Nikolla Gruevskli paralajmëroi dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit.
Gruevski tha se dorëheqjen do ta dorëzojë deri tek kreu i Kuvendit, Trajko Veljanoski, por pa saktësuar se kur.
Megjithatë, ai garantoi se dorëhiqet 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.
Nga ana tjetër, ai prezantoi arritjet e VMRO-DPMNE-së dhe paralajmëroi fitoren e radhës.
Ndërkohë, fajin për krizën politike në vend e adresoi tek opozita.