“Ilegalët”, shitja e gjelave të detit, këtë vit nëpër cepa pallatesh dhe rrugica

31 Dhjetor 2015, 10:54Sociale TEMA
“Ilegalët”, shitja e gjelave të detit, këtë vit

Nga Lindita Çela

Në datën 30 dhjetor 2015, një ditë para natës së vitit të ri, Sheshi Avni Rustemi, tregu tradicional i shitjes së gjelave për festë, është bosh. Tashmë aty gjendet vetëm një tabelë reklame ku shkruhet “trego fytyrën e korrupsionit” dhe që fton qytetarët të kryejnë denoncime në stopkorrupsionit.al.

Një situatë e tillë ndodh për herë të parë. Gjatë viteve të shkuara, Bashkia e Tiranës pati sulmuar vazhdimisht fshatarët që shisnin gjela, me argumente të ndryshme, si, mungesa e kushteve higjeno-sanitare, mungesa e pagesës së taksave lokale, apo me argumentin se trotuari është pronë e bashkisë dhe si i tillë, ai nuk mund të përdoret për tregti pa leje nga askush. Por këtë vit, për fshatarët që tentojnë të fitojnë diçka më shumë duke i shitur gjelat drejtpërsëdrejti te konsumatori dhe jo te tregtarët apo thertoret, situata është bërë akoma më e rëndë.

Policia Bashkiake e Tiranës prej kohësh ka nisur një sulm të vazhdueshëm ndaj tregtarëve ambulantë duke konfiskuar mallrat që kanë në shitje.

Gani Hoxha, një tregtar që shet te tezgat (e ligjshme) tregon se këtë vit ka qenë e pamundur për fshatarët të shesin gjela pasi policia bashkiake zbarkon shpesh aty dhe ia konfiskon menjëherë gjelat.

Thuhet se shpesh, janë tregtarët e dyqaneve përreth që nxitojnë të lajmërojnë bashkinë sa herë që shohin ndonjë fshatar me gjela në krah. Fushata e antikorrupsionit duket se ia ka arritur qëllimit.

Por fshatarët duken gjithashtu të vendosur që të shesin gjelat e detit, të cilët rriten në Shqipëri posaçërisht për t’u konsumuar natën e vitit të ri si një gatim tradicional, pasi pjesën tjetër të vitit shqiptarët nuk i pëlqejnë.

Rruga Xhorxhi Martini, një rrugicë e ngushtë që lidh Rrugën Xhorxh Bush me Sheshin Avni Rustemi, është përdorur nga fshatarët e Tiranës për të shitur produkte ilegalisht që nga vitet 1980, kur fshiheshin aty për të tregtuar ndonjë kokër vezë (me çmim më të lartë se sa ai zyrtari) apo pak zarzavate. Për shkak se ajo është tepër e ngushtë nga ana e Sheshit Avni Rustemi, makinat e policisë e kanë të vështirë ta patrullojnë.

Sot, (30 dhjetor), rrugica e ngushtë gëlonte nga tregtia e përndjekur e gjelave të detit. Disa fshatarë mbanin në krahë gjelat, (gati për t’u arratisur nëse shinin ndonjë polic) ndërsa klientët ishin duke u ankuar për çmimet e larta.

Këtë vit duhet të paguash 7 mijë apo 8 mijë lekë të rinj për një gjel që peshon nga tetë në 12 kilogramë. Ky është një çmim i lartë për shumë konsumatorë dhe duket se reflekton një rritje të konsiderueshme nga vitet e shkuara. Për njërin nga fshatarët, përndjekja e policëve bashkiakë është një shkak që ka sjellë rritjen e çmimit.

“Nuk po e marr vesh sa po e shesim gjelin. Rrimë me frikë në zemër se do na e sekuestrojnë mallin për të cilin jemi kujdesur një vit për ta rritur. Duam vetëm ta shesim e të ikim në shtëpi” – të thotë një prej fshatarëve që shet në një prej hapësirat e pallatit në të majtë të Pazarit të Ri.

Që kur Bashkia e Tiranës, në emër të  garancisë së cilësisë së produkteve që tregtohen nga fermerët e zonës, hapi  tregun e gjësë së gjallë, në fshatin Vishnje të njësisë administrative Baldushk, sekuestrimet e mallrave të fshatarëve në Pazarin e Ri thuajse kanë qenë të përditshme. Sipas Bashkisë, i vetmi treg ku do të lejohet shitja e shpendëve dhe e gjësë së gjallë është ai i Baldushkut.

Gatimi i gjelit të detit me pilaf ose me përshesh për natën e ndërrimit të viteve, është një traditë shumëvjeçare që simbolizon bollëkun dhe bereqetin. Gjeli është aq i rëndësishëm, sa përgjatë viteve të fundit, qeveritë shpesh kanë shpërndarë para ekstra (zakonisht 5 mijë lekë) për pensionistët duke argumentuar se po u japin atyre “një gjel dhuratë”.

19 komente në ““Ilegalët”, shitja e gjelave të detit, këtë vit nëpër cepa pallatesh dhe rrugica”

  1. ledioni says:

    Nuk e kuptoj ku eshte cudia!!!! tek rritja e cmimit, te shitja ne nje vend te posaçem per gjene e gjalle apo te plani rregullor per te bere qe te paguajne taksat. Tradizion apo jo,nuk mund te shikosh kafshe ne mes te rruges ne ate menyre.Prandaj zoterinj rini te qete se eshte me se normale ajo qe po ndodh!

    1. rrypi says:

      jam dakort qe gjelat e detit nuk duhet te shiten ne mes te rruges , bashkia te krijoje njehere kushtet dhe pastaj te ndaloje shitjen ne menyre klandestine !!

      1. turi says:

        lexo artikullin o qorr. tregu eshte krijuar po fshataret sduan te shesin ne treg qe te mos paguajne taksa. dun me shit hajdutçe.

        1. Edkari says:

          Ilegal ne vendin e tyre!!!!!!!!!!!!!!
          keta rilindasit duhen perzene si perzune Kadafin

    2. hajdari says:

      Sikur te ishte zbatuar ky ligj shume vjet me pare, Erioni nuk do te shiste dot fiq. Sikur te mos kishte shitur fiq, nuk do te behej dot kryetar bashkie sot. Sikur te mos ishte Erioni kryetar bashkie, fshataret do te vazhdonin te shisnin gjela si me pare. Po berberin kush e qeth???!!!

    3. hajdari says:

      Sikur te ishte zbatuar ky ligj shume vjet me pare, Erioni nuk do te shiste dot fiq. Sikur te mos kishte shitur fiq, nuk do te behej dot kryetar bashkie sot. Sikur te mos ishte Erioni kryetar bashkie, fshataret do te vazhdonin te shisnin gjela si me pare. Po berberin kush e qeth???!!!!

      1. mergim tari says:

        HAJDAR
        SIKUR TI TË MOS ISHE KOQE NUK DO TË ISHE HAJDAR POR
        DO ISHE DICKA TJETER DHE DO TË TË THONIN HAJDARE.
        KUPTO THELBIN E SHKRIMIT PASTAJ KOMENTO.

  2. Tony uk says:

    Te pakten mos ja konfiskoni se nuk na vjen e keqja nga keta njerez qe e nxjerrin ate lek me vuajtje,konfiskoni hotele bare restorante etj qe jane bere me leke pislluqesh po patet bythe,lerini keta te shkretet ne vuajtjet e tyre.

  3. Sandra says:

    HE FSHATARET E MUTIT DO ZGJIDHNI ME QEVERI KOMUNISTO-HAJDUTE ???? MIRE TJU BEHET O IDIOTA FSHATI …

    1. bathorsi says:

      Ik o fshatunar

    2. Dervish Malluta says:

      @Sandra, mendon qe ti je nonji pidhlope e qytetit?

  4. naku says:

    Ham i zhgenjyer nga te gjitha meduat, Une mora per vete dhe dergova ne Itali gjela re rritur ne natyre ne fshateat e Beratit me cmim normal si cdo vit. Ju jeni manine tegenheni. Mvase ne Tieane po por,jo ne tere Shqiperine.

  5. babai i Bariut says:

    Ligji rregulli e ben shtetin SHTET

  6. Kaqaki Junior says:

    Keta nuk jone gjela, po qura e qurana, gjeli oshte burri pules dhe simbol i Galise (Frances).

    1. Une says:

      Ne në Shqiperi i themi gjel deti or tej….juve te Kosoves i thoni qurana ,psh kaçakut i thoni kaqak, çelesit i thoni qeles etj etj.Ne artikull behet fjale per ne Shqiperi dhe jo Kosove, keshtu qe qurranat ose qurret kerkojua gazetareve ne Kosove.Mos u qudit shume.
      Per tregun nuk e di çte them ,çdo e mire e ka nga nje te keqe.Ndersa çmimin e percakton eshte ofertë-kerkesa.

      1. Kaqaki Junior says:

        @Une apo ti, te lutem mos kruje me shqipen e Kosoves, sepse oshte pa ‘make up’, me fjale tjera oshte natyrale, ok?
        Gezuar vitin e ri!

        1. Tony uk says:

          Hahaaa kruje apo kruaj,oshte apo eshte,dhe ne fund te pjerdhsha mu ne tru me ate make up se vetem shqip nuk eshte analfabet!!!

  7. Rambo says:

    Fshataret jane shtresa shoqerore me e nderuar e nje vendi,prandaj duhen respektuar qe te respektosh apo te kerosh respekt pastaj edhe per veten. Origjinen pothuajse te gjithe e kemi nga fshati, por dhe ne mos e paçim, ata perseri jane me te nderuar. Per shitjet qe duan te bejne, ata perseri duhen respektuar per pnen e bere dhe nuk jane fare fajtore pse mesyjne shesheve per te shitur djersen e tyre, por jemi borxhellinje ma ta per krijimin e kushteve per te bere shitje, natyrisht te kontrolluara. Ne Unazen e Tiranes mund te krijohen struktura te thjeshta per shitje ambulante te kontrolluar, por jo ne Vishje apo ne Baldushk, kjo nuk ka kuptim, sidomos per rastet e festave. Kjo eshte njera ane. Me e mira dote ishte qe te krijohet mundesia per ta lehtesuar shitjen direkte nga fshataret, duke krijuar figuren e tregetarit ndermjetes. Kjo eshte perspektiva. Dhe tregetaret ambulant mund te qarkullojne nje dite ne jave ne çdo lagje te Tiranes, ne vende te posaçme, duke rezervuar vendin me pare e duke paguar diçka per te.

  8. Piro says:

    Turp i madh per shtetin qe fshatari vuan nje vit te tere dhe nuk gjen vend ku te shesin prodhimet e tije .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje