Tahiri dhe Prençi inspektojnë zonat e përmbytura në Babrru VIDEO

6 Janar 2016, 14:30Sociale TEMA
Tahiri dhe Prençi inspektojnë zonat e përmbytura në Babrru

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Shemsi Prençi inspektoi sot pasdite një nga zonat më të prekura nga përmbytjet, në Babrru të Tiranës.

Për shkak të reshjeve të dendura prej disa orësh, prurjet e Lumit të Tiranës janë shumë të mëdha dhe për pasojë janë dëmtuar muret mbrojtëse dhe rrezikohen disa banesa, të ngritura mbi inerte të hedhura përgjatë viteve të fundit.

Në këtë zonë janë evakuuar disa familje, banesat e të cilave ishin më të prekura nga dëmtimet.

Ndërkohë në zonë kanë shkuar forca të shumta dhe mjete të Emergjencave Civile për t’u ardhur në ndihmë banorëve dhe normalizuar situatën.

6 komente në “Tahiri dhe Prençi inspektojnë zonat e përmbytura në Babrru VIDEO”

  1. Flori says:

    Bravo per angazhimin. Natyres ske ci ben aama shteti duket i angazhuar plotesisht!

    1. linda says:

      Kto jane pune e zotit si themi dot mos te bie shi edhe mos te kete permbyetje. por ne krahasim me dje shoh nje qeveri qe eshte e angazhuar qe i vij ne ndihm te gjithve qytetarve. edhe kte e tregon shume mire e gjithe qeveria qe ka dal ne terren.

  2. Nora says:

    Ju lumte. te gjitha institucionet perkatese jane ne terren per te mbajtur nen kontroll situaten. Cdo minister linje dhe OSHEE, etj jane ne terren dhe po bejne maksimumin me evakuime e pune intensive. me pelqen

  3. e gjitha eshte thjeshte nji Show mediatik ,
    nji trashegimi e politikaneve alla turka ,asgje efektive ,
    ne mbrojtje te veshtirsive natyrore qe perballet ky popull !
    nqs do tu digjte vertet suma ktyre politikaneve dhe konkretisht ,
    ktij mini.brendshem qe ben rolin ,si me qen ne film, duke
    kenduar refrenin Lluku -Lluku -Barbashta .

    nji ministri e pergjegjeshme i qit ne terren kontigjentin e saj ,
    qe rri e ngroh bythet klubeve ose komisarjateve kemb mbi kemb,duke ber gallat APO ndjekur faqen Porno ne Internet !

    e jo vetem policia duhet te ngarkoj thase me rere e bllokoj permbytjet .qe rrezikojne shtepite e popullit por edhe ushkaret e ushtrise ,qe rrijne parazite kazernave ushkarake .

  4. berti says:

    ky eshte ndryshimi i kesaj qeverie nga ajo e djeshmja.Sepse kjo eshte ne terren gati per te vepruar dhe ndihmuar njerzit,kurse ajo e djeshmja rrinte bente sehir.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje