Bashkia e Tiranës shtron vaktin e Vitit të Ri në qendrën sociale në Kombinat

31 Dhjetor 2015, 17:49Sociale TEMA
Bashkia e Tiranës shtron vaktin e Vitit të Ri në qendrën

Të moshuar, persona me aftësi të kufizuar dhe ata që janë në gjendje të vështirë ekonomike, ishin sot pjesë e drekës së shtuar për Vitin e Ri nga Bashkia e Tiranës në qendrën sociale që ndodhet në Kombinat.

Në këtë drekë ishte i pranishëm dhe Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, i cili mori pjesë në ndarjen e vaktit për të gjithë të pranishmit dhe u uroi atyre gëzuar festat.

Kjo drekë në qendrën sociale është një shenjë shumë e rëndësishme që në këtë qytet njerëzit mund të bëhen bashkë për të ndihmuar njëri-tjetrin. Dua t’ju uroj një vit sa më të mbarë, sa më të shëndetshëm e suksesshëm dhe të falenderoj ata që jetojnë në këtë qendër”, u shpreh Mazniku.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës ftoi të gjithë faktorët, komunitetin e biznesin dhe insitutcione të tjera që bashkohen dhe të bëjnë diçka për këto shtresa në nevojë.

“Ftoj sa më shumë njerëz që kanë mundësi, që në këto ditë festash t’i gjenden afër dikujt që ka më pak mundësi në këtë fundvit, në lagjen e vet, në qytetin e vet, një komshi apo një njeri në fisin e tij, sepse kështu qyteti është më i mirë për të gjithë”, tha Mazniku.

Për festat e fundvitit, qendrat sociale të Bashkisë së Tiranës kanë organizuar aktivitete defrimi me përfituesit e tyre dhe në bashkëpunim me donatorë janë mundësuar edhe dhurata.

 

3 komente në “Bashkia e Tiranës shtron vaktin e Vitit të Ri në qendrën sociale në Kombinat”

  1. One says:

    Si ka mundesi Tema boton artikull per nje darke pa vlere dhe nuk lexoj gjekundi per rritjen e cmimit te biletave me 33%?! Ky vend eshte bere kaq shume pis sa cdokush qe mundet po arratiset.

    1. rferfe says:

      o shkullak. mos na ca trapin

  2. Lali says:

    Na hapst karin me bashkine e tiranes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje