Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi dje të indeksojë çmimin e biletës të autobusëve urbanë, pas disa javë negociatash që Bashkia e Tiranës udhëhoqi me shoqatat e transportit urban, të cilat këto ditë kishin kërcënuar me falimentim, e duke rrezikuar të linin qytetarët pa transport publik në 1 janar 2016.
Vendimi për të indeksuar çmimin e biletës, i cili nuk ishte indeksuar që nga viti 2007, edhe pse sipas ligjit duhej të ishte bërë çdo vit në bazë të inflacionit, është vlerësuar si një zgjidhje e drejtë nga këshilltarët bashkiakë, nisur edhe nga fakti se qytetarët s’mund të liheshin pa transport publik për shkak të falimentit të kompanive private. Ndërkaq, kompanitë e autobusëve janë shprehur vazhdimisht se janë në vështirësi të mëdha financiare, ndërkohë që kanë kërcënuar me mbylljen e autobusëve në 1 janar.
Vendimi për indeksimin e çmimit do të hyjë në fuqi vetëm në muajin shkurt, ndërkohë ç’është më e rëndësishmja, indeksimi nuk do të prekë abonetë e studentëve, pra ato do të kushtojnë po njësoj.
Sipas burimeve nga Shoqata e Transportit, kompanitë janë ende të pakënaqura, pasi nuk kërkuan indeksim me inflacionin ndër vite, por rritje reale dhe të menjëhershme të çmimit në 700 lek. Por, rritja e çmimit u refuzua kategorikisht nga Bashkia e Tiranës dhe nuk u mor fare parasysh nga Këshilli Bashkiak, ndërsa sot pritet edhe një reagim nga Shoqata e Transportit të Tiranës.
Ndërkaq, Bashkia e Tiranës i ka vendosur 3 kushte të forta kompanive private të autobusëve:
1. Shtrirje të rrjetit të autobusëve në të gjithë Tiranën, me 24 njësi administrative, e cila sot është shumë herë më e madhe se ç’ka qenë para 4 muajsh.
2. Modernizim të shërbimit si nga cilësia e autobusëve, shpeshtësia me të cilën vijnë në secilin prej stacioneve dhe cilësia e shërbimit brenda tyre, pastërtia, ajri i kondicionuar etj,.
3. Dhe vendosjen e sistemit të biletimit elektronik në transportin urban, në mënyrë që të jetë një shërbim i lehtësuar për të gjithë qytetarët.
PO KETA I PERMBUISHEN STANDARTET QE ERIONKA U RRITI CMIMIN NE KURIZ TE POPULLIT ………………….????????????!!
çmimi 400leke nuk eshte pak, por rendesi ka te plotesohen kushtet e vena nga Bashkia. Bileta elektronike duhet te jete prirjoriteti i bashkise, se nga ky veprim hiqen abuzimet dhe vilen me lehte taksat.
Bravo kryetar:Jepi cezarit ate ceshte e cezarit.Jo ate qe kerkojne, por ate qe u takon.Ne fund te fundit nuk mund te injorosh biznesin per hir te asaj kryenecesie, se une nuk dua ta di.Nuk mund te shkaterrohet ajo qe eshte ngritur per hipokizine se te dhimset populli.Nderkohe shteti duhet dhe te beje ate qe i takon per invalidet,studentet e shtresat ne nevoje.
Kjo rritje eshte 33% e cmimit aktual.jane rritur po me kaq % te ardhurat e ketyre operatoreve nderkohe qe cmimi i naftes eshte ulur.ky eshte model shume i vjeter dhe model hajdutesh.ketu po merren parate nga xhepat e njerezve me nje te rene te lapsit nga nje teveqel.le te na tregojne arsyetimin mbi bazen e te cilit eshte bere rritja dhe jo te na beje pazar turk kerko 70 qe te marresh 40.kjo eshte arsyeja qe njerezit po arratisen nga ky vend sepse ka vdekur shpresa.do deshiroja qe ne vend qe te ikin vet te perzinin keta keqberes.
Dje pas mesnate u luajt edhe komedia e rradhes ne keshillin bashkiak te Tiranes.
Xhaxhi Eri , megjithese para disa ditesh u fry si gjel para mediave dhe deklaroi “… sa te jem une kryetar bashkie nuk ka rritje cmimi…”, dje duke dredhuar me argumenta boshe justifikoi rritjen e cmimit me 40 leke te biletes.
Duke kujtuar se populli I tiranes eshte budalla , xhaxhi Eri , nuk perdori termin “rritje cmimi” por “indeksim”.
Pavaresisht nga termi , leket nga xhepat e qytetareve te varfer do te dalin , se xhaxhi Eri dhe keshilltaret bashkiake , vetem kur ka kamera televizive e perdorin autobuzin .
Xhaxhi Eri na tha mbreme se “… po te mos e rritnim cmimin , me 1 janar qytetaret nuk do gjenin autobuza dhe do te detyroheshin te merrnin taksi me 10-fish cmim.
D.m.th disa kompani private paskan fuqi te detyrojne bashkine ??
Po sikur nese , furrat e bukes te kerkojne rritjen e cmimit te bukes me ultimatum , cfare do bejne keta , do ta rrisin ?