Tatimet i kishin njoftuar bizneset që në dhjetor të vitit të kaluar, që në janar do të nisnin kontrollet e inventarëve, duke filluar nga data 5, ndërsa nuk u ndikuan nga pezullimi i zbatimit të ligjit të ndryshuar të procedurave.
Teksa bizneseve të mëdha iu la më shumë kohë, deri në datën 10, kur është dhe afati i dorëzimit të librave të shit-blerjes së dhjetorit, kjo javë do të shënojë dhe fillimin e kontrolleve për subjektet e mëdha me TVSH, raporton Dita.
Pasi janë identifikuar bizneset e mëdha që do u kryhet kontrolli fizik, atyre u është nisur një shkresë ku njoftohet se do të bëhet verifikimi në vend, i cili do të konsistojë në:
Të tërhiqet inventari kontabël i datës 31.12.2015.
Të kryhet inventari fizik për mallrat apo materialet e para gjendje në çdo adresë të tatimpaguesit.
Të kryhet lëvizja e mallrave apo materialeve të inventarizuar për periudhën nga 01.01.2016 deri në momentin e kontrollit.
Të kryhet inventari fizik i arkës në momentin e kontrollit si dhe të saktësohet gjendja fizike e arkës më 31.12.2015.
Të evidentohen adresat e ushtrimit të aktivitetit si dhe pajisjet fiskale të instaluara në ambientet e ushtrimit të aktivitetit.
Të kryhet verifikimi mbi numrin e punonjësve në momentin e kontrollit dhe krahasimi i tyre me list-pagesën e shoqërisë si dhe të bëhet verifikimi i pagave të deklaruara me pagat reale që i paguan subjekti punonjësve të tij.
Të verifikohet lista e çmimeve si dhe të tërhiqet një kopje e saj.
Eshte e papranueshme qe qeveria e korruptuar tu pije gjakun bizneseve. Bizneset jane motori i ekonomise dhe po shpetojne shqiptaret nga urija dhe prapambetja e zyrtareve dembele e hajdute te tenderave. Vetem kur keta qeveritare te refuzojne makinat luksoze, te refuzojne rrogat dhe te largojne nga administrata familjaret e tyre qe kane pushtuar institucionet, vetem atehere mund te ulen te gjitha palet dhe te diskutohet me ndershmeri se cmund te behet me mire per kete vend.
Si keshtu asd qenka e papranueshme? Pse e quan ti pirje gjaku kontrollin e tatimeve? Ky kontroll duhet te kishte filluar me kohe, shume ankesa pati ndaj qeverise duke e akuzuar ate se kontrollonte bizneset e vogla dhe linte te lire bizneset e medha sepse nuk guxonte dot ose ata , bizneset e medha ja mbyllnin gojen me ane te rryshfeteve.Cfardo mase te mire qe te ndermarr kjo qeveri do te gjenden disa te kritikojne sepse duan anarshi , duan te shijne me ligjin dhe i forti te behet me i forte dhe i pasuri me i pasur.