Veliaj: Për çdo fëmijë të lindur më 2016, hapim një llogari bankare me 50 mijë lekë

1 Janar 2016, 13:51Sociale TEMA

Nga dita e sotme, çdo fëmijë që do të lindë në kryeqytet do t’i hapet një llogari bankare nga Bashkia e Tiranës me 50 mijë lekë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot i pranishëm në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Gerdalinë”, ku dorëzoi çekun e parë për vajzën e lindur pak minuta pas mesnate.

Më vjen shumë mirë sot që në datën 1 janar i urojmë të gjithë qytetarëve të Tiranës gëzuar Vitin e Ri. Mënyra se si bashkia uron për ata që janë qytetarët më të rinj të Tiranës, bebet e reja që i shtohen komunitetit të qytetit tonë, është duke rikthyer një traditë shumë të mirë të Kryeministrit Rama në bashki, ku për çdo fëmijë hapim një llogari bankare me 50 mijë lekë”, u shpreh Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se kjo është një mënyrë për të treguar mikpritjen që bëhet për t’i uruar mirëseardhjen qytetarëve më të rinj.

“Kjo nuk është një mënyrë që të zgjidhi të gjithë nevojat ekonomike, por që të hapim një llogari bankare, ku prindërit dhe të afërmit mund të investojnë përgjatë gjithë jetës së fëmijës, për t’u siguruar që nesër përdoren për një bursë apo për çdo nevojë tjetër që mund të ketë fëmija”, tha Veliaj.

Pas miratimit të buxhetit për vitin 2016 në Këshillin Bashkiak, do të mundësohet që 6 mijë fëmijë që lindin në maternitetin e Tiranës të marrin bonusin prej 50 mijë lekësh. Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, kjo tregon se një qytet funksionon si një familje ku një gjeneratë kujdeset për gjeneratën tjetër.

Do të sigurohemi që për ata që janë më të pambrojtur, dhe për ata që janë më të vegjlit, ne të tregojmë një shenjë solidariteti, që me shpresë të na kthehet kur këta të vegjël të bëhen njerëz të rëndësishëm të qytetit tonë dhe kur ne të moshohemi, ata të kujdesen për ne”, u shpreh Veliaj.

5 komente në “Veliaj: Për çdo fëmijë të lindur më 2016, hapim një llogari bankare me 50 mijë lekë”

  1. stela says:

    Ouuu 50.000 leke ?? Bravo!!!

  2. Gorriii... . says:

    Po c’fare llogari bankare per te sapo’lindurit o ju te G.Tema, femijes 50 mije lek,OK,po prinderit e femijse qe nxnjerrin nga llogaria bankare gjashte-fishin e shumes qe B.Tiranes ofron ,c’fare duhet bere?

  3. admin says:

    o te qifsha racen buze pith i mutit servili i homove.ti dhe gjithe politika mbare shqiptare rzce e degjeneruar sumqira,po aa qe kane lind me 2015 e 2014 qe si kane mare akoma apo ishin ne kohen e pd.

  4. lexuesi i irrituar says:

    Urime Z.Erion !Nje tjeter veprim humanist dhe evropian .

  5. Akilis says:

    Shenje e keqe kjo inisiative,se edhe Gadafi u jepte 50 mije Dollare cifteve qe martoheshin dhe ja cpesoi Libya.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje