Situata e rrugëve: Aktualisht nuk ka asnjë aks kryesor rrugor të bllokuar

6 Janar 2016, 17:25Sociale TEMA

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka njoftuar sot pasdite lidhur me situatën e përmbytjeve se, aktualisht nuk ka asnjë aks kryesor rrugor të bllokuar dhe se grupet rajonale të ARRSH janë në kontroll të vazhdueshëm të situatës.

Gjithashtu, MTI njofton gjithë banorët e zonës Qafë Mali-Fierzë, se pak minuta më parë ka patur rreshqitje masive dheu në këtë aks dhe qarkullimi është i bllokuar.

ARRSH u bën thirrje banorëve të zonës që të shmangin këtë segment, ndërkohë po punohet për të rikthyer qarkullimin e mjeteve.

ARSH shton se në aksin kthesa e Hadroj – Qafë Benë, ka patur rënie gurësh në rrugë, por pas ndërhyrjes rruga është pastruar dhe ka filluar lëvizja e mjeteve.

Tek Nënkalimi i Mulletit, rruga është devijuar në aksin e vjetër, si pasojë e pranisë së ujit.

Në aksin Rrëshen – Tuneli Thirrës, në vendin e quajtur Strungaj, ka shembje masive dheu, por firma kontraktore ka ndërhyrë dhe po punohet për normalizimin e trafikut. Qarkullimi nuk është i bllokuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje