OSHEE, nr Call Center 042 274 141 për të gjithë vendin për defektet

31 Dhjetor 2015, 13:15Sociale TEMA

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, në kuadër të masave që ka marrë për përballimin e furnizimit me energji elektrike, i ka kushtuar vëmendje, fuqizimit të logjistikës për monitorimin dhe minimizimin e numrit të difekteve dhe kohëzgjatjes së tyre.

Pranë Drejtorisë Qendrore të OSHEE është krijuar sistemi Call Center 042 274 141, i cili do të rrisë efektivitetin e zgjidhjes së defekteve, pas raportimit pranë kësaj qendre, të problematikave në furnizimin me energji elektrike nga ana e abonentit në të gjithë vendin.

Gjithashtu, janë bërë publikë numrat e dispecerive për të gjitha rajonet, të shpërndara në media në formë harte.

Me seriozitet do të ndiqet shperndarja e flukseve gjatë orëve të pikut 17.00 – 22.00. Me këtë rast, I bëjmë apel konsumatorëve të jenë efficient me orarin për përdorimin e pajisjeve elektroshtëpiake gjatë këtij piku!.

1 komente në “OSHEE, nr Call Center 042 274 141 për të gjithë vendin për defektet”

  1. r says:

    pse e shkruani call-o u callshi ne dhe,o graqira ,shkruheni shqip–tel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje