Durrsakët dhe vlonjatët: Në garë kush blen më shumë makina

1 Janar 2016, 11:55Sociale TEMA

Sipas INSTAT, vetëm 17.7 % e shqiptarëve zotërojnë një makinë, ndërsa shifrat tregojnë se qarku i Durrësit dhe i Vlorës kryesojnë me numrin më të madh të tyre…

Banorët e Qarkut të Durrësit renditen në Shqipëri me numrin më të lartë të pajisur me makina.

Shifrat e INSTAT bëjnë të ditur se 23.4% e “durrsakëve” kanë në zotërim makina.

Ky qytet ndiqet nga një tjetër po bregdetar, në Vlorë 23.3% e banorëve zotërojnë makinë.

Të dy qytetet bregdetare kanë të ardhura shtesë nga emigracioni, çka i ka ndihmuar në blerjen e autoveturave, apo janë të afërmit nga përtej detit që u dhurojnë vetura kur vijnë në Shqipëri për pushimet e verës, apo të fundvitit.

Pas tyre renditet Gjirokastra, edhe ky një qytet që ka burime shtesë të ardhurash nga emigracioni.

Ndërsa Tirana mbetet pas tyre, me 18.6%, madje edhe Berati dhe Fieri kanë shifra më të larta të zotërimit të këtij mjeti lëvizjeje.

Qyteti me më pak të tilla është Dibra, vetëm 12% e banorëve kanë makina.

Çdo vit importohen në vend rreth 20 mijë makina, mbi 95% e të cilave të përdorura./Monitor

2 komente në “Durrsakët dhe vlonjatët: Në garë kush blen më shumë makina”

  1. gjytrymi says:

    po per dashnore kush e ze vendin e pare shoku.

  2. ilir says:

    Mania e shijaksve te kene nga 3 makina per fryme. Shenje injorance. Ne bote njerezit marrin bicikleta per shendetin, keta fshatare bejne makina me zone dashnore, madje edhe buken e marrin me makine. Analizat e tyre s’i bejne kurre, ndersa makines ja bejne kontrollin cdo muaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje