GRAFIKU/ Rekordi i rënies së shirave që nga viti 1950

7 Janar 2016, 10:51Sociale TEMA

Që prej më shumë se 24 orësh, reshjet e shiut kanë rënë thuajse pa pushim në Tiranë dhe në pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Sipas Institutit Meteorologjik Meteoalb, shira të tillë ekstrem janë regjistruar vetëm më 20 shtator të vitit 1996, ku gjatë 24 orëve ranë 232.7 mm shi në Tiranë.

Regjistrimi i reshjeve ka nisur që në vitin 1950, siç edhe shihet edhe në grafikun më poshtë. Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, kanë rënë 150 mm shi në kryeqytet, raporton Dita.

Gjatë ditës së sotme parashikohen gjithashtu reshje shiu në të gjithë vendin dhe dëbore në zonat malore. Mesdita do të sjellë intervale të shkurta me kthjellime në veri dhe qendër të vendit, ndërsa shira më të dendur do të ketë zonat juglindore.

Parashikohet që pasditja të ketë përmirësim gradual të motit duke sjellë ndërprerje të reshjeve në pjesën më të madhe të territorit me përjashtim të zonave jugore ku do të ketë shira të dobët dhe afat-shkurtër.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 3 gradë në vlerat minimale, por maksimalet do të pësojnë rënie të ndjeshme të temperaturave në vend.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje