vjet. Pra, Takse Free.
    Makinat e reja, qofshin ato edhe “lluksoze”, e ndotin ambjentin me pak se sa makinat 10 vjecare apo me shume vjecare.
    Sipas llogjikes ALLA SHQIPTARCE, i bie qe qytetaret te perdorin makina te vjetra, sepse i kane Taksat me te ulta, por, lejohen te ndotin ambjentin???!!!

    Llogjike me te dobet nga kjo, nga ana e njerezeve ne Ministrine e Transportit, nuk mund te gjendet gjekundi!!!

    Ne nje vend normal, gjykata Kushtetuese, nuk do ti miratonte kurre keto Ligje.

    -Gjoba Progresive shkel te dfrejtat e njeriut-diferencon njeriun. Zhvillon Korrupsionin.Qytetari e ka te paqarte se cfare denimi e pret, per ate lloj shkelje qe ben.

    -Taksa e larte per Makinat “Lluksoze”-makinat e reja, eshte idiotesia me e madhe. Ato makina e kane CO2 me te paket-ndotja e ambientit me e vogel. Ato duhen stimuluar dhe jo gjobitur me shume!

    P.S.Zoti Baze,shikoje kete problem dhen trajtoje ne Editorialet e tuaja.

    1. dfg says:

      O vizioner turkoshak!
      Nuk ke marre vesh fare se per cfare shkruhet e per cfare denimesh jepen!
      Nuk behet fjale per TAKSA por per GJOBA o dallkauk!
      Ku e ke gjetur ti qe paska barazi ne gjoba?
      A nuk ankohemi te gjithe se HORRAT dhe CUBAT me makina luksoze jo vetem nuk poyesin per rregukllat e qarkullimit rrugor,por edhe bejne KRIME TE SHUMTA me kedto ,akona ma xhama te zinj!!!
      Ndersa persa i perket vjetersise se shoferit,llogjhika eshte IDIOTE!
      Shoferit te ri duhet t’i vihet GJOBE shume me e madhe se sa e atij me te vjeter,se ndryshe adoleshentet do bejne kerdine me aksidente!
      Ndersa shoferet e vjeter,as qe diskutohet qe jane me te AFTE e vme te KUJDESESHEM ne zbatimin e rregullave dhe qellon ralle te gabojne!
      Edukimi vlen per te rinjte e jo per te vjetrit!

      1. lola says:

        Normalisht ,ne nje vend qe kerkon zhvillim e normalitet, keto rregulla qe kerkohet te vendosen tregojne nje cektesi te cuditshme, Te stimulosh mbajtjen e makinave te vjetera qe bota ne vendet e tyre i hedh poshte per shkake te ndotjes dhe te ndeshkosh makinat e reja,makinat luksoze, eshte nje arsyetim vetem shqiptare. Zyrat e shtetit ku formullohen keto ligje duket qarte qe jane mbushur me militant injorant. Ndersa gjobat e diferencuara jane ne kundershtim me cdo parim ligjor e qytetar.Modelet ne bote jane. Kur shkel rregullat ngrihet pagesa ne siguracionin e radhes. Eshte per te ardhur keq por vendi yne nga keto fantazira nuk ecen perpara, edhe ligjet ne pergjithesi jane bere ne ate menyre qe te stimulojne korrupsionin, te stimulojne padrejtesine dhe jo per te vene rregull.

      2. Vizioner says:

        Po pra,per gjobat e kisha fjalen-mendimin edhe une!!!

        Taksat,ishte nje ilustrim se si vepron Gjermania me ato qe bejne makine te Re qofte ajo “Lluksoze” apo me pak Lluksoze.

        Dhe gjobat duhen fiese sepse,del pyetja:Me cfare Kriteri nihesh ti si shtet ne vendosjen e gjobave?
        Kriter nuk eshte pasuria,mosha etj. por,cfare shkelje Ligji ne qarkullimin rrugor ke bere.

        Ajo qe te rinjte gjobat gjobiten me pak,ska asnje sens llogjik.

    2. gjithashtu malok says:

      o viziono, gjoben progresive nuk e kane shpik shqiptaret. ne zvicer ekziston qe 5 vjet. po te futesh ne iternet gjen te gjitha shpjegimet se perse per te njejtin gabim, ne zvicer dikush ka paguar vetem 340 fr. dhe dikush tjeter 125000 fr.

      1. iiiii says:

        E ke xha o dallkauk ne shqiperi kete gje, per te njejten shkelje paguan nga 5 deri 20 mij ke te reja. Por kjo sdot te thote se vendoset gjoba je baze te makines por ne baze te shkeljes

        1. gjithashtu malok says:

          iii, per te ndihmuar qe mos te thoje idiotesira, te thashe futu ne Internet dhe informohu, porvti prap gomar ngele dhe flet duke u nxituar. ne svizer gjobat qe kalojne ne gjykate vihen sipas te ardhurave te gjobiturit. ne zvicer eshte i vendosur vetem minimumi i gjobes, maksimumi eshte i vendosur sipas rastit.

  2. spiro janaqi says:

    Mua me duket llogjike.

  3. asd says:

    Zgjohet ne mesnate, i fut nje vize … dhe ndryshon ligji.

  4. MERIMANGA leshverdhee says:

    …me pelqeu arsyetimi i ministrit, mjet i rende =dem i madh, por duket qe ministri as qe ia ka haberin nga fizika, dhe duket te lexoje edhe njehere cfare thot ligji i dyte i njutonit, perndryshe te lejoje te flasin kompetentet per kete ceshtje

  5. sinan hibro says:

    Analize shume e sakte …Eshte njelloj si per rastin e stimulimit te kuponit tatimor …Qeveria presupozon qe qytetaret tane jane te ndergjegjshem per terheqjen e kuponit , nderkohe qe nuk eshte e qarte qe shumica derrmuse tallen kur u ofron kuponin…Edhe qeveria tallet ose ben humor kur shpall llotarine e kuponave … ne vend qe te stimuloj qytetarin ne forma tjera te panumerta , per terheqjen e kuponit tatimor …!

    1. aliu says:

      Diferencimi ne gjoba eshte nje shpikje shqiptare, eshte antikushtetuese, qytetaret,te pakten formalisht, duhet te jene te barabart. Ne thelb kjo sjelle korrupsion dhe bene ndarjen simbas njohjeve, por si kurdohere ne duhet te jemi fener ndricues per boten. Eshte per te qeshur kur thuhet qe makinat me cilindrat te madhe sjellin me shume pasoja ne rruge se sa makinat e vogla, qe ne thelb makinat e vogla jane prej kartoni dhe ne shume vende te botes nuk lejohen te futen ne treg. Shqiperia si kurdohere bene shpikje. Ne cdo vend te botes stimulohet benzina ne cmim,ketu eshte e kunderta stimulohet nafta qe ndot me shume ambjentin. Jepi Rilindja!

  6. lexuesi i irrituar says:

    Eshte normale qe makinat me fuqi mete madhe te paguajne me shume takse,eshte normale qe makinat e luksit te paguajne me shume takse .Nuk mund te barazohet me taksen e nje makine normale “te nevojshme”.
    Por nuk me duket e drejte qe gjoba te ndryshoje sipas pervojes se shoferit.
    Ndaj te njejtin mendim me komentuesin e mesiperm qe “ligji duhet te percaktoje te njejten mase denimi per te njejten shkelje ,pavaresisht nga pervoja,mosha,seksi”.Ketu duhet renduar denimi(gjoba)kur drejton mjetin nen efektin e substancave e pijeve te ndryshme.

  7. Canada says:

    Kjo eshte total nje idiotesi alla shqiptare. Si gjithmone shqiptaret ecin ne rruge te pa shkelura, ashtu si eci 45 vjet ne komunizem ashtu po ecen edhe ne te ashtuquajturen demokraci.
    Dua tju pyes: nje 20 vjecar vrete per 50$ dhe nje 50 vjecar vret per te njejten shume. Kush do denohet me teper.?
    Nese lexoni ne sallat e gjyqeve ka nje shprehje:
    Ligji eshte i barabarte per te gjithe.
    C’hyn makina apo mosha e shoferit ne kete mes. Gjoba eshte e njejte per kedo ketu ne Canada, qofte BMW apo Ford, qofsh 20 apo 60 vjec. Ky ligj i le shteg abuzimeve te policise rrugore, 5 per lalen apo 10 per Salen. Jane siguracionet qe veprojne me pas. per ata qe kane shkelje te renda ose te perseritura u ngrihet siguracioni deri sa te mos jene ne gjendje ta paguajne. Quo vadis albania

  8. Minjte lene te paret anijen qe po mbytet says:

    ministri me naivitetin e tij prej femije kopshti tha ….:Makina e madhe ben dem te madh, makina e vogel ben dem te vogel, por duket se nuk ia ka fort haberin nga ligjet e dinamikes, shpresoj te lexoje te pakten Ligjin e 2 te Isaac Newtonit , dhe do ta kete me te qarte….sa per ilustrim nje cope guri qe bie nga qielli me permasen e nje makine Ford Fiesta , qe ne gjuhen e astronomise quhet asteroid e mund te shkateroje komplet nje lagje apo qyteze,

    1. tekniku says:

      Imagjino tani nje kamion betoniere qe bie me te njejten shpejtesi… shuan e shkaterron pak me shume, apo jo?! Besoj se e ke pare veten pisk, po qe se je gjendur (gabimisht) perballe ndonje kamioni, ne rrezik perplasjeje, dhe nuk besoj se instikti te ka trembur njelloj, ne rastin kur ke patur ndonje vetureze…
      Nuk e kam degjuar ministrin, por mendoj se ideja e lidhjes se demit me peshen (dmth kur te dy mjetet shkelin njesoj shpejtesine limit, dmth) eshte e drejte , por jo praktike
      Jep mendimin tend, pa u tallur me te tjeret, se behesh qesharak.

  9. lexuesi i irrituar says:

    Nganjehere bejme apo sduam ta kuptojme : Makina me e madhe konsumon me shume , ndot me shume , pra ben ne nje fare menyre dem me te madh.

  10. Andrea says:

    Autori i shkrimit: Pishak Zhgaba

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje